Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulme në kishë dhe komisariat në Rusi, një prift dhe disa efektivë policie të vrarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulme në kishë dhe komisariat në Rusi, një prift dhe disa efektivë policie të vrarë
AktualitetBote

Sulme në kishë dhe komisariat në Rusi, një prift dhe disa efektivë policie të vrarë

Published: June 24, 2024
Shpërndaje

Disa oficerë të policisë janë vrarë pasi burra të armatosur hapën zjarr në një sinagogë, në një kishë ortodokse, dhe në një stacion policor gjatë sulmeve të ndryshme në qytetet Derbent dhe Makaçkala në Dagestan të Rusisë. Është e paqartë se sa njerëz janë vrarë në përgjithësi saktësisht gjatë sulmeve të 23 qershorit, por guvernatori rajonal Sergei Melikov tha në një video të postuar në Telegram se “më shumë se 15 oficerë të policisë ranë viktima të aktit terrorist sot, duke e mbrojtur paqen dhe qetësinë në Dagestan”.

Melikov shtoi se disa civilë, përfshirë atin Nikolai, 66 vjeç, i cili shërbeu për më shumë se 40 vjet në kishën ortodokse në Derbent, u vranë gjatë sulmeve, dhe se gjashtë “banditë” u “likuiduan”. Disa media ruse i cituan zyrtarët duke thënë se së paku 15 oficerë të policisë u vranë gjatë sulmeve, të cilat ndodhën vetëm tre muaj pasi 145 njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën kur ekstremistët e Shtetit Islamik (IS) hapën zjarr ndaj një turme njerëzish në një sallë koncertesh në periferi të Moskës.

As IS-i, e as ndonjë grup tjetër nuk e mori përgjegjësinë për sulmet e 23 qershorit në rajonin e Kaukazit Verior. Mediat shtetërore ruse i cituan zyrtarët ligjorë duke thënë se në mesin e sulmuesve ishin dy djemtë e kryetarit të qarkut të Sergokalas në Dagestan, të cilët u arrestuan nga hetuesit.

- Publicitet -

“Kjo është një ditë tragjike për Dagestanin dhe për tërë vendin”, tha Melikov, pasi zyrtarët njoftuan për tri ditë zie në këtë rajon.

Komisioni Hetues i Rusisë tha se ka nisur hetime penale për “aktet e terrorit”. Sipas një organizate fetare lokale në rajonin me shumicë myslimane, sulmet ndodhën në një ditë feste fetare në kishën ortodokse ruse.

“Radikalët duan të na nxisin kundër njëri-tjetrit me të gjitha forcat e tyre, dhe duan t’i shkatërrojnë urat ndërfetare. Por, nuk do t’ia dalin”, tha organizata.

Edhe Melikov tha se sulmet ishin përpjekje për ta destabilizuar rajonin. Kryetari i këshillit publik të Komuniteteve Hebraike të Federatës Ruse, Boruch Gorin, tha në Telegram se sinagoga në Derbent u përfshi nga zjarri pas sulmit. Sulmi ndaj stacionit policor ndodhi në Makaçkala, kryeqytetin e Dagestanit.

Sulmues të panjohur e sulmuan një postbllok të policisë së trafikut. Sipas Ministrisë së Brendshme të Dagestanit, dy sulmues u vranë në Makaçkala, aeroporti i të cilit në tetor u mbyll për disa ditë, pasi një turmë që po bënte thirrje kundër hebrenjve e sulmoi atë pas mbërritjes së një avioni nga Izraeli. Protestat kundër hebrenjve shpërthyen në disa qytete në këtë rajon pas sulmit të 7 tetorit në Izrael nga Hamasi, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Disa muaj më vonë, pas sulmit vdekjeprurës më 22 mars në sallën e koncerteve Crocus në afërsi të Moskës, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) i arrestoi katër persona në Dagestan nën dyshimin se u kishin dhënë të holla dhe armë pjesëmarrësve. Përgjegjësinë për sulmin e mori një degë e IS-it, e njohur si Shteti Islamik-Khorasan. Hetuesit rusë thanë se sulmi ishte kryer nga katër burra, të gjithë shtetas të Taxhikistanit.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  • BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit
  • Ish-Presidenti i Sirisë dënohet me vdekje, Gjykata e shpall fajtor për krime lufte
  • Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit
  • Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët

Komentet e Fundit

  1. alibaba me 40 hajdutet on Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  2. M.Hajati on Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  3. Abby Conner on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  4. Vari preçisionin on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  5. Ethem Lalaj on Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?