Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmohet patrulla në Zubin Potok, KFOR konfirmon të shtënat në drejtim të ekipit të tij, serbët i mohojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Sulmohet patrulla në Zubin Potok, KFOR konfirmon të shtënat në drejtim të ekipit të tij, serbët i mohojnë
KosovëKryesore

Sulmohet patrulla në Zubin Potok, KFOR konfirmon të shtënat në drejtim të ekipit të tij, serbët i mohojnë

Published: December 26, 2022
Shpërndaje

Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok të dielën në mbrëmje. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa pjesëtarët e KFOR-it, të cilët raportohet se janë sulmuar, janë nga Letonia.

Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka konfirmuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në afërsi të patrullës së tij në Zubin Potok. KFOR në një përgjigje ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

“Mund t’ju konfirmojmë se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër. S’ka të lënduar dhe as dëme materiale. Jemi duke i kryer hetimet dhe sapo ato të përfundojnë do të njoftoheni”.

Nga ana tjetër, Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka mohuar se serbët kanë qëlluar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zubin Potok.

“Informatat tona nga terreni thonë se nuk ka pasur asnjë sulm ndaj KFOR-it. “Serbët në veri i respektojnë pjesëtarët e KFOR-it, të cilët janë aty në përputhje me Rezolutën 1244”, tha ai për televizionin serb, Pink.

Ai tha se situata aktuale në Zubin Potok është “absolutisht e qetë” dhe se “njerëzit janë të vendosur të qëndrojnë në barrikada”. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, tha mbrëmjen e 25 dhjetorit se është takuar me Vuçiqin, ku më pas është nisur për në Rashkë – komunë në jugperëndim të Serbisë.

Ai tha për televizionin Pink, se situata në Kosovë është e tillë që kërkon praninë e ushtrisë serbe përgjatë, siç tha ai, “vijës administrative”. Megjithatë, Mojsiloviq nuk komentoi se çfarë ka ndodhur në Zubin Potok, por tha se “detyrat që i janë dhënë ushtrisë serbe janë precize dhe të qarta”, dhe se si të tilla ato do të “zbatohen dhe realizohen plotësisht”, por pa treguar se për çfarë detyrash bëhet fjalë, shkruan REL.

Të dielën janë bërë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët lokalë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç. Qeveria ka thënë se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave. Në anën tjetër, KFOR-i ka thënë se barrikadat duhet të hiqen me dialog.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • DRENICA E KUQE says:
    December 26, 2022 at 9:10 am

    Serbeve nuk mund t’u besohet kurre. Ata, vete janë provokuesi, vete janë vrasësi, vete janë kriminele, vete janë terroriste, vete janë fashiste, vete janë pushtues e nxites luftash per ta mbajtur gjalle Rusine ne Mesdheun Iliro-Shqiptar dhe kudo ne Evrope, vete janë e keqja… Hedhin gurin (dhe plumbin) e fshehin dorën (armet qe ua dhuron Rusia)… Serbet janë ata qe te vrasin natën e te qajnë ditën… Po çështja eshte pse bota u beson gënjeshtrave te tyre… Serbet njohin vetëm forcën! Populli thotë: Kush nuk merr vesh me fjale, merr vesh me dru!… Teper po i përkëdhel bota dhe institucionet nderkombetare këtu…

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • Detari says:
    December 26, 2022 at 11:08 am

    Evropa i beson se nga ana tjeter shikojne talebane me 1000 xhami qe prodhojne terrorista kurse Serbia eshte Evropiane sado e keqe.

    Ashtu si serbia eshte vegel e rusise ne Arberi ashtu dhe skiperia vegel e turqise ne Arberi.

    Reply
  • Andis says:
    December 26, 2022 at 4:43 pm

    Mos o Zot te vritet nje ushtar i KFOR dhe Serbia ti thote mirupafshim Europes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?