Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi i fundit me Moikomin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Takimi i fundit me Moikomin
Kulture

Takimi i fundit me Moikomin

Published: June 15, 2023
Shpërndaje

Enver Kushi

 

Më 15 qershor të vitit 2020, atëhere kur copat e fundit të natës, të hutuara e të zbehta linin Tiranën, për të kapërcyer malin e Dajtit, në një nga dhomat e PAVIJONIT TË HEMATOLOGJISË, dha shpirt Moikom Zeqo. Mbaj mend zilen e celularit tim, atë mëngjes të hershëm dhe zërin fundënatë të Lidës: “Veri! Moikomi na la”. Burrat e moshës time nuk i fshehin lotët, apo të kenë turp prej tyre. Qava nw vetmi me dënesë dhe më pas dola në ballkon.

- Publicitet -

Ajo që pashë ishte e pabesueshme: Nga drurët e rrapeve, krahët e të cilëve zgjateshin edhe nga ballkoni i shtëpisë time, dëgjova cicërimat e qindra, qindra zogjve. Shtanga. Ishte një kor i jashtëzakonshëm, që e dëgjoja për herë të parë, menjëherë pasi mora lajmin tronditës. Nuk ishin koret e tragjedive të lashtësisë greke, por një kor tjetër edhe më i fuqishëm, që dukej se po shoqëronte për në amëshim shpirtin e mikut tim të shtrenjtë.

Dhe mes atij kori cicërimash zogjsh, m’u bë se dëgjova edhe zërin e Moikomit: “Vdekjes edhe Harrimit u bërtas: Unë jam këtu! – s’kthehem mbrapsht!” Janë vargje të marra nga poezia “Vdekjes dhe Harrimit u bërtas”, shkruar në Durrës në vitin 1993 dhe përfshirë në librin e fundit të tij “Fata Morgana”, që ma dhuroi më 5 qershor, pak ditë para se të shtrohej në spital.

Mbaj mend, që u takuam më 5 qershor në kafenenë pranë shtëpisë së tij. Ishim përballë njeri-tjetrit. Dukej shumë i lodhur. Më tha, se mjekët para ca vitesh kishin konkluduar, se sëmundja e tij mund të zgjaste 10 vite. Dua të rroj edhe 4 ose 5 vite, tha me vështrimin disi melankolik, por shumë të qartë. Do ta kapërcesh edhe këtë  herë, i thashë duke i zgjatur dosjen me dorëshkrimet e librit, që kisha shkruar për të. I hodhi një vështrim të shpejtë dosjes dhe titullit të librit. Më mirë do jetë që libri të titullohet “Me Mokomin”, tha. Pastaj e hapi dosjen dhe nisi të shohë faqet e para të librit. Interesant, tha. Ku të shkoi mendja të mbaje ditar për mua, kur u shtrova në spital, Veri. Kjo është një dëshmi e veçantë, shumë e veçantë për jetën time, shtoi. Po letrat i ke përfshirë në libër? Po, thashë. Edhe ato që të kam shkruar, kur isha në Amerikë në vitet 1996-1997 me Lidën, Arnisën, Klejtën dhe Epidamnin? Po, thashë. Edhe shkrimet që ke shkruar për mua? Të gjitha, i thashë. Atëherë më lexo diçka nga Parathënia e librit.

Dhe nisa të lexoj ato që kisha shkruar:

“Unë, Enver Kushi, rob i bindur i librave dhe i të shkruarit, këtë ditar për Moikom Zeqon, fort të ndritshëm shkrimtar erudit dhe jo vetëm, nisa ta hedh në ca letra të vogla, pasditen e vonë të 20 prillit të vitit të tërmeteve shkatërrimtare 2019 dhe e mbarova pak para mesnatës të datës 23 shtator 2019 ose dy ditë pas tërmetit të fuqishëm të të shtunës së 21 shtatorit…

