Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Strasburgu trondit Vetingun, rrëzon shkarkimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Strasburgu trondit Vetingun, rrëzon shkarkimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi
KronikeLajmi i fundit

Strasburgu trondit Vetingun, rrëzon shkarkimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

Published: November 25, 2025
Shpërndaje

Nga Orgen Peci

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka publikuar vendimin për çështjen Selimi kundër Shqipërisë, duke i dhënë të drejtë ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të procesit të vettingut.

Sipas vendimit të Strasburgut, procedura ndaj Selimit ka qenë e parregullt, në shkelje të standardeve të një procesi të drejtë. GJEDNJ konstaton se Selimi nuk ka pasur garanci të mjaftueshme procedurale, çka e bën të jashtëligjshëm vendimin që çoi në largimin e tij nga detyra.

- Publicitet -

Bazuar në analizën e vendimit, procesi i vlerësimit të pasurisë dhe integritetit nuk ka respektuar standardet minimale të transparencës dhe paanësisë.

Veç kësaj, organet e vettingut – thotë vendimi – nuk kanë garantuar një proces të balancuar dhe të drejtë, ndërsa argumentet e mbrojtjes së Selimit nuk janë marrë në konsideratë siç kërkon parimi i barazisë.

Shkelja sjell detyrimin e shtetit shqiptar të rishqyrtojë situatën. Vendimi hap praktikisht rrugën që Selimi të ketë të drejtën për t’u rikthyer në detyrë, përveç kompensimit financiar që pritet të përcaktohet në zbatim të vendimit.

Ky është një nga vendimet më të forta të Strasburgut ndaj procesit të vettingut. Ai cenon legjitimitetin e një prej procedurave më të rëndësishme të reformës në drejtësi.

Për herë të parë, një anëtar i Gjykatës së Lartë fiton në Strasburg dhe Gjykata i njeh shkelje kaq të rënda në procesin e shkarkimit të tij. Ky rast pritet të krijojë precedent për çështje të tjera të gjyqtarëve të shkarkuar.

Çfarë ndodh tani?

Vendimi i GJEDNJ nuk përbën automatikisht kthim në detyrë, por Shqipëria detyrohet të marrë masa për të korrigjuar shkeljet, ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe organet e tjera duhet të shqyrtojnë mënyrën e rikthimit ose kompensimit. Mund të hapet një valë e re kërkesash në Strasburg nga gjyqtarë të tjerë të shkarkuar.

Ky vendim konsiderohet nga juristët si test serioz mbi besueshmërinë e vettingut dhe për mënyrën se si është zbatuar në raste të veçanta Reforma në Drejtësi.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • SPAK says:
    November 25, 2025 at 12:33 pm

    Silva Konti e Saliut e ka bere vetingun! A e dini qe kane kaluar ate, vettingun, juristet e Plepave te Saliut 6 mujore! Si ka mundesi ky SPAK. Kjo Gjykate ka njerez te ketij lloji! Pra keta jane pjese e sektit kriminal te Saliut! Drejtesine e bejne Kriminelet!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • 56 vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pas rënies në një pusetë në Manhatan, familja ngre padi
  • Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ
  • Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?
  • ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin

Komentet e Fundit

  1. sela on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  2. Ashashi on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?
  3. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Deni ceni on Prokuroria nuk e gjeti, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për identifikimin e “Nesti Angonit”
  5. xxx on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?