Deputeti socialist, Erion Braçe theksoi se është e paligjshme të vendoset tra në rrugë kombëtare, duke kundërshtuar taksën “Kumbaro” në Parkun Kombëtar të Divjakës.
Braçe: Kam që në muajin gusht që flas për Divjakën, e para taksat nuk mblidhen pa kupon, Divjaka nuk shquhet për mjelma. Pse gënjeni? Unë mund ta provoj me letra, shqetësimi në Divjakë nuk ka nisur nga Erion Braçe, lidhet me këtë autorizim, nën presion për fat të keq nga ARRSH dhe që autorizon kryerjen e punimeve Divjakë- Plazhi Divjakë, problem është ky vendim ky autorizim që sjell në vëmendje një tjetër vendim atë të këshillit të ministrave në vitin 2021 që përcakton inventarin e rrugëve në të cilin në mënyrën më të qartë të mundshme përcaktohen si akse kombëtare, që përcakton kthesa e Çermës-Divjakë-Plazhi i Divjakës.
Pse unë pretendoj që ky autorizim i lëshuar nga ARRSH është I paligjshëm, sepse në kodin rrugor të republikës së
Shqipërisë në nenin 20 thuhet se zënia e sipërfaqes rrugore ndalohet, zënia e çdo sipërfaqeje rrugore. Nuk lejohet vendosja e kioskave. Sipas këtij, në mënyrë të qartë të mundshme rruga zihet në këtë mënyrë nga ky që quhet tra elektronik, në mënyrë të paligjshme, sillet në vëmendje ligji për zonat e mbrojtura dhe për fat të keq në të dyja nuk thuhet që të vendoset tra në rrugë kombëtare, madje në asnjë park kombëtar.
Ka një vendim të këshillit të firmosur prej meje në të cilin thuhet qartësisht. Historia e këtij vendimi duhet të kishte dalë në maj të 2020, se unë e kam nxjerrë se isha kundër, për shkak edhe të kalimit të afateve për zonat e mbrojtura u la në detyrë që të negocionim, nuk përjashtoheshin banorët dhe tarifat ishin më të larta. Nuk thuhet që vendoset sistem elektronik në rrugë kombëtare sepse bie ndesh me kodin, ajo që dua të them është që më duhet të them një sqarim të shpejtë, nuk ka asnjë përleshje për lekë, janë para për të hipur në kullë dhe varkë jo për të hyrë dhe dalë në park.
Ka përleshje për një arsye se ky deputeti që shihni këtu nuk ka pallat në atë park, nuk jam unë, jo të ndërtuar por të grabitur para se Sali Berisha të ikte nga pushteti, është tjetër kush, edhe po të doni e vijojmë muhabetin, nuk jam unë që kam resort, nuk jam unë që kam një pallat, që ka hyrë në det dhe ka vjedhur një ishull të tërë, nuk kam asnjë kushëri, nuk kam as fis as farë që ka 110 hektarë në kularë dhe për sugjerim boll bëtë sikur ziheni me këtë qeveri se këto 110 hektarë i keni nga ajo qeveri.
o.j/dita

Qe kur rruga per Lagune na qenka bere kombetare?
Shqiperia o Brace do nje damalug te mire dhe ata qe mund ta bejne kane shkuar ne Amerike e angli.E di pse ?Sepse bejne llogari qe pas damalugut duhen edhe 30 vjet te marre forme qe te jape prodhim toka.Me diktaturat Ajtollah-Rama-Berisha-Putine dhe Koreano verioret nuk e vlen,sepse jane te semure me semundjen e pushtetit,semundje e pa sherueshme dhe duhen 40 vjet .Bashkohuni te vendosni nje kryetar te ri.Kaq frike keni?Hidheni tutje Ramen se po merni me qafe femijet tuaj,niper e mbesa..Pas kesaj ka kush meret me Ramen dhe Berishen.Keto jane mjetet demokratike per te ecur perpara.
mirel ,sa per dijeni parqe kombetare mbrohen me ligj dhe hyrja ne ato ne bote nuk eshte falas.Taxa eshte simbolike sepse edhe do te parkosh por edhe te paguhet personeli qe miremban parkun.Ne kete qe po lexoj te Braces ka nje mish mash qe zoti e mer vesh.Ai e di shume mire qe kudo ne bote qe futet ne autostrade paguan.Bracja te jete me i qarte ne idete dhe problemat,jo me pasione .
