Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: STUDIMI: Viruset miliona vjeçare ndihmojnë në luftimin e kancerit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > STUDIMI: Viruset miliona vjeçare ndihmojnë në luftimin e kancerit
EnciklopediLifestyle

STUDIMI: Viruset miliona vjeçare ndihmojnë në luftimin e kancerit

Published: April 15, 2023
Shpërndaje

Reliket e viruseve të lashta – që kanë kaluar miliona vite të fshehura brenda ADN-së njerëzore – ndihmojnë trupin të luftojë kancerin. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët.

Studimi nga Instituti Francis Crick tregoi se mbetjet e fjetura të këtyre viruseve të vjetër zgjohen kur qelizat kancerogjene dalin jashtë kontrollit.

Kjo ndihmon pa dashje sistemin imunitar të synojë dhe sulmojë tumorin. Ekipi dëshiron të shfrytëzojë zbulimin për të krijuar vaksina që mund të nxisin trajtimin e kancerit, apo edhe ta parandalojnë atë. Studiuesit kishin vënë re një lidhje nga mbijetesa e të prekurve nga kanceri i mushkërive dhe një pjese të sistemit imunitar, të quajtur qeliza B, të grumbulluara rreth tumoreve. Qelizat B janë pjesa e trupit tonë që prodhon antitrupa dhe njihen më mirë për rolin e tyre në luftimin e infeksioneve, siç është psh. koronavirusi.

- Publicitet -

“Doli që antitrupat po njohin mbetjet e atyre që quhen retroviruse endogjene,”- më tha Prof. Julian Downward, një drejtor i asociuar i kërkimit në Institutin Francis Crick.

Disa nga këto retroviruse u bënë pjesë e kodit tonë gjenetik dhjetëra miliona vjet më parë dhe ndahen me të afërmit tanë, majmunët e mëdhenj. Por retroviruse të tjerë mund të kenë hyrë në ADN-në tonë disa mijëra vjet më parë. Megjithatë, kaosi mbizotëron brenda një qelize kanceroze kur ajo po rritet në mënyrë të pakontrolluar dhe kontrolli dikur i rreptë i këtyre viruseve të lashtë humbet. Këto “udhëzime” të lashta gjenetike nuk janë më në gjendje të ringjallin viruse, por ato mund të krijojnë fragmente virusesh që janë të mjaftueshme për sistemin imunitar për të dalluar një kërcënim viral.

“Sistemi imunitar mashtrohet duke besuar se qelizat e tumorit janë të infektuara dhe përpiqen të eliminojë virusin, kështu që është një lloj sistemi alarmi,”- tha Prof. George Kassiotis, kreu i imunologjisë retrovirale në qendrën e kërkimit biomjekësor. Antitrupat thërrasin pjesë të tjera të sistemit imunitar që vrasin qelizat e “infektuara” – pra sistemi imunitar po përpiqet të ndalojë një virus, por në këtë rast po “vret” qelizat kancerogjene.

Studimi, i botuar në revistën Nature, përshkruan se si kjo ndodh natyrshëm në trup, por studiuesit duan ta rrisin atë efekt duke zhvilluar vaksina për të mësuar trupin se si të gjuajë për retroviruset endogjene./BBC

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Fundi i një monopoli 31-vjeçar: Fitorja e bujshme që rrëzoi një nga bastionet më të forta politike në Shtetet e Bashkuara
  • 05 nëntor 2026
  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026 i Komisionit Europian kritikon Shqipërinë
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Humbje e rëndë e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?