Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Suksesi i çdo individi mban brenda tij emrin e një mësuesi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Suksesi i çdo individi mban brenda tij emrin e një mësuesi
opinion

Suksesi i çdo individi mban brenda tij emrin e një mësuesi

Published: March 7, 2026
Shpërndaje

SH.T.Z. Bajram BEGAJ

7-Marsi nuk është thjesht një datë e shënuar në kalendar, është një ndalesë për mirënjohje. Jemi këtu për t’ju thënë faleminderit juve që, me durim dhe përkushtim, keni vizatuar rrugët e jetës sonë! Mësuesia nuk është thjesht një punë apo një profesion, është një mision! Ndonjëherë mjafton vetëm një fjalë e thënë në çastin e duhur nga një mësues, që e gjithë bota, e gjithë jeta jonë, të marrë tjetër drejtim.

Prania juaj në këtë ceremoni është një dëshmi e fortë se gjuha shqipe vazhdon e do të vazhdojë përjetë të ruhet dhe të trashëgohet.

- Publicitet -

Mirë se keni ardhur!

Është kënaqësi e veçantë t’ju kemi mes nesh!

Natyrisht, kjo ditë na kthen pas, na kthen pas në kujtime, na kthen te Mësonjëtorja e parë shqipe, na kthen më 7 mars të vitit 1887 në Korçë, ku nën drejtimin e Pandeli Sotirit u hap Mësonjëtorja e parë shqipe. Ajo ishte më shumë se një shkollë, ishte një akt guximi dhe vizioni kombëtar, një vendim për të mësuar shqip, për të menduar shqip dhe për të ëndërruar shqip.

Më 7 mars ne festojmë qëndresën e gjuhës dhe të kombit tonë, sepse gjuha, siç e thoshte edhe i madhi Ismail Kadare, gjuha është atdheu.

Në atë kohë, mësimi në gjuhën shqipe ishte sfidë politike. Sot, mësimi në gjuhën shqipe, sidomos mësimi cilësor është sfidë kombëtare.

Sot ne kujtojmë me mirënjohje figurat e Rilindjes: Petro NiniLuarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë, të cilët e kuptuan se pa gjuhën shqipe nuk ka komb, pa shkollë nuk ka dije, e pa dije nuk ka liri.

Por sot unë nuk dua të ndalem gjatë vetëm te historia, por dua të ndalemi te ju, te ju, mësuesit në pension, që mbani mbi supe breza e breza të tërë. Ju keni punuar në kohë të vështira, me mungesa, me sakrifica, por me përkushtim e dinjitet. Nuk kishit teknologji, nuk kishit as pajisje elektronike dhe as inteligjencë artificiale, por ju kishit diçka shumë të çmuar, kishit autoritetin moral. Nuk kishit platforma digjitale, por kishit fjalën, fjalën që peshonte.

Sot në këtë sallë janë të pranishëm mësues të gjuhës shqipe të dy shkollave që prej dy vitesh nderohen në konkursin kombëtar për gjuhën shqipe.
Në një kohë kur komunikimi është gjithnjë e më i shpejtë, por shpesh i cekët, ju, të nderuar mësues, i mësoni fëmijët të mendojnë qartë dhe të shkruajnë saktë. Ju ruani standardin, mbani të pastër gjuhën shqipe dhe mbroni strukturën e mendimit.

Jam i lumtur që, gjithashtu, sot këtu mes nesh ka mësues të shkollave shqip të ardhur nga diaspora: nga Gjermania, nga Italia, nga Kanadaja, nga Turqia, nga Mali i Zi, Kosova dhe vende të tjera.

Diaspora shqiptare tashmë është shumë më e madhe dhe shumë më e përhapur në botë se në çdo periudhë tjetër të historisë sonë. Në këtë realitet të ri, ruajtja e gjuhës nuk është vetëm një çështje kujtese, por edhe një mënyrë për të mbajtur gjallë lidhjen mes brezave dhe mes shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.

Ju punoni në një terren jo të lehtë, shpesh pas orarit zyrtar të punës, me fëmijë që rriten mes dy apo më shumë kulturave, mes dy apo më shumë realiteteve. Ju nuk keni gjithmonë mbështetjen e plotë institucionale, nuk keni gjithmonë tekste të mjaftueshme, hapësira të përshtatshme apo orë të garantuara në sistemin arsimor të vendeve ku ju punoni apo jetoni, por ju keni diçka më të fortë, diçka që ka lidhjen me bindjen se gjuha nuk është thjesht një mjet komunikimi, është identiteti ynë. Ajo mbart në vete rrëfenjat e të parëve, këngët e djepit dhe ëndrrat e Rilindësve tanë. Sa herë humb një fjalë shqipe, humb edhe një pjesë e shpirtit tonë. Prandaj, puna juaj në diasporë nuk është thjesht mësimdhënie, por edhe ruajtje e lidhjes shpirtërore me kombin. Në klasat tuaja gjuha shqipe nuk mësohet vetëm si gramatikë. Ajo mësohet si histori, si kujtesë, si lidhje me gjyshërit dhe gjyshet, si lidhje me vendlindjen, si lidhje me rrënjët tona.