mali
Po kush t’u drejtua ty mor …mor.. mor tip qe vret kohen ne internet me traplleqe. Jep mendimin tend per temen, mos ju drejto te tjereve se vec idiotesise nuk nxjer asgje tjeter ne shesh.
mirel ke bere nje pyetje ne hava dhe une tu pergjigja.Kur ben nje pyetje te pa percaktuar doemos c’do person mund te pergjigjet.mirel jo me larg por shko ne greqi te shkosh me duar ne xhep ne keto ambiente.Lexo me kujdes :taxe ne hyrje te parkut kombetar,jane parqe me 10- tra hektare dhe arinj,ujqer,dhe c’do gje.Atje ka personel qe pergjigjen per jeten tende dhe te udhezojne per c’do gje.Paguan 15 euro dhe shiko qejfin tend.Qellimi i shtetit eshte me shume te evindentoje personat qe hyjne per tu ardhur ne ndihme ne raste nevoje.Besoj e ke te qarte mirel .Pastaj z.mirel sqarimet meri nga Bracja sepse dhe une nuk e mora vesh.Edhe dicka z.mirel.Kjo bote keshtu eshte ndertuar disa te zgjuar disa trapa per kete arsye bota eshte e bukur..
Dikur , në kohrat e Ali Tepelnrave që u bën sundimtar, ishin kusarët ose kaçakët që zinin rrugët dhe duke tundur hanxharin mbi kokë, ndalonin udhëtarët dhe me kërcënim për jetën u thoshin paguaj që të kalosh. Sot në Shqipëri këtë punën e kaçakut të dikurshëm e bën i nderuari kryeministër dhe hanxhari i tij quhet hu elektronik në rrugën e kombit dhe në Divjakë dhe duke tundur me kërcënim hurin e tij ngrehosur mbi kokën e udhëtarëve u thot, paguaj se nuk të le të kalosh, rruga nuk është e juaja por është prona ime.
Rruga ku kaçaku i marrosur Edi Rama do të ver hanxharin e tij elektronik quhet dhe është Divjak plazh dhe jo Divjak park dhe pothuaj 100 % e udhëtarëve, shqipëtar dhe të huaj nuk ven për të vizituar parkun por plazhin, as u vete ndër mënt të vizitojnë parkun sikur psh do të vinin tek Syri i kaltër apo në Butrint, madje në anë të rrugës në park është një gardh i pakalushëm me tela me gjëmba, duke shmangur që udhëtarët të futen në park.
Divjakasit e tre brigadave të malit që sfiduan me guxim edhe diktaturën e frikshme të pseudo marksist leninistit Enver Hoxha dhe u hodhën në grevë dhe nuk u tërhoqën dhe hoqën qafesh dy horrat që sundonin kooperativën atë kohë të vështirë të tufëzimit kriminal, të mos tërhiqen. Atë hun elektronik të të shkalluarit nga kusaria Edi Ramës që do ta ngreh në mes të rrugës pa pikë turpi, tja çojnë ministreshës Margariti dhe le ta mbaj atje në qoftë se i pëlqejnë hunjtë e Edi Ramës, të shkalluarit që do të bëhet pronar i porteve, aeroporteve, rrugëve , parqeve……..duke tundur hanxharët e tij elektronik mbi kokën e shqiptarve , joooooo…..,
pylli është i divjakasve , i popullit që e ruajti dhe nuk lanë barbarizmin anti natyrë që u bë kudo duke prerë pyje të tëra dhe e ruajtën dhe nuk do të lejojnë që pronar i pyllit dhe rrugës për në plazh përmes pyllit të bëhen pronë private të kusarit të marrosur që po privatizon për llogari të dinastisë së tij të kusarisë, me hanxhar elektronikë, me PPP, me konçensione, me investitor strategjik të gjithë pasuritë e shqipëtarëve, të gjithë vëndin.
Mos e lini kaçakun me mëndësinë e epokës së kusarit Ali Tepelena tu dal para dhe duke tundur hanxharin e tij elektronik mbi kokën tuaj tu thoj paguaj që të kalosh në rrugë. Policë, jeni pjes e popullit dhe mos u bëni roje bastarde të hunjëve elektronikë të horrit Edi Rama që i nxjer pa pik turpi mes për mes rrugës që është e popullit , e juaja e gjithë shqipëtarëve dhe ai thot paguaj që t’më ngrihet huri mua që të kalosh duke ulur kurizin posht hurit tim të ngritur mbi rrugë.