Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Stuhia e ditëve të fundit tërheq sërfistët ekstremë në plazhin e Durrësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Stuhia e ditëve të fundit tërheq sërfistët ekstremë në plazhin e Durrësit
AktualitetSport

Stuhia e ditëve të fundit tërheq sërfistët ekstremë në plazhin e Durrësit

Published: November 5, 2023
Shpërndaje

Erërat e forta dhe moti i keq që ka përfshirë zonën e Durrësit nuk është përkthyer në largim të turistëve pasi ka nga ata që për të vajtur në plazh presin stuhinë. Këto janë sportistët e windserfit të cilët zëvendësuan pushuesit tradicional të plazhit të Durrësit duke praktikuar sportet ekstreme në një det të trazuar. Gjithçka që u duhet këtyre të rinjve për të shijuar emocione të forta dhe adrenalinë është era e fortë dhe deti dallgëzuar. Për ta moti i trazuar, e me stuhi mbetet ideali për të praktikuar sportet ekstreme si Kitesurf dhe windsurf.

Elementet kryesore për zhvillimin e këtyre disiplinave mbeten guximi dhe përgatitja fizike. Për praktikuesit, ky sport është spektakolar, ndaj çdo kush duhet ta provojë. Krahas të rinjve shqiptar, shumë të huaj bëhen vazhdimisht pjesë e këtij ekipi, siç është edhe kjo sportiste nga Polonia.

“Vij nga Polonia enkas për të praktikuar sportet ekstreme ujore. Nuk është hera e parë që vij në Shqipëri. Ndjehem shumë e mikpritur. Më pëlqejnë sportet ekstreme dhe Shqipëria ka një vijë bregdetare të mrekullueshme që na i favorizon të tilla sporte të guximshme ujore”, shprehet Aleksandra, sportiste.

- Publicitet -

Nëse era fryn në drejtimin e duhur, tre vende në plazhin publik të Durrësit, Plazhi i Sektorit Rinia dhe Gjiri i Lalëzit janë disa nga zonat më të përshtatshme për ta zhvilluar këtë sport të guximshëm ujor. Gjithçka që duhet përdorur është një bord për të lundruar, një rrip për t’u fiksuar e për t’u lidhur nëpërmjet një fibre me pjesën tjetër mbështetëse, ndërsa për të tjerat mendon natyra.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin
  • Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht
  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën dëshmitar në gjyq
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Durresi on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  3. xxx on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Gim on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  5. Detari on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?