Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Standartet e SPAK – GJKKO, Agim Ismailaj e Beqaj grup kriminal, 21 Janari dhe Bajrat jo, shpikje dhe asgjesim nenesh të legjislacionit penal
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Standartet e SPAK – GJKKO, Agim Ismailaj e Beqaj grup kriminal, 21 Janari dhe Bajrat jo, shpikje dhe asgjesim nenesh të legjislacionit penal
Komente

Standartet e SPAK – GJKKO, Agim Ismailaj e Beqaj grup kriminal, 21 Janari dhe Bajrat jo, shpikje dhe asgjesim nenesh të legjislacionit penal

Published: February 1, 2026
Shpërndaje

Nga Adriatik Doçi

SPAK dhe GJKKO po operojnë dhe vendosin gradualisht standarde të dyfishta në drejtësi, duke ngjallur kësisoj fantazmat e drejtësisë së gjingjonëve dhe tikllallëve që palosi kosa e Vetingut.

Rrjedhja në media e dosjes hetimore të SPAK mbi vjedhjen e dosjeve në kompjuterat e të paktën tre prokurorëve të posaçëm, ka ekspozuar një abuzim gati të pabesueshëm të SPAK me konsiderimin e grupit kriminal që hakeroi materialet hetimore.

- Publicitet -

Me qëllim për të mos referuar çështjen për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, SPAK (Altin Dumani dhe Bledar Maksuti) ka nisur ‘gjuetinë’ për gjetjen e një personazhi për plotësimin e grupit prej tre anëtarësh, meqenëse kishin indentifikaur vetëm dy të implikuar, Arnold Rrokajn dhe Zambak Gjonin, numër ky i pamjaftueshëm për të formuar grupin në kuptimin e ligjit.

Kanë verifikuar personat me të cilët Zambak Gjoni ka ndarë dosjet në WhatsApp. Ish drejtori i Burgjeve, Agim Ismailin ka shprehur interes dhe kuriozitet nëse Zambak Gjoni kishte ndonjë dosje edhe për Ulsi Manjën, pa e ditur dhe pa pyetur se si Gjoni i kishte siguruar dosjet.

Kaq ka mjaftuar për t’a kualifikuar Agim Ismailin grup kriminal, duke shpikur dhe zbatuar një vepër të re penale, atë të ‘kuriozitetit kriminal’, e cila nuk ekziston në Kodin Penal.

Agim Ismailaj ndoshta duhet të ishte marrë i pandehur për aferat e konstatuara nga KLSH në krye të Burgjeve dhe AKU, por shpallja arbitrare e tij grup kriminal vetëm se ka demostruar kuriozitet, dëmton rëndë besimin e publikut tek SPAK. Prokurori Bledar Maksuti, i cili tha para Gjykatës Kushtetuese se gazetarët merrnin leje në SPAK kur publikon një lajm rreth një dosje hetimore, ka kriminalizuar kuriozitetin si një tipar i rëndësishëm dhe i natyrshëm i njeriut.

Në dhjetor të vitit 2024, gjyqtarja e GJKKO, Flojera Davidhi, një muaj pasi kishte liruar Sali Berishën nga arresti shtëpiak, shpalli Ilir Beqajn grup të strukturuar kriminal. Zonja Davidi shpalli grupin kriminal me anëtarë Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj, ndërsa ‘harroi’ Ogerta Manastirliun, e cila kishte zbatuar koncensionin e sterilizimit, madje duke rinegociuar kontratën në favor të privatit.

Në fund të vitit të kaluar, gjyqtarët e Apelit të GJKKO, Dhimitër Lara dhe Saida Dollani shpallën ish prokurorin Aurel Zarka kryetar grupi kriminal, duke rënduar pozitat e tij në fazë gjykimi si dhe duke ‘korrektuar’ hetimet e SPAK-ut, gjyqtarin paraprak që kishte kaluar dosjen për gjykim dhe GJKKO-në e shkallës së parë, e cila kishte marrë vendim themeli për këtë dosje.

Nëse Bledar Maksuti shpiku një vepër të re penale që nuk ekziston në Kodin Penal, Dhimitër Lara dhe Saida Dollani kanë asgjesuar nenin 425 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon qartë se gjykata e apelit mund të përkeqësojë pozitën e të pandehurit vetëm nëse apelues është prokuroria.

