Nga John Bolton
Sulmet e militantëve të grupimit rebel Huthi ndaj anijeve tregtare por edhe anijeve të Marinës Amerikane në Detin e Kuq, e kërcënojnë ekonominë globale, duke rrezikuar rrugën tregtare shumë të rëndësishme në Kanalin e Suezit.
Si të mos mjaftonin 14 sulme të tilla në muajin e kaluar, dhe drejtpërdrejt kundër Izraelit, Irani i është bashkuar tani zyrtarisht konfliktit. Pentagoni deklaroi më 23 dhjetor se një dron i lëshuar nga Irani, goditi një anije tregtare të lidhur me Izraelin në ujërat e Oqeanit Indian.
Ajo ishte hera e parë që nga 7 tetori, që Uashingtoni e fajësoi drejtpërdrejt Iranin, pavarësisht mbi 100 sulmeve të mëhershme ndaj personelit amerikan në Irak dhe Siri nga milicia shiite e varur nga Irani, për të cilat Shtëpia e Bardhë ka ngurruar të përmendë publikisht përgjegjësinë.
Teherani e mohoi sulmin e ndodhur në Oqeanin Indian, duke përsëritur justifikimin e tij se Hamasi vepron në mënyrë të pavarur në luftën kundër Izraelit. Megjithatë, pas atij incidenti India vendosi në rajon destrojerët e saj të pajisur më raketa të saktësisë së lartë, dhe po kërkon më shumë prova mbi autoret e sulmit.
Por pas Krishtlindjeve, Irani kreu “gafën klasike të Uashingtonit – pra tha të vërtetën aksidentalisht – kur Korpusi i Gardës Revolucionare e cilësoi sulmin barbar të Hamasit si “një nga aktet e hakmarrjes për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani nga SHBA dhe sionistët”.
Hamasi nxitoi të mohojë lidhjen, por përgënjeshtrimi i tij ishte po aq i pabesueshëm sa edhe përpjekja e mëvonshme e Gardës Revolucionare për t’u distancuar nga deklarata e mëparshme. E vërteta është se Irani ka kryer drejtpërdrejt një akt lufte kundër asaj që besonte se ishte një objektiv izraelit.
Edhe pse vështirë se mund të krahasohet me barbarinë e Hamasit, me sulmet e Hezbollahut dhe Huthi-t, me mbështetjen masive në armatime dhe të dhëna të inteligjencës, Teherani e ka kaluar kufirin. Supozimi i shumë ekspertëve në Perëndim, është se duhet të presim akoma më shumë sulme ditët në vijim.
Për shembull Irani ka kërcënuar së fundmi se do të bllokojë transportin tregtar nëpër Mesdhe. Ndaj është lufta e tij, ajo që e nxit përshkallëzimin e mundshëm të situatës, dhe jo vetëmbrojtja e Perëndimit. Administrata Biden, shumica e mediave dhe propaganduesit pro-iranianë, mund të vazhdojnë ta shpërfillin realitetin se kush po sulmon dhe godet në këtë konflikt.
Por po rriten në mënyrë të pashmangshme provat se sulmet e 7 tetorit, synonin të derdhnin gjakun e hebrenjve për të zbatuar strategjinë e “unazës së zjarrtë” të Soleimanit, ku Irani nxit shpërthimin e luftës në shumë fronte, duke i drejtuar operacionet nëpërmjet terroristëve dhe aktorëve shtetërorë që ai ka armatosur, trajnuar dhe financuar.
Objektivat afatshkurtra të Iranit mbeten ende të mjegullta. A ishte sulmi brutal i papritur i Hamasit një lojë e veçantë, për të parë nëse do të binte qeveria e Izraelit; për të vlerësuar mbështetjen perëndimore për Izraelin; për të bllokuar rivendosjen e raporteve të plota diplomatike Izrael-Arabi Saudite, apo një kombinim të të të gjithave këtyre?
Apo Irani po priste të shihte nëse Izraeli do të bllokohej ushtarakisht në Gaza, dhe më pas të vendoste se cili do të ishte hapi i tij i ardhshëm? Apo sulmi ishte nja nismë vetjake e Hamasit? Që nga ajo kohë edhe Hezbollahu ka lëshuar raketa dhe mortaja në drejtim të Izraelit, duke e detyruar këtë të fundit të evakuojë civilët nga një brez 2 kilometra i gjerë përgjatë kufirit me Libanin.
