Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmi në parlament, Strasburgu nuk i jep të drejtë ankesës së Gruevskit dhe disa zyrtarëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Rajoni > Sulmi në parlament, Strasburgu nuk i jep të drejtë ankesës së Gruevskit dhe disa zyrtarëve
Rajoni

Sulmi në parlament, Strasburgu nuk i jep të drejtë ankesës së Gruevskit dhe disa zyrtarëve

Published: February 16, 2023
Shpërndaje

Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg i dha sot të drejtë gjykatave në Maqedoninë e Veriut që të vazhdojnë proceset ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë të VMRO-së, mes tyre edhe të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për sulmin e kryer ndaj parlamentit dhe për raste të tjera gjyqësore.

Ish zyrtarët ishin falur nga presidenti Gjeorgje Ivanov në atë kohë, por gjykatat maqedonase nuk e kishin njohur faljen e tyre.

Vendimi i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg është mirëpritur nga autoritetet qeveritare të cilat e quajnë një “fitore të madhe për drejtësinë e vendit”, ndërsa VMRO-ja e opozitës vlerëson se “Strasburgu vetëm konstaton se aplikimi i palës ankuese është i hershëm”.

- Publicitet -

Në vendimin e Gjykatës në Strasburg thuhet se ankesat e ish funksionarëve të lartë dhe politikanëve në Maqedoninë e Veriut shpallen si “falje të palejueshme”. Gjykata në Strasburg bën të ditur se ka vendosur dhe se vendimi është përfundimtar.

Kjo do të thotë se nuk miratohet vendimi i ish-presidentit Gjorgje Ivanov për faljen e një numri personash të dënuar dhe në proces gjyqësor lidhur me sulmet e 27 prillit të vitit 2017 në parlament dhe për disa raste të tjera ku janë të përfshirë ish-zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, tani në opozitë.

Ankesa në Strasburg u ngrit nga shtatë persona, ndër ta ish-drejtues dhe përfaqësues të lartë shtetërorë dhe të VMRO-së, Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov, etj.

Gjykata e Strasburgut, ndërkohë thotë se gjykimi patjetër duhet të vazhdojë, sepse pala e cila ankohet nuk i ka shterruar të gjitha mekanizmat ligjorë brenda vendit.

Autoritetet maqedonase vlerësuan atë kohë menjëherë pas vendimit të ish-presidentit Ivanov se ai binte ndesh me ligjet e vendit, se ishte burim i pasigurisë juridike dhe se nxiste pakënaqësi të madhe tek qytetarët.

Ndërkohë, pas vendimit në Strasburg, Kryeministri Dimitarv Kovaçevski u shpreh të enjten se “Kjo është fitore edhe për shtetin edhe për drejtësinë dhe për sistemin gjyqësor të vendit tonë”, teksa theksoi përkushtimin e institucioneve të vendit ndaj sundimit të ligjit dhe respektimit të Konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Proceset gjyqësore ndaj të akuzuarve kanë të bëjnë me vepra penale që ndërlidhen me përmbajtjen e përgjimeve të paligjshme, për çka më pas qe shpallur falje presidenciale. Por, vendimi për faljen u hodh poshtë nga gjykatat e vendit dhe procesi i gjykimit vazhdoi, dhe kjo pasoi ngritjen e ankesave në Strasburg.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë
  • Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca
  • Çmimet mesatare të apartamenteve në 32 zonat kadastrale në Tiranë, rritje deri në 151% në 7 vjet
  • 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Anonymous on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  3. Djalli prane sheshit skenderbej...kijdes on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Keegan Kent on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?