Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia dhe BKH i kontrollojnë shtëpinë ish-ministrit Beqaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Policia dhe BKH i kontrollojnë shtëpinë ish-ministrit Beqaj
KronikeLajmi i fundit

Policia dhe BKH i kontrollojnë shtëpinë ish-ministrit Beqaj

Published: December 28, 2023
Shpërndaje

Ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj i është kontrolluar banesa nga Policia e Shtetit dhe BKH-ja, mëson Ora News.

Mësohet se kontrolli në banesën në rrugën e “Barrikadave” është bërë në kuadër të hetimeve që po ndiqen për koncesionin e “Sterilizimit”.

Beqajt i është caktuar nga SPAK masa e shtrëngimit të paraqitjes në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes jashtë vendit si person nën hetim për shpërdorim detyre në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

- Publicitet -

Beqaj është urdhëruar të paraqitet çdo të premte në Byronë Kombëtare të Hetimit, të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit.

Ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij.

Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetëra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

Prej vitit 2021, Beqaj drejton Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe në tetor të këtij viti, ai u bë pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Fatmir lohja says:
    December 28, 2023 at 1:26 pm

    Teper voneMe mire vone se kurre!Shendetsine e kriminalizuan elektroauti Ndard Ndoka mjeku Petrit Vasili,djali i profesorit Beqja,vulen e vendosi manasrirzeza e docimatufpsja!tu hetohen pasurite . e ketyre kriminelve,qe hodhen ne rrugepunonjesit e ndershen. ne mjeksi!Sepaku te paguajne shtetin per demet monetare,qe i rifituam me vendime gjykate!

    Reply
  • S-PARK says:
    December 28, 2023 at 2:17 pm

    Skandale ku jane te implikuar persona te rendesishem ne politike (dhe jo ne politike) por fare e fis te lidhur me eksponent politik!

    Tre partite politike PD,PS,LSI JANE TE PERFSHIRE NE KRIME TE ORGANIZUARA PER TE PERFITUAR SHUMA PARASH MARAMENDSHE!
    –
    Viktimat kryesore te ketyre krimeve monstruoze jane shqiptaret! Populli shqiptar!

    As serbet greket armiq maqedonas malaze anti shqiptare nuk mund te krahasohen me demmet qe i jane shkaktuar shqiptareve keta njerez ! Qe jane pasuruar duke bere krime dhe abuzime te pa lighshme per te perfituar pasuri per vete!
    Jane te pa ngopur!

    ndiqeni kete :

    https://www.youtube.com/watch?v=oVWM-opYMAU

    Reply
  • Skenderbeu says:
    December 28, 2023 at 2:32 pm

    Kush ka lepire gishtin ne mjalti i futet gishti ne bythe dhe tu jepet ta lepijne.

    Reply
  • Drejtesia detyrim ligjor. says:
    December 28, 2023 at 4:27 pm

    Keta monsta antinjerezore,te pushtetit qe vetem mendojne te pervetesojne,ne vend ti sherbejne pacienteve, te cilet kerkojne mjekimin.Sot,pas nje muaji voneserdhi ilaci Imatinib,per te semuret me Leucemi..dhe mjekim erdhi per 1 muaj,ku cdo here jepej per dy muaj.
    Drejtesia,SPAK te mos toleroje keta qenie te pashpirt..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?