SPAK vendos në sekuestro 40% të kompanisë Sani Servis në pronësi të biznesmenit Ilir Rrapaj, i arrestuar për dosjen e Sterilizimit.
Në sekuestro është vendosur edhe një kompani me seli në Kosovë si dhe 13 automjete që janë në pronësi të kompanive që zoterohen nga Rrapaj.
Po kështu janë sekuestruar edhe dy llogari bankare në vlerë 285,412,48 Euro dhe një tjetër me 113,610.93 Lek , që gjendeshin në një bankë të nivelit të dytë.
Njoftimi i SPAK:
Në datë 13.01.2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.13 të vitit 2020, që bën fjalë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.
Siç kemi njoftuar më parë opinionin publik, në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale edhe shtetasi Ilir Rrapaj, si i dyshuar për veprën penale të “Mashtrim”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, si edhe të disa shoqërive tregëtare.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 46, datë 22.01.2024, ka pranuar kërkesën duke caktuar masën e sigurimit pasuror të sekuestros preventive si më poshtë:
Pjesës takuese prej 40 % të Shoqërisë “Sani Service” Shpk, me numër Nipti L51910021C;
Shoqërisë “Investital Llc”, e regjistruar në Agjencinë e Biznesit në Kosovë;
Shoqërisë “Globalsher” Shpk, me numër Nipti L62120029D, dhe asetet e saj, me ortak të vetëm personin nën hetim Ilir Rapaj;
Në zbatim të vendimit të mësipërm, më datë 02.02.2024, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është kryer sekuestrimi i 40% të kuotave të shoqërisë “Sani Service” Shpk, konkretisht, kuota që i përket subjektit tregtar “Investital Llc”, me përfaqësues të hetuarin Ilir Rrapaj.
Në datë 06.02.2024, në zyrën qëndrore të Shoqërisë “Saniservice” shpk, në prani të Administratorit, u ekzekutua vendimi nr. 46, datë 22.01.2024, për sekuestron e 40% të kuotave që i përket subjektit tregtar “Investital Llc”, në pronësi dhe me përfaqësues shtetasin Ilir Rrapaj.
Në datë 02.02.2024, në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është kryer sekuestrimi i 100% të kuotave të shoqërisë “Globalsher” shpk, duke bërë dhe shënimet përkatëse në Ekstraktin Historik të Regjistrit Tregtar, për shoqërinë e mësipërme.
Në vijim, janë sekuestruar llogaritë bankare të subjektit “Globalsher” shpk, konkretisht është sekuestruar llogaria me balancë 285,412,48 Euro dhe llogaria me balancë 113,610.93 Lek (llogari që gjendeshin në një bankë të nivelit të dytë).
Janë sekuestruar 13 (trembëdhjetë) automjete të shoqërisë ‘Globalsher’ shpk, nga të cilat 3 të marra me qira dhe 9 në pronësi të kësaj shoqërie.
Gjithashtu, në qytetin e Vlorës është sekuestruar edhe një pasuri e paluajtshme apartament në pronësi të shoqërisë “Globalsher” shpk.
j.l./ dita
Dhe te mendosh te kthehesh ne Shqiperi e te hapesh bisnes te cdo lloj projekti-aty sapo hedh fjalen “ do investoj” ne kete apo ne ate fushe -fillon gjobvenia nga sekseret grykes( the gluttons), me pas hyjne ne loje emissioni Stop e Fiks Fare …. qe bashke me politikanet hyjne edhe keta te vene “ gjoben” duke te gojosur me shpifje dhe trillime sikunder: I ka bere parate me droge krim te organizuar etc…( ty le te te kete rene bretku dhe gjak ke vjelle duke punuar cdo lloj pune )
( DMTH t’i njollosin parate dhe mundin djersen dhe sakrifcat qe ato para i ke fituar me gjak e djerse)
Pas politikaneve fillon “ gjoben e investigimit dhe hetimit” nga gjithologet e ditur gazetare gjobvenes investigative ngjasme- dhe media e portale qe ju bejne publicitet dhe Gjobvenesi i fundit eshte SPAK qe te arreston me “ faktet” e dhena nga politika, media dhe koleget e SPAK gjobvenesit alias gazetare investigative, tè pameshire te perlajne gjithcka e tè lene pa breke ne bythe!! Te perlajne parane qe te ka dale shpirti e gjaku ne emigracion!
Kisha ndermend tè investoja por jo nuk!
Aty nuk te lene gjobvensit e cdo natyre te besh Hajer! U vret syte e bukura e mira realja! Ju ka erdhur dita ky mishmash vlerash te kapin cfare te kapin ne gare me njeri tjetrin!!
No way!!
litari litari litari litari
“Amerikano ” ,nuk sqaron mire llojin e biznesit sikurse sqaron mire friken e santazhet qe te presin ne vendlindje ne se ” te hiken mendja ” e kthehesh . Resortet , hotele lluksoze ,kulla shumëkatëshe nuk jane leke djerse ne emigracion. Nje familje me pune te rregullt ne emigracion nga kursimet per disa dekada ( 1,2, 3 ) mund te arrijne te blejne nje apartament ne qytet e shtepi dykatëshe ne fshat . Ne te kundert cdo pasur tjeter i vetjake eshte e dyshimte. Tema eshte Sterilizimi ,shpërdorimi e vjedhja e miljonave qe u dhane per spitalet. Ketu dëshirojmë, enderrojme sipas premtimit elektoral te Rames me 2013 se do te kemi shendetesi falas e ketu vidhen e shpërndahen mbi 100 miljon euro . Jeta e pacienteve nuk llogaritet ne vend qe te ja lehtësojmë jeten . Kushti kryesor qe kurre nuk e mendoj kthimin e përhershëm ne vendlindje eshte pikerisht modeli i sigurimeve shendetsore , shërbimi me ore ne spitale per nje kontroll rutine apo sëmundje kronike .Pas pensionit qe po me troket ne dere ,tash se shpejti e vetmja gje primare qe me proekupon eshte shemdetsia e rrjeti mjekësor . Nuk me interesojnë ngjyrat politike perpara shëndetit personal te te gjithëve . Kete te synojnë cdo force politike e jo karrigen e menyren se si te pasurohet duke vjedhur .
Amerikano je tu ngaterru kekun me byrekun.
Ky punetori i ndertimit, presidenti i firmes “Ali Pashe Tepelena” me dy punetore ne Peruxha dhe qe merrte vesh nga sterilizimi i instrumenteve mjekesore nuk ka investu paret e veta. Jane paret e shqiptareve te cilat ia dha me thes Beqja.
Prej ketyre vampireve nuk investon dot nje njeri normal ne Shqiperi se e mbysin sa ta coje ne mendje investimin me paret e tia jo me ta filloje.
perpara SPAK..
kEMI 10 VJET QE KEMI MBUSHUR ROMANE ME AKUZA NE GAZETEN E NERUME,per koncesionet e Ilir Beqes,Po s`na degjoi kush.
Ti ke prangat SPAK.
Me pare sekuestroi pasurine se eshte leku popullit.
Mua deti kos te behet,s`me bie nje luge,por kam kenaqesii,me shtohet YMRI,kur shoh mafiozet qeverritare dhe katundare,ne burg.