Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sylvinho modest: I kënaqur me rezultatin, por jo me lojën e ekipit. Falenderoj tifozët e shumtë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sylvinho modest: I kënaqur me rezultatin, por jo me lojën e ekipit. Falenderoj tifozët e shumtë!
AktualitetSoftSport

Sylvinho modest: I kënaqur me rezultatin, por jo me lojën e ekipit. Falenderoj tifozët e shumtë!

Published: September 7, 2023
Shpërndaje

Trajneri Sylvinho e nisi intervistën e tij për emisionin ‘Kuqezi’ në SuperSport me një falënderim për tifozerinë, teksa pranoi se rezultati në Çeki e kënaq më shumë sesa loja e të tijve.

Komplimente për këtë Shqipëri, mënyrën si luajti dhe rezultatin që mori. A e kishit përgatitur kështu ndeshjen?

Fillimisht dua të falënderoj para së gjithash tifozët e shumtë shqiptarë që ishin këtu dhe na mbështetën. Jam i kënaqur për rezultatin, por jo për paraqitjen e skuadrës. Sigurisht që kemi 23-24 lojtarë që japin zemrën dhe shpirtin në fushë, ndaj kjo është shumë e rëndësishme. Barazimi që morëm sot është fryt i punës së të gjithë lojtarëve, edhe atyre që nuk luajtën dot sot.

- Publicitet -

A prisni pak më tepër nga sulmuesit, pasi vijojmë të shënojmë me mesfushorët?

Bajrami është një futbollist cilësor, por edhe sulmuesit po bëjnë shumë mirë. U kam thënë futbollistëve se goli është shumë i rëndësishëm. Herët a vonë, të gjithë do të arrijnë të shënojnë, por ka rëndësi që të vazhdojnë të bëjnë një punë shumë të mirë.

Një pjesë e parë shumë e mirë, por një tërheqje dhe rënie e agresivitetit në fillim të pjesës së dytë. A është gjendja fizike ajo e duhura?

Nuk kishte rënie fizike. Jam dakord për analizën, pasi bëmë një pjesë të parë shumë të mirë dhe shumë të sigurt. Shumë intensive, taktike dhe me cilësi teknike. Më pas mos harrojmë që kishim përballë një skuadër fizike, me lojtarë shtatlartë, që krijojnë shumë avantazhe në fushë. Kemi pësuar 10 minuta shumë të vështira në pjesën e dytë, pasi ishim mbrapa, të tërhequr, pro taktikisht mendoj se kemi bërë mirë. Më pas e morëm veten, barazuam dhe pas ndërrimeve, me lojtarë të freskët, e ndihmuam shumë lojën e skuadrës.

Po na mësoni keq me këto golat e bukur. U bë e treta ndeshje radhazi, që shënojmë gola spektakolarë…

Është cilësia e lojtarëve. Ka shumë cilësi, te Asllani, Asani, Bare, Bajrami, Uzuni, Seferi, etj., etj. Janë shumë lojtarë të mirë.

I ka parë statistikat, që sot kishte vetëm një goditje në portë dhe atë me Bajramin?

Kishim vetëm një gjuajtje, por kishim edhe raste të tjera në pjesën e parë. Mos harrojmë që kundërshtari është shumë i fortë fizikisht dhe nuk lë hapësira.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Athinjoti nga lagjia Plakë on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  2. Kokpalari 21 janarit on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Vlora 97 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  4. 1 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  5. Skypion on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?