Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Studimet “Master”: Tarifat vjetore për të gjitha degët e Universitetit të Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Studimet “Master”: Tarifat vjetore për të gjitha degët e Universitetit të Tiranës
AktualitetShoqëri

Studimet “Master”: Tarifat vjetore për të gjitha degët e Universitetit të Tiranës

Published: November 29, 2022
Shpërndaje

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka përcaktuar tarifat vjetore të studimit që do të duhet të shlyejnë studentët e ciklit të dytë “Master profesional” dhe “Master shkencor”, për ndjekjen e vitit akademik 2022-2023, në të gjitha degët e fakulteteve që janë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë publik. Për të gjashtë fakultetet dhe Institutin e Studimeve Evropiane që janë pjesë e Universitetit të Tiranës, në vijim të shkrimit do të gjeni tarifat vjetore të shkollimit për studentët qëjanëregjistruar në vitin e parë të programeve të ciklit të dytë, “Master i shkencave” dhe “Master profesional”, për këtë vit akademik. Tarifa jepet e detajuar si në rastin kur studimet ndiqen si program i parë, po ashtu edhe në rastet kur këto programe ndiqen si fakultet i dytë. Studentët e pranuar në programet e dyta të studimeve do të duhet që të mbulojnë vetë tarifën e plotë të studimeve.

Sipas vendimit të Senatit Akademik të UT-së, studentët brenda kohëzgjatjes normale të programit të studimeve do t’i nënshtrohen vetëm një tarife vjetore shkollimi, atë të vitit përkatës. Ndërsa studentët në programin e ciklit të dytë me 120 kredite, do të paguajnë tarifë shkollimi për dy vite akademike, të ndarë në vite, sa është edhe kohëzgjatja e programit mësimor. Për studentët në programin e studimit të ciklit të dytë me 60 kredite, bëhet e ditur se ata do të paguajnë tarifë shkollimi për një vit akademik,aq saështë edhe kohëzgjatja e programit mësimor.

Po sipas kushteve të përcaktuara, studentët e cilësuar si të shkëlqyer sipas Satutit të Universitetit të Tiranës në ciklin e parë të studimeve, do të përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit në vitin e parë të ciklit “Master i shkencave”. Ndërsa studentët në programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i shkencave”, të cilët përfundojnë vitin e parë me notë mesatare 10 do të përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit në vitin e dytë të këtij programi.

- Publicitet -

Sa i takon organizimit të studimeve të këtij niveli, në ligjin për arsimin e lartë përcaktohet se: cikli i dytë i studimeve përfshin programet e studimit “Master i shkencave”, “Master i arteve” dhe “Master profesional”, referuar nivelit 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Programet e studimit “Master i shkencave” pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara teorike, si edhe me aftësim për kërkim shkencor në një fushë të caktuar. Këto programe organizohen në: programe që realizohen me jo më pak se 120 kredite formimi në vijim të ciklit të parë dhe me kohëzgjatje normale dy vite akademike, si dhe programe të integruara të studimeve të ciklit të dytë, që realizohen me 300 dhe 360 kredite dhe me kohëzgjatje normale respektivisht pesë dhe gjashtë vite akademike. Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ofrohen në fushat e drejtësisë, mjekësisë, të stomatologjisë, të farmacisë, të veterinarisë e të arkitekturës. Studimet e ciklit të dytë “Master i shkencave” përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.

Programet e studimeve “Master profesional” i pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara, profesionale në një fushë të caktuar. Këto programe organizohen me 60 ose 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit ose dy vite akademike. Studimet e ciklit të dytë “Master profesional” përmbyllen me provim përfundimtar formimi ose punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master profesional” në fushën e arsimimit të kryer.

Kohëzgjatja maksimale e studimeve në një program studimi nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes normale të studimeve që parashikon programi, pa marrë në konsideratë periudhën e kohës kur studenti i ka pezulluar studimet. Studenti, që nuk arrin të përfundojë studimet brenda kohëzgjatjes maksimale të programit, ka të drejtë të aplikojë për të rifilluar studimet, në të njëjtin program studimi ose në një program tjetër. Ai u nënshtrohet kritereve dhe procedurave të shpallura për regjistrimin në programin e studimit të institucionit pritës. Kreditet e grumbulluara nga studenti gjatë periudhës së mëparshme të studimeve mund të transferohen, me vendim të njësisë bazë të institucionit që pranon studentin, sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e saj.

Statusi i studentit fitohet me regjistrimin e tij në një institucion të arsimit të lartë. Ky status humbet me marrjen e diplomës ose certifikatës përkatëse, si dhe në rastin e çregjistrimit të studentit nga ai institucion. Referuar kushteve të përcaktuara në ligjin për arsimin e lartë, studenti mund t’i pezullojë studimet dhe t’i rifillojë ato, në përputhje me rregullat e përcaktuara nga institucioni i arsimit të lartë. Studenti nuk mund të regjistrohet, njëkohësisht, në më shumë se një program studimi. Bëjnë përjashtim nga ky nen nxënësit dhe studentët e shkëlqyer.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?