Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmi në Nord Stream 2, Gjermania lëshon mandat arresti për një ukrainas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sulmi në Nord Stream 2, Gjermania lëshon mandat arresti për një ukrainas
BoteLajmi i fundit

Sulmi në Nord Stream 2, Gjermania lëshon mandat arresti për një ukrainas

Published: August 14, 2024
Shpërndaje

Një shtetas ukrainas është shpallur në kërkim nga Gjermania për shpërthimin e tubacioneve nënujore të Nord Stream në vitin 2022. Mediat gjermane bëjnë të ditur se zyra e Prokurorit të Përgjithshëm federal të Gjermanisë ka shpallur në kërkim një burrë të identifikuar si Volodymyr Z. Ai është një profesionist ukrainas zhytjeje, 44 vjeç, i cili u pa për herë të fundit në Poloni dhe që atëherë është zhdukur, sipas ARD, Süddeutsche Zeitungdhe Die Zeit.

Gazeta suedeze Expressen e identifikoi të kërkuarin si Volodymyr Zhuravlov.

Shpërthimet nënujore në shtator 2022 dëmtuan tre nga katër tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 që transportonin gaz nga Rusia në Gjermani dhe pasojat u reflektuan edhe në politikën ndërkombëtare.

- Publicitet -

Pikëpyetje të shumta për autorësinë e sulmit u pasuan me hipotezën e përfshirjes së Rusisë, Ukrainës, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.

Nord Stream 1 ishte në funksion që nga viti 2011; Nord Stream 2 ishte përfunduar, por ende nuk ishte vënë në funksion në kohën e sulmeve.

Gjermania është kritikuar për shumë kohë nga Ukraina, SHBA-të, Polonia për lidhjen e saj me eksportet e gazit rus – një pozicion që u bë i paqëndrueshëm pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022.

Në lidhje me sulmin u hapën hetime edhe nga Danimarka dhe Suedia, por ato u pezulluan pa pasur ndonjë emër të dyshuari.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mohuar përfshirjen e Kievit në sulme.

Por hetimet e prokurorëve gjermanë e drejtojnë vëmendjen te tre shtetas ukrainas: Volodymyr Z. dhe një çift që drejton një shkollë zhytjeje në Ukrainë, ku ai punonte si instruktor zhytjeje.

Autoritetet besojnë se Yevhen dhe Svitlana U. i kanë bashkangjitur ngarkesat shpërthyese tubacioneve. Sipas hetimeve, tre zhytësit ekspertë ishin në Detin Baltik në shtator të 2022 në bordin e një jahti me vela gjermane të quajtur “Andromeda”.

Sipas Süddeutsche Zeitung, prokurori gjerman përmend Yevhen U. dhe gruan e tij, Svitlana, si bashkëpunëtorë të mundshëm, por nuk dihet nëse edhe për ata është lëshuar urdhër arresti.

Të dy e kanë mohuar të kenë njohur Zhuravlovin dhe kanë thënë se kanë qenë me pushime në Bullgari kur ka ndodhur sulmi. Prokurorët besojnë se Zhuravlov ka jetuar për herë të fundit në një fshat në perëndim të Varshavës përpara se të zhdukej.

Autoritetet gjermane ia transmetuan urdhrin e arrestit Polonisë në qershor, pasi e identifikuan burrin falë fotografive dhe deklaratave të dëshmitarëve, raportoi Die Zeit.

Sipas mediave gjermane, megjithatë, nuk është e qartë pse autoritetet polake dështuan në arrestimin e tij dhe nuk iu përgjigjën kërkesës së Gjermanisë për ndihmë ligjore.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?