Ndërkaq, në shkurt të vitit 2023, SPAK shpalli moskompentencën për kallëzimet që kishin bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 Janarin, duke e referuar çështjen për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës. Prokurorja e Posaçme Manjola Kajana vlerësoi se elementët në vrasjet e katër protestuesve në bulevard nuk janë kompetencë e kësaj prokurorie për t’a hetuar si dosje.

Elementët që nuk i pa zonja Kajana të implikimit të Sali Berishës si vrasësi profesionit në dosjen e 21 Janarit, çuditërisht i konstatoi Gjykata e Strasburgut, e cila shpalli 21 Janarin krim shtetëror. Me dy vendime gjykatash në favor të hetimit të 21 Janarit si grup kriminal, vendimi i Strasburgut dhe vendimi i Gjykatës së Lartë, SPAK sot po sëkëlldiset për të shpallur grupin kriminal të 21 Janarit.

Në korrik të vitit 2020, GJKKO kostatoi se dosja Bajri nuk ishte në kompetencë të SPAK, por kompetencë e Prokurorisë së Shkodrës, në të cilin grupi kriminal Bajri kishte rekrutuar të paktën një prokuror, Xhevahir Litën. GJKKO, e cila më vonë do shpallte grup kriminal Ilir Beqajn dhe Aurel Zerkën, zhbëri si të tillë grupin kriminal për të akuzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku dhe Enver Bajri. Tre vjet më pas, SPAK kopsiti një tjetër dosje për grupin Bajri, këtë herë si organizatë kriminale, bashkë me investitorin strategjik Pëllumb Gjoka.

Ndërkaq, psikozat dhe fiksimet e prokurorit të SPAK, Ols Dado, për raportet emocionale të të burgosurit Erion Veliaj me bashkëshorten, janë reflektuar në vendimin e gjyqtarit të Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi.

Po në këtë vendim, Pëllumbi shkroi se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e grupi të strukturuar kriminal, duke theksuar se ky tipar nuk do të merret në konsideratë pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit në caktimin e masës së sigurimit, ku gjykata nuk mund të jetë më e ashpër se sa prokuroria.

Po pse e shkruan kur e di se nuk merret në konsideratë? Pse e shkruan kur nuk je në rolin e gjyqtarit paraprak? Ç’është ky zell për të gjetur grupe kriminale aty ku nuk ka dhe për të zhbërë aty ku ka?

Jo vetëm kaq. Por dhjetëra të dyshuar për akuza të njëjtat si të Velaijt, sot janë me masë sigurie më të butë, arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.

Një tjetër marrëzi ishte shpallja e gazetarit Elton Qyno grup kriminal, një turpërim i cili u korrektua dhe u zhbë shpejt nga Apeli i GJKKO dhe mandej nga Gjykata Kushtetuese. Solla në vëmendje me evidenca vetëm disa shembuj nga një sagë veprimesh dhe vendimesh të SPAK dhe GJKKO, duke instaluar standarde të dyfishta dhe të shumfishta, një kosto e panevosjme për idividin, shoqërinë dhe vetë vetë drejtësinë e re, e pandëshkuar deri më sot nga ILDK, KLGJ dhr KLP.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • web site says:
    February 1, 2026 at 9:54 pm

    Wonderful beat ! I wish to apprentice while you amend your
    website, how could i subscribe for a blog site? The account aided me a acceptable
    deal. I had been a little bit acquainted of this your broadcast offered bright clear concept https://truepharm.org/

    Reply
  • Vlora 97 says:
    February 1, 2026 at 11:46 pm

    Turp i madh
    Spak eshte e vetmja shpres per drejtesi ne Shqiperi
    Jan ber bashk Ram e Sali kunder tyre
    Dhe ju u shkoni pas avazit
    Turp
    Kapeni pas pse nuk denoka.Saliun
    Mbase po t mos vidhnin kaq shum keta te Rames mbase do kishte shum m teper kohe per Saliun
    Po ja qe keta jan hajdut me.cizme
    Turp te shani Spakun e t beheni njesh me vrasesin Sali dhe hajdutin Rame

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. demo on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. demo on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  3. demo on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  4. Mamija on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. nje Avni (Rustem) per Esat (Ramen) on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?