Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Strasburgu i kërkon shpjegime qeverisë për ligjin e studentëve të mjekësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Strasburgu i kërkon shpjegime qeverisë për ligjin e studentëve të mjekësisë
KronikeLajmi i fundit

Strasburgu i kërkon shpjegime qeverisë për ligjin e studentëve të mjekësisë

Published: November 17, 2025
Shpërndaje

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut pranoi të marrë në shqyrtim ankimin e 36 studentëve të Mjekësisë kundër ligjit që i shtrëngon këta të fundit të pranojnë një punë në vend ose të paguajnë kostot e studimit. GJEDNJ ka publikuar një listë me pyetje për palët para se të shqyrtojë rastin.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka parashtruar të hënën një listë me pyetje për qeverinë shqiptare dhe 36 studentë të Mjekësisë që janë ankimuar në Strasburg kundër ligjit që i shtrëngon të punësohen në vend për një afat 3 vjeçar, ose në të kundërt të paguajnë kostot e shkollimit.

Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, UMT, ankohen se përmes legjislacionit dhe mënyrës se si u trajtua ankimi i tyre u janë shkelur një sërë të drejtash, përfshi të “drejtën për jetë private”, “të drejtën për arsim dhe pronë”, mosdiskriminimin si dhe mungesën e një gjykimi të drejtë.

- Publicitet -

GJEDNJ ka pranuar të marrë në shqyrtim ankimin dhe u ka dërguar palëve një listë me pyetje, përfshi nëse ligji ishte i parashikuar në legjislacionin shqiptar dhe nëse “ndiqte ajo një qëllim legjitim”. Gjykata po ashtu kërkon shpjegime mbi gjykimin në Gjykatën Kushtetuese të rastit dhe pretendimit të studentëve se ky gjykim nuk qe i drejtë. Po ashtu kërkohen shpjegime mbi procedurat që do të ndiqen në rast se ligji zbatohet.

Ndryshimet ligjore të kontestuar u miratuan në vitin 2023, por u pritën me protesta nga studentët, të cilët e konsideruan atë një formë “pune të detyruar” dhe një shkelje të së drejtës së tyre për të zgjedhur profesionin dhe vendin e punës. Studentët u ankuan në Gjykatën Kushtetuese.

Më 26 shkurt 2024, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë pjesërisht ligjin. Ndërsa e pranoi se qëllimi i qeverisë për të siguruar burime njerëzore në sistemin shëndetësor publik ishte legjitim, Gjykata Kushtetuese gjykoi se masat ishin joproporcionale. Kushtetuesja e uli afatin maksimal të punësimit të detyruar nga pesë vjet, në tre vjet. Gjykatësit arritën në përfundimin se skema e qeverisë përbënte një “mohim retroaktiv të lirisë së plotë të zgjedhjes së vendit të punës” për studentët që tashmë ishin të regjistruar në studime.

Në përgjigje të këtij vendimi, Parlamenti ndërhyri më 19 shtator 2024, duke amenduar ligjin për ta sjellë në përputhje me vendimin e Kushtetueses. Afatet e reja të punësimit u caktuan në tre, dy ose një vit, në varësi të vitit të regjistrimit të studentit.

Megjithatë ajo la në fuqi detyrimin për të paguar “koston e plotë” të studimeve nëse refuzon kontratën, dhe mbajtjen e diplomës së studentit derisa të përfundojë periudha e punësimit të detyruar. Këto pika kundërshtohen nga 36 studentë që e kanë dërguar çështjen në Strasburg.

—-

Vladimir Karaj – Reporter. Në foto: Studentët e mjekësisë në protestë kundër punës së detyrueshme pas diplomimit. Foto: Nensi Bogdani.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?