Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Studim amerikan: Një miliard të rinj rrezikojnë të humbasin dëgjimin nga muzika me zë të lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Studim amerikan: Një miliard të rinj rrezikojnë të humbasin dëgjimin nga muzika me zë të lartë
EnciklopediLifestyle

Studim amerikan: Një miliard të rinj rrezikojnë të humbasin dëgjimin nga muzika me zë të lartë

Published: February 20, 2023
Shpërndaje

Sipas një studimi nga një ekip ndërkombëtar me të rinj të moshave 12-34 vjeç përsa i përket dëgjimit, parashikohet se më shumë se 1 miliard adoleshent dhe të rinj janë të rrezikuar të humbasin dëgjimin për shkak të përdorimit të kufjeve dhe pjesëmarrjes në vende me muzikë me zë të lartë. Një ekip ndërkombëtar studiuesish vlerësojnë se 24% e 12-34-vjeçarëve po dëgjojnë muzikë në pajisjet personale të dëgjimit në një “nivel të pasigurt”. Rezultatet u botuan në revistën BMJ Global Health .

Ata u bënë thirrje qeverive që të zbatojnë “urgjentisht” politikat e dëgjimit të sigurt.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se më shumë se 430 milionë njerëz të të gjitha moshave në mbarë botën aktualisht kanë humbje të dëgjimit.

- Publicitet -

Të rinjtë janë veçanërisht të pambrojtur për shkak të përdorimit të pajisjeve personale të dëgjimit (PLD), të tilla si telefonat inteligjentë, kufjet, qëndrimi në vende me muzikë të lartë etj.

“Rastet e përsëritura të dëgjimit jo te sigurt, pra të dëgjimit të një kënge më zë ta lartë mund të shkaktojnë dëmtime fiziologjike në sistemin e dëgjimit, duke u paraqitur si “zhurma” në vesh. Madje, sipas studiuesve nëse jemi në një ambient të qetë, për shembull në dhomën e gjumit dhe nëse para se të flemë duke sikur dëgjojmë zhurma në vesh, kjo do të thotë që duhet të shqetësohemi për nivelin e lartë të zhurmave që dëgjojmë gjatë ditës”, shkruhet në artikull.

Këshilla e tyre është të qëndrojmë në vende më të qeta dhe të dëgjojmë muzikë me një nivel të ulët deri në mesatar të zërit.

“Dëmi nga dëgjimi jo i sigurt mund të përkeqësohet gjatë gjithë jetës dhe ekspozimi ndaj zhurmës më herët në jetë mund t’i bëjë individët më të prekshëm ndaj humbjes së dëgjimit të lidhur me moshën.”, kanë thënë studiuesit.

Studiuesit, të udhëhequr nga akademikë në Universitetin e Karolinës së Jugut në SHBA, ekzaminuan studimet e mëparshme mbi pajisjet personale të dëgjimit dhe ambientet e muzikës me zë të lartë që u zhvilluan midis 2000 dhe 2021. Tridhjetë e tre studime që përfshinin pak më shumë se 19,000 njerëz u përfshinë në analizë.

Autorët vlerësuan se 23% e të rriturve të studiuar dhe 27% e “të miturve” ishin të ekspozuar ndaj zhurmës së tepërt nga pajisjet personale të dëgjimit.

Ata parashikuan gjithashtu se 48% e njerëzve të moshës 12 deri në 34 vjeç në mbarë botën janë të ekspozuar ndaj zhurmës së tepërt në ambientet e muzikës me zë të lartë si klubet ose baret, por paralajmëruan se kishte “siguri të kufizuar” në vlerësim. Bazuar në këto shifra, studiuesit vlerësojnë se numri global i adoleshentëve dhe të rinjve që mund të rrezikohen nga humbja e dëgjimit si rezultat varion nga 0.67 miliardë në 1.35 miliardë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit

Komentet e Fundit

  1. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Xhin Xhoni on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. Durrsak on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. ................................................. on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Gani USA on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?