Ndërsa Hezbollahu nuk ka nisur ende një sulm të plotë, ai ka shtuar arsenalin e tij, ndoshta në pritje të momentit të përshtatshëm për të goditur. Sulmet e milicisë Huthi dhe shiite janë përballur vetëm me përgjigje të dobëta dhe joefektive nga ana e Perëndimit.
As Hamasi, as Huthi-t dhe as milicia irakiane nuk e kanë nxitur ende SHBA-në apo Izraelin të hakmerren drejtpërdrejt kundër Iranit. Natyrisht, Teherani nuk ndihet mjaftueshëm nën presion për të frenuar milicitë që varen prej tij, duke dëshmuar se Perëndimi nuk ka krijuar kushte për parandalimin e konflikteve.
Shtëpia e Bardhë dhe zëdhënësit e saj, përsërisin pafundësisht se nuk duan përhapjen e konflikteve aktuale. Por mungesa e një strategjia reale të Biden, e bazuar vetëm tek shpresa, nuk do të ketë sukses. Vetëm nëse Izraeli, Amerika, Britania dhe të tjerët tregojnë se kanë vendosmërinë dhe aftësinë për t’i shkaktuar kosto të mëdha Iranit, si ndëshkim për sulmet e tij, ata do t’i bindin Ajatollahët se vazhdimi i mëtejshëm në këtë rrugë, do t’iu sjellë atyre dhimbje të patolerueshme.
Dhe ka shumë të ngjarë, që vetëm forca e drejtpërdrejtë ushtarake, e përdorur ndaj objektivave më të rëndësishëm brenda Iranit do të imponojë kosto të tilla, duke i treguar Teheranit se i ka bërë llogaritë gabim jo vetëm mbi Izraelin, por edhe për presidentin amerikan Joe Biden dhe Perëndimin në përgjithësi.
Pikërisht për këtë arsye, janë aq të rëndësishme provat e një sulmi të drejtpërdrejtë iranian ndaj anijes tregtare në Oqeanin Indian. Prej vitesh ka qenë e qartë se përmbysja e regjimit të mullahëve dhe zëvendësimi i tyre me ndonjë formë tjetër qeverisjeje që gëzon mbështetjen e qytetarëve të Iranit, është thelbësor për reduktimin e pasigurive në mbarë Lindjen e Mesme.
Financimi i veprimeve terroriste kundër Izraelit nga vendet arabe, është sot më i vështirë, sidomos tani që po zgjerohen marrëdhëniet e plota dhe të hapura diplomatike me Jerusalemin. Nëse zhduket financimi i i Iranit ndaj Hamasit, Hezbollahut, Houthi-ve dhe barbarëve të tjerë, do të bjerë dukshëm aftësia e tyre për të mbijetuar, përveçse në kampet e largëta stërvitore në Afganistanin e sunduar sërish nga talebanët. Ky është rezultati që duhet të synojnë të arrijnë Uashingtoni dhe Londra.
Në vend se ta nxisin Izraelin për më shumë “ndërprerje të luftimeve” dhe “armëpushime”, ata duhet ta lejojnë Jerusalemin të arrijë objektivin e tij legjitim për ta eliminuar Hamasin si forcë ushtarake dhe politike. Kjo është mënyra më e sigurt për t’i bindur Ajatollahët e Iranit, se loja ka dështuar dhe fundi i tyre mund të jetë shumë pranë.
—–
Burimi: Daily Telegraph
Shënim: John Bolton, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare të SHBA-së, në kohën e presidencës Trump.

Skenar i parapergatitur e planifikuar kjo e Iranit sipas simulimit te Forumit Ekonomik Boteror me emrin CYBERPANDEMIC. Une mendoj se do ta shtjellojne keshtu.
1. Inskenohet nje konflikt nga Izraeli me Iranin.
2. Perendimi shpall aleancen me Izraelin.
3. Rusia dhe Kina dalin ne krah te Iranit.
4. Krijohet nje blackout Interneti, Energjie dhe Komunikacionesh afatgjate ne vendet Perendimore, dhe kjo do justifikohet si nje sulm Kibernetik nga Irani, Rusia apo Kina. Preken Bankat dhe llogarite Bankare.
5.Te gjitha shtetet e perfshira, pastaj bien dakord ne nje marreveshje nga UN dhe qe te mos perseritet kjo, duhet nje Idemtitet Dixhital i unifikuar per c’do person qe te kete akses ne rrjet apo te mare sherbime e te udhetoje, si dhe do behet thirrje te eliminohet paraja fizike, dhe Identitetit Dixhital ti bashkangjitet nje Kriptomonedhe CBDC nga Bankat qendrore. Neqoftese arrihet kjo, i thoni lamtumire Lirive Individuale dhe Prones.
