Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do rindërtojmë stadiumin Dinamo dhe Pallatin e Sportit”, Veliaj: “Më ndihmoni të përballoj gjithologët!”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Do rindërtojmë stadiumin Dinamo dhe Pallatin e Sportit”, Veliaj: “Më ndihmoni të përballoj gjithologët!”
KryesoreMetropol

“Do rindërtojmë stadiumin Dinamo dhe Pallatin e Sportit”, Veliaj: “Më ndihmoni të përballoj gjithologët!”

Published: January 19, 2023
Shpërndaje

Gjatë takimit me urbanistë dhe arkitektë mbi zhvillimin e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj e vuri theksin në dy prej projekteve më të reja, të cilat përkojnë me vitin e Qytetit Europian të Sportit: stadiumin e ri “Selman Stermasi” dhe Pallatin e ri të Sportit “Asllan Rusi”.

“Sot dua të lajmëroj se duam të fillojmë punën për Pallatin e ri të Sportit. Është një hangar – Jam i sigurt se edhe aty do të plasë histeria, por ju lutem më ndihmoni t’u dalim përpara gjithollogëve e t’u themi: Po prisni more, se është hangar, ka qenë vendi ku rrinin avionët e kohës së Italisë.

Në vitet e vështira të komunizmit u përshtat si një arenë sportive, por sot është komplet e degraduar. Tani jemi Qyteti Europian i Sportit, nuk mund të luajmë në hangar në vitin 2023”, tha ai.

- Publicitet -

Veliaj shtoi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me stadiumin “Selman Stermasi”.

“Aty duam të krijojmë një hapësirë tjetër të ngjashme me Arenën Kombëtare, ku filozofia e Marko Kazamontit ishte të mos kemi një stadium me ca shërbime; pra, një hapësirë që përdoret vetëm një herë në javë. Përkundrazi, të kemi një hapësirë që përdoret 24/7 nga bizneset, nga Qendra Tumo, nga kompania ‘Lufthansa Industry Solutions’, nga restorantet, baret me radio, me televizione, me portale; pra, lloj-lloj industrish, që gëlojnë aty, plus edhe një fushë të gjelbër ku luhet futboll.

Kjo filozofi besoj se ka qenë një super shembull në qytet. Besoj se ajo zonë është nga zonat më tërheqëse të Tiranës, ku sot kemi një hapësirë të ‘vdekur’, që gjallërohet vetëm një herë në javë me një ndeshje dhe vetëm për komunitetin e sportdashësve, jo për komunitetet e tjera”, argumentoi kryebashkiaku.

Një tjetër projekt të rëndësishëm për Tiranë, Veliaj veçoi Piramidën, e cila sipas tij pritet të hapet në Prill. Ai foli gjithashtu, edhe për zonën e Bulevardit të Ri, ku është rikthyer ideja për të vendosur aty godinat publike të Drejtësisë.

“Do i rikthehemi idesë së Polit të Drejtësisë dhe për këtë do të shfrytëzojmë Bulevardin e Ri. Tashmë, kemi piketuar disa hapësira për gjykatat e reja të Tiranës. Po të shikosh Gjykatën e Lartë të vendit, është future si me lugë këpucësh mes rr. “Myslym Shyri”. Kjo s’është normale. Për panairet kemi vetëm Pallatin e Kongreseve. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu. Na duhet një ‘Convention Center’.

Vetëm vitin e kaluar, me Kryeqytetin Europian të Rinisë, ne kishim kongrese, seminare dhe simpoziume nga më të ndryshmet. Na duhet një qendër e mirëfilltë e panaireve dhe konventave, nëse duam që Tirana të vazhdojë të ecë përpara me turizmin. Na duhet të zhvillojmë tekno-parqet dhe gjithashtu, një pjesë të industrisë fin-tech, pra të atyre që bëjnë programime, që punojnë me sistemet bankare dhe sigurisht disa hotele,” deklaroi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?