Gjithashtu dëshmoj se shënimet e mësipërme, i kam hedhur në letrat e vogla, menjëherë sapo kthehesha në shtëpi, pas takimeve me mikun tim Moikom Zeqo, i cili ka qenë i shtruar në dhomën 10, të katit të tretë të Pavijonit të Hematologjisë… Në atë dhomë, që ndodhet në krahun e majtë në fund të korridorit të gjatë, sa herë kam shkuar për ta parë gjatë ditëve të nxehta të verës dhe shtatorit të vitit 2019, kam përjetuar nga afër me shqetësim dhe ankth, gjendjen e rëndë shëndetësore të mikut tim të vyer… Prandaj në shënimet e hedhura në copa të vogla letrash, sapo kthehesha në shtëpi, janë dëshmi për përballjen dhe sfidën ndoshta më të madhe të jetës së tij dhe “dyluftimin” e heshtur me sëmundjen e rëndë të Chronic Lymhocylic Leukemia, me të cilën konkluduan mjekët e një spitali të njohur të Londrës, pas diagnostikimit të datës 8 tetor 2015. Mbaj mend, që pas shkrimit të gazetarit të njohur Xhevdet Shehu “A ka një shtrat për Moikomin?”, botuar në faqen e parë të gazetës “Dita” më 10 nëntor 2015, Moikomi, të nesërmen, në një letër drejtuar kryeredaktorit Thano, mes të tjerash shkruan se është një sëmundje e pashërueshme, kronike, por e kurueshme dhe mund të mbahet nën kontroll, duke ndjekur tërë ciklin e kimioterapisë dhe të shërbimeve të tjera mjekësore. Dhe në prononcimin tim të shkurtër “Apeli drithërues për Moikom Zeqon”, publikuar në gazetën “Ballkan më 12 nëntor 2015, shkruaja: “Ai që i ka dhënë aq shumë letërsisë, historisë dhe kulturës shqiptare, meriton ndihmën e menjëhershme të qeverisë shqiptare për t’u kuruar në një nga klinikat më të specializuara të botës… I bashkohem apelit drithërues të Xhevdet Shehut dhe qindra intelektualëve shqiptarë. Duke njohur mirë karakterin dhe optimizmin e Moikomit, jam i bindur që ai do ta mposhtë sëmundjen e papritur…”.

Dhe këtë besim apo optimizëm të tij, dëshmoj se e kam shkruar edhe në këtë ditar”.

Bukur, shumë bukur. E ke nisur si kronikat mesjetare, tha dhe buzëqeshi. Faleminderit Veri. Ma ler mua dorëshkrimin, se do ta çoj te Majlinda, për ta hedhur në kompjuter. Ajo e njeh mirë shkrimin tim, kështu që nuk do të ketë vështirësi, për zbardhjen e letrave, që të kam dërguar. Do të merrem unë me kopertinën, faqosjen dhe promovimin e librit.

Unë shihja sytë e tij që qartë dhe të zgjuar, që asnjëherë nuk kishin humbur kthjelltësinë. Pastaj u ngritëm dhe kur dolëm në trotuar, pashë që ecte me vështirësi. Në rrugë kalonin makina dhe përtej rrugës ishte Lana me rrapet dhe gjelbërimin e tyre. E shoqërova deri tek hyrja e pallatit ku banonte. Aty u përqafuam. Ishte 5 qershori i vitit 2020, dhe ora 11 e paradites. E mora në telefon të nesërmen. Edhe të pasnesërmen, kur ishte shtruar në spital. I thashë të veja pasdite për ta parë. Nuk të lejojnë, tha me zërin e lodhur. As Lidën nuk e lejojnë. Kështu kaluan ditë dhe nga mesjava, pasi e mora në telefon nuk m’u përgjigj. Lida më tha, se mjekët i kanë hequr telefonin. I telefonova pasdite vonë, të datës 14 qershor. Befas dëgjova zërin e tij. Zëri ishte i thellë, shumë i thellë, sikur vinte nga thellësitë e tokës. Fjalët e fundit ishin: “Ah! Veri. Veri. Veri”.

Tiranë, në qershorin e Moikom Zeqos

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?