Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Stop aventurave ku rrezikohet jeta”, Brataj reagon dhe nxjerr pamjet e shpëtimit të 3 turistëve çekë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Stop aventurave ku rrezikohet jeta”, Brataj reagon dhe nxjerr pamjet e shpëtimit të 3 turistëve çekë
AktualitetLajmi i fundit

“Stop aventurave ku rrezikohet jeta”, Brataj reagon dhe nxjerr pamjet e shpëtimit të 3 turistëve çekë

Published: July 11, 2022
Shpërndaje

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka publikuar pamjet nga operacioni i shpëtimit të 3 turistëve çekë që mbetën të bllokuar prej disa orësh në një zonë të thepisur mes Thethit dhe Valbonës.

Gjatë shpëtimit të tyre, për shkak të Terrenit të vështirë Brataj thotë se është rrezikuar dhe jeta e pilotit.

Brataj bën thirrje që t’iu jepet fund aventurave të rrezikshme nga ana e turistëve, dhe bënë që të mos ngjiten në zona të largëta, pa pasur as udhërrëfyes me vete.

- Publicitet -

“Vazhdojne aventurat e pa kontrolluara te turizmit malor! Tre te rinj nga Çekia perfundojne afer gremines, ku u bllokuan per dy dite pasi kishin humbur rrugen dhe pa ditur ku te shkojne! Si eshte e mundur qe per te disaten here turistet levizin pa udherrefyes? Ky nuk eshte turizem, kjo do te thote te diskutosh jeten! Rrezik jete per personelin mjeksor, rrezik jete per punonjesit e policise, por akoma me shume rrezik jete per pilotet! Stop aventurave ku rrezikohet jeta! Nje falenderim personelit pilot qe malet i kane kthyer ne pista helikopteri, faleminderit personelit mjeksor te Lekbibaj dhe policise se drejtorise Kukes per kontributin e dhene per disa ore rresht, duke rrezikuar jeten e tyre. Fatmiresisht edhe kete here misioni perfundoi me sukses.”, shkruan Brataj në Facebook.

Dje, 3 turistë çekë mbetën të bllokuar për disa orë në vendin e quajtur Curraj i Epërm. Ata u arritën të shpëtohehin pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135.Tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia tha se për shkak të terrenit të thepisur dhe mjegullës së zonës, nuk u bë e mundur ndërhyrja me helikopter, në zonën ku ata kishin mbetur të bllokuar.

Efektivët me qëllim shpëtimin e turistëve, në bashkëpunim me ekipin e qendrës shëndetësore të fshatit Lekbibaj, kanë ndërhyrë në këmbë për të kontrolluar zonën. Pas disa orësh kërkimesh intensive në terrenin e thepisur të Valbonës, turistët u gjetën në vendin e quajtur “Maja e Boshit”.

Punonjësit e Policisë fillimisht i nxorën turistët nga terreni i rrezikshëm ku ishin bllokuar dhe më pas i kanë transportuar të tre shtetasit çekë, për rreth 2 orë, deri në Bjeshkët e Vashqefenit, ku ishte e mundur ulja e helikopterit. Më pas turistët, me ndihmën e helikopterit, u transportuan në qendrën shëndetësore të fshatit Lekbibaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”
  • KLP zhbllokon me shumicë votash procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit
  • 08 tetor 2026
  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave

Komentet e Fundit

  1. Flamur on Sovraniteti i sheshit
  2. demo on Sovraniteti i sheshit
  3. K R on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  4. Dritan Goxhaj on Sovraniteti i sheshit
  5. Ela on VIDEO: Banorët i dalin përpara në zyrat e KAYO-s, Rama i pyet nëse kanë ndonjë kërkesë, ky është reagimi që merr

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?