Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi i 18 marsit në Ohër, DASH: Kurti dhe Vuçiç duhet të tregohen konstruktivë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Takimi i 18 marsit në Ohër, DASH: Kurti dhe Vuçiç duhet të tregohen konstruktivë
BoteKryesoreRajoni

Takimi i 18 marsit në Ohër, DASH: Kurti dhe Vuçiç duhet të tregohen konstruktivë

Published: March 14, 2023
Shpërndaje

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë takimin e 18 marsit në Ohër për të treguar përkushtimin për një rajon me një të ardhme paqësore. Në një intervistë për median kosovare Gazeta Express, nga Washingtoni thonë se inkurajojnë Kurtin dhe Vuçiçin që të tregohen fleksibël dhe konstruktivë derisa ecin drejt implementimit të plotë të propozimit franko-gjerman.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen në Ohër më 18 mars ku do të diskutojnë për Aneksin e Implementimit të propozimit franko-gjerman. Megjithatë kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka lënë të kuptohet sot se mund të mos vendoset përfundimisht gjithçka në Ohër. Derisa ka ripërsëritur gatishmërinë e Kosovës për të nënshkruar në takimin e radhës dhe ka theksuar se nëse s’do të ketë marrëveshje është e dukshme se kush është pala destruktive.

Ndërkohë presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç insiston jashtëzakonisht shumë në çështjen e Asociacionit dhe ka ritheksuar disa herë se Serbia s’do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe s’do të ketë as njohje të pavarësisë së Kosovës.

- Publicitet -

Por cilat janë pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga takimi i 18 marsit në Ohër Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit kanë thënë se presin që Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë takimin e 18 marsit në Ohër për të demonstruar përkushtimin e tyre për një të ardhme paqësore për rajonin.

Ky zëdhënës ka shtuar tutje se SHBA inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të punojnë në mënyrë konstruktive dhe fleksibile për implementimin e plot të propozimit franko-gjerman dhe ka ritheksuar përkrahjen e fuqishme të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Në presim që të dy palët t’i shfrytëzojnë bisedimet në Ohër, në Maqedoni të Veriut për të demonstruar përkushtimin e tyre për një të ardhme paqësore për rajonin. Ne inkurajojmë palët të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe fleksibile ndërsa ecin drejt implementimit të plotë të këtij propozimi. Ne mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit për Gazetën Express.

Lidhur me dialogun Kosovë -Serbi dhe një marrëveshje potenciale ka folur sot edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak në një intervistë për televizionin publik të Serbisë. Lajcak ka thënë se nëse s’do të ketë Asociacionin s’do të ketë as marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndërkohë ka ritheksuar disa herë se Kosova s’do të krijojë Asociacion një-etnik edhe përkundër faktit se në propozimin franko-gjerman specifikohet se palët do të implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën në kuadër të dialogut të Brukselit. Më 18 mars në Bruksel do të bëhen diskutime për Aneksin e Implementimit, në të cilin me shumë gjasë do të negociohet edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshje të cilët e kërkojnë edhe ndërkombëtarët.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?