Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Gjykata e Apelit lë në qeli dy autorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Gjykata e Apelit lë në qeli dy autorët
AktualitetKronike

Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Gjykata e Apelit lë në qeli dy autorët

Published: June 19, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë për dy autorët e dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi. Dy të arrestuarit Drivald Aliaj dhe Dritan Nano, që akuzohen se kanë organizuar dhe më pas sulmuar Mëngjesin, janë lënë në burg. Ndërkohë që autorët e tjerë të ngjarjes Elton Kasaj dhe Romario Tabaku janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë që Mëngjesi pas dhunimit u transportua me urgjencë në Athinë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ai qëndroi në një periudhë 2 javore në intubim dhe doli vetëm disa ditë më parë.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

- Publicitet -

Referuar materialeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, rezulton se në datë 29.05.2024, rreth orës 08:34, në rrugën ‘Pjetër Bogdani’, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, shtetasi me iniciale D. A, në bashkëpunim me shtetasit D. A etj, në lidhje familjare midis tyre, kanë goditur me sende të forta shtetasin Sokol Mëngjesi, me profesion avokat.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit ‘arrest në burg’,ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale D. N., dhe D. A., të dyshuar për kryerjen e veprave penale të ’Plagosjes së rëndë me dashje’ dhe ‘Kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit’, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 88/1, 25 dhe 316, 25 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1433 Regj. Them, datë 01.06.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

2. Të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim D. N.

3. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim D. N, atë të ‘arrestit në burg’, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

4. Të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim D. A.

5. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim D. A, atë të ‘arrestit në burg’, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale

6. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale D. N, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit vlerësimin e paligjshëm të arrestimit, në lidhje me caktimin masës së sigurimi personal nga ‘arrest në burg’ në një masë sigurimi më të lehtë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 19.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Valbona Vata, vendosi:

-Miratimin e vendimit me nr. 1433 regj. them, datë 01.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Si ndodhi dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë. Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma. Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.

Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21 vjeç (i arrestuar); Elton Kasaj (në kërkim), 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e tyre.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës
  • Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja
  • Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore
  • Dhunuan 17-vjeçaren, dy vajzat në Fier vihen në pranga
  • KLGJ rrëzon 10 ish-juristë të KPK-së, nuk i emëron në Gjykatat e Apelit

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  2. Drejtesia on LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  3. Vlora on Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  4. Vjosa on KLGJ rrëzon 10 ish-juristë të KPK-së, nuk i emëron në Gjykatat e Apelit
  5. § on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?