Fëmijët që ju keni në klasa përballë jush flasin natyrshëm një gjuhë tjetër, një gjuhë të vendit ku ata kanë shkuar, por falë jush ata mësojnë të mendojnë dhe të ndiejnë edhe në shqip. Ata mësojnë se mund të jenë qytetarë të botës pa humbur gjuhën e të parëve.

Ju jeni ambasadorët tanë më të çmuar. Ju po parandaloni humbjen e shpirtit shqiptar në dallgët e globalizmit. Ju jeni ura që lidh brezat. Ju jeni garancia që integrimi nuk do të thotë asimilim. Ju jeni dëshmia se një komb nuk matet vetëm me territorin që ka, por me gjuhën që ruan dhe trashëgon.

Për këtë, mirënjohja jonë është e thellë dhe e përhershme.

Mirënjohja ime e veçantë sot është edhe për mësuesit e ardhur nga Kosova që janë në këtë sallë, dhe ata të cilët për arsye objektive kanë munguar të jenë të pranishëm, për ata që në vitet e errëta pas heqjes së dhunshme të autonomisë, kur shkollat u mbyllën dhe gjuha shqipe u përjashtua nga institucionet, zgjodhën me guxim të sfidojnë diktatin e egër dhe represiv.

Ju mësuat fëmijët nëpër shtëpi private, në bodrume, në atmosferën e kontrollit, dhunës dhe represionit, pa banka të mjaftueshme, pa libra të mjaftueshëm, pa ngrohje, pa siguri për të nesërmen, por punuat me një bindje të palëkundur, se arsimi në gjuhën amtare është më shumë se një akt dinjiteti.

Në ato kushte, ora e mësimit ishte më shumë se një orë mësimore. Ishte akt qëndrese. Ishte mbrojtje e identitetit tonë. Ishte investim për një të ardhme që ende nuk dukej, por që ju besonit se do të vinte një ditë, siç erdhi.

Ju dëshmuat se një populli mund t’i mbyllen shkollat, mund t’i ndalohen librat, mund t’i kufizohet liria, por kurrë nuk mund t’i ndalohet mendja, mendësia, nuk i shuhet etja për dije, nuk i shteron vullneti për të edukuar brezin tjetër.

Sot Kosova ka institucionet e saj arsimore, ka universitetet e saj, por në themelet e atij sistemi qëndron sakrifica juaj. Dhe për këtë, nderimi ynë është i thellë dhe i përjetshëm!

Arsimi sot përballet me sfida të reja.
Teknologjia ndryshon mënyrën se si mësojmë: inteligjenca artificiale sfidon mënyrën se si mendojmë, rrjetet sociale ndikojnë mënyrën se si komunikojmë, por asnjë algoritëm nuk zëvendëson shembullin personal, asnjë ekran nuk zëvendëson kontaktin njerëzor, asnjë program nuk zëvendëson frymëzimin. Inteligjenca artificiale dhe teknologjia mund të japin informacion më shumë, por vetëm mësuesi frymëzon.

Sot sfida jonë është e lidhur, së pari më cilësinë. Shkolla nuk duhet të prodhojë vetëm dëftesa dhe diploma, por duhet të prodhojë dije dhe karakter.
Së dyti, lidhet me barazinë. Çdo fëmijë, çdo fëmijë, kudo ku ai jeton, në fshat apo në qytet, brenda apo jashtë vendit, meriton të njëjtën mundësi arsimimi dhe askush nuk duhet të ndihet i braktisur.
Së treti, me formimin njerëzor dhe qytetar. Ne nuk kemi nevojë vetëm për profesionistë të aftë, por për qytetarë me integritet. Ne duam që brezi që po rritet të jetë jo vetëm më i mirë, por të jetë edhe më i lumtur!

Mësuesit shqiptarë në çdo kohë kanë qenë më shumë se profesionistë. Kanë qenë edukatorë, patriotë, ndërtues të vetëdijes kombëtare. Çdo ministër, çdo deputet, çdo sipërmarrës, çdo punëtor, çdo intelektual ka qenë dikur nxënës. Përballë ka pasur një mësues që nuk kursente kohën, energjinë, pasionin dhe përkushtimin.

Suksesi i çdo individi mban brenda tij emrin e një mësuesi.

Prandaj, 7-Marsi nuk është vetëm festë kalendarike. Është një moment reflektimi kombëtar. Sa investojmë ne në arsim, aq investojmë në të ardhmen tonë. Sa respektojmë e nderojmë mësuesin, aq respektojmë e nderojmë veten tonë, shoqërinë tonë dhe kombin tonë.

Gjuha jonë është pasuria jonë e përbashkët dhe mbrojtja e saj është një projekt kombëtar që na përfshin të gjithëve, në fakt. Shteti është partneri juaj kryesor në këtë mision, duke siguruar që energjia juaj profesionale të ketë mbështetjen e duhur institucionale.

Në emër të Republikës së Shqipërisë, ju shpreh mirënjohjen më të thellë për dijen që përcillni, për përkushtimin që tregoni dhe për shembullin që ju jepni dhe frymëzoni!

Shumë faleminderit!

Gëzuar 7-Marsin!

Nderim përjetë mësuesve shqiptarë!

—-

FJALA PËRSHËNDETËSE E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS ME RASTIN E 7-MARSIT

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?