Koha e venies ne pune te ketij plani mund te jete 2024, 2025 ose 2026-ta.
Te shohim.
Ti o Pordhikso vazhdo te germosh, vazhdo te besh Nostradamusin ketu, me futja pordhe e gri sallate. E perse na u dashka Perendimi ti beje gropen vetes , apo si puna e cifuteve qe sajuan Hitlerin qe te shkerdhente nja 6 milion prej tyre, qe ata pastaj te krijonin Izraelin. O Pordhiks, mlidh menjen or torrollak. Hajde veme nje bast qe keto qe thua ti nuk kane per te ndodhur as deri ne 2030. Qe thua ti keto s’kane per te ndodhur kurre, po une po e ve 2030, nja 4 vjet me vone se afati me i fundit qe ke vene ti qe basti te kete nje fund kohor. Mjaft mashtrove!!!!!!!!!!!
Cdo kapardisje e terrorit ne bote,ka emrin e nje presidenti te pazote Amerikan.
Irani ka emrin e presidentit Karter,qe ne vend qe te sulmoje Iranin qe kur u mor peng ambasada Emerikane,hyri ne bisedime,ndernjetsime te perulura,qe e trimeroi Iranin dhe e beri kete qe eshte sot.
Lavdi presidentave Regan,Bush,Bush junjor,Klinton,qe e bene Ameriken Fuqi globale.
Ky qe eshte,eshte per drejtor Azili.
Kush “Perendim” do sulmoje Iranin or Bolte?
Gjeni dot budallenj ne Itali, Britani, France, Gjermani qe ti sulen Iranit se doni ju Daj Sami…
kur iranianet jane kembekryq ne keto vende biles me Pasaporta si shtetas te tyre?
Pertvishini vete menget ne paci bythe e suluni kunder Iranit.
Per te Eksportuar atje DEMOKRACINE, sigurisht!
Ate DEMOKRACI qe Eksportuat edhe ne Afganistan kur iket me bisht nder shale duke lene pas shkaterrime e te vrare.
Mblidh mendjen Bolte1 Ne PERENDIM nuk gjen askend te kete oreksin qe te sulmoje Iranin.
Mbase ndonje te gatshem per kete afere mund ta gjeni vetem ne Ballkanin Perendimor atje ku keni strehuar ata Muxhahedinet Iraniane qe per ndoshta 1000 vjet mund ta rrezojne Regjimin ne Iran.
I qeverisë Trampë ishte ky far demagogu vegël i koleteralëve Irani për fatin e tyre nuk lejon që judët ti fusin hundët në qeveri ashtu si rusët dhe ukrainasët
Sikur ju ta vleresoni nje sulm prej atyre qe ju e mendoni,ju si e thoni si e mendoni: ju verte e meritoni nje sulm te atille ngase jeni nje kancer i njetezimit njelloj si ruset ,serbet,greket kunder njerezimit?.Neqofte se ju jeni lufte nxites ,keni nje politike per te cfarosur popuj te cilet nuk jane si ju dhe se nuk mendojne si ju,(sepse ju po shkaterroni edhe pooullin tuaj brenda irant) kjo nuk eshte se eshte ndonje avaz i ri .Bota perparimtare,sidomos SHBA,ANGLI GJERMANI..I vleresojne synimet tuaja djallezore prandaj edhe po vendosen qe tua nderpresin hovin tuaj,bejne mire.Ju e nxitet pooullin palestinez qe tani po perballet me shume viktima,shkaterrime ,ju dhe hamasi famekeq ,turqia rusia,tani mbani issooo ,kurse atje vriten gra femi,njerez te pa fajshem prandaj po te jeni ata qe ndizni vatra zjarri,te digjeni fare nga kjo toke.
akti terrorrist cifut qe vrau civilet ne Iran
futja pordhes, ku e gjete qe e bene cifutet? Aop hajt ta hedhim nje shashke te shohim ca behet…
Izraeli s’ka shans te beje gjera te tilla, qofte per zgjedhje parimore, qofte per zgjedhje pragmatike. Izraeli e di shume mire qe humbet shume ne planin e mbeshtetjes politike nderkombetare nqse ben gjera te tilla.