Nga Lorenc Vangjeli
Rama i ka përcillte gjithmonë me tallje protestat e opozitës zyrtare kundër tij. Me më shumë qesëndi sesa me instikt politik, kështu u përball ai edhe me valën e tyre të dhunshme mbas djegies së mandateve në 2019-ën, kohë kur opozita u vetëvra, me sukeses të plotë. Dhe si për të cuar deri në fund argëtimin, atëherë i gostiste me një koktejl gazi lotësjellës protestuesit e tradhëtuar nga drejtuesi i tyre i lig, naiv e shejtanbudalla.
Edhe më shumë ironi kishte për protestat e PD-së me Berishën në krye. Grushtit gjithmonë e më të rrudhur të protestuesve, ju afronte si qerasje nga “lokali” përsëri gazin lotësjellës dhe dushin me ujë me presion e spray-n me piper. Duke i shpëtuar në këtë mënyrë nderin Berishës që nuk arrinte dot të koagulonte mllefin ndaj qeverisjes së Ramës me masivitet.
Protestat e fundit në Tiranë, me zanafillë Zvërnecin janë ndryshe. Për t’ju përgjigur atyre ai morri borxh, si nder të kthyer mbrapsht nga Berisha, fjalorin e dikurshëm të këtij të fundit. Kryeministri përdori shprehjen se “…ata vijnë vërdallë si çakejtë e Agimit të Artë…”. Duke lënë kështu të kuptohet se ata janë ushtarë të një beteje që nuk ja njohin komandantët. Në kohën kur cdo krahasim mbart mëkatin e të qenit i calë, krahasimi i kryeministrit në cdo rast është më së paku i gabuar dhe i ekzagjeruar.
Në protestën e Parfumit, siç po quhet ajo që po ndodh prej pak ditësh në Tiranë, në prerje tërthore, ka një masivitet të panjohur më parë të rinjsh e të rejash. Nga të gjitha shtresat dhe kategoritë e shoqërisë. Që nga ata që i zemëron ndershmërisht dhembja për flamingot e pelikanët e rrallë, tek anarkistët e neomarksistët që urrejnë kapitalin. Mes tyre, mbase mund të gjendet edhe një bërthamë e frymëzuar nga axhenda joshqiptare, sic beson vetë Rama. Por në masivitet ata janë pjesë e një opozite shumë herë më të madhe se ajo që përfaqësohet nga flamuri zyrtar i opozitës dhe shtizat kundër pozitës. Eshtë ajo pjesë e qytetarëve që refuzojnë ndarjen klishe mes të majtës e të djathtës, pushtetit të shumicës dhe atij të pakicës dhe që janë të frustruar nga Republika e re e ZeqiLandit, që nuk i jep qytetarëve të tij shanse të barabarta. Që ndjejnë se politika, edhe kur betohet në emër të tyre, nuk i përfaqëson më prej kohësh.
Që janë të papunë dhe që me lezet ju tregohet se bota e lirë është vetëm disa dhjetra minuta larg me avion nga Rinasi nga ku i çojnë këmbët ku hedhin sytë. Që vuajnë shpërndarjen tmerrësisht të pabarabartë të të ardhurave e rritjen brutale te çmimeve. Që shohin si janë përmbysur hierarkitë morale të shoqërisë, ku i forti dhe banditi nderohet dhe varfëria e ndershme konsiderohet krim i pafalshëm.
Që janë dëshmitarë sesi vota e tyre numërohet, por nuk arrin të zgjedhë. Që shohin sesi një elitë banale dhe e emëruar, në politikë dhe në biznes, është e ndarë prej jetës së tyre edhe formalisht me gardhe në oaze vaniteti. Që produkti i vjedhjes nuk fshihet, por mburret krenarisht si zotësi. Frustrimi tyre si spektatorë të dënuar të ndjekin spektaklin real të Big Brotherit, me të njëjtët personazhe prej më shumë se tre dekada, personazhe që ndryshojnë vetëm rolet, por jo emrat, ka arritur në pikën e vlimit.
Pikërisht këtë prerje tërthore të Protestës së Parfumit duhet të analizonte një politikan veteran si Rama. E pas kësaj, me shumë gjasë, do të ndryshonte krejtësisht edhe qasjen ndaj saj.
Koha do të dëshmojë, edhe nëse protesta do të shuhet gradualisht me ardhjen e verës dhe Kampionatit Botëror, që armiqtë e Edi Ramës janë shumë më shumë sesa ata që dalin në Bulevard. Me gjasë ata do të kenë në portret edhe zili fqinjësh, edhe luftë hibride nga vende jo miqësore me Shqipërinë, por edhe shumë më shumë se kaq.
Ndoshta mund të vërtetohen edhe teori konspirative që lidhin Sorosin e famshëm me një hakmarrje kundër ish-birit për shpirt nga Shqipëria bashkë me ish-birin e rënë në fatkeqësi që e ka dashur dikur me shpirt ish-atin. Dhe nuk përfundon këtu se këtu mund të fillojë. Ajo që është tmerrësisht shumë dhe një faturë që Shqipëria dhe vullnetet vetjake të Ramës mund të detyrohen ta paguajnë deri në fund të këtij viti, është shndërrimi i Zvërnecit si një Casus Belli, një shkak për luftë mes presidentit Trump e demokratëve në SHBA. Kur Kongresi e Senati mbas zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor, me të gjitha gjasat do të kërkojnë të hetojnë nëse e Bija dhe Dhëndri i Presidentit Trump kanë përdorur influencë politike për biznes privat.
Dhe përtej tyre, mund të shfaqet edhe segmente evropiane, ndoshta gjermanë e britanikë, që përtej gjuhës formalisht korrekte, e kanë të vështirë të bashkëjetojnë me një president amerikan, së paku atipik e të paparashikueshëm. Dhe që do të fërkonin duart nëse Shqipëria afronte një armë spektakolare për luftën ndaj tij. Mjafton të shihet CNN, New York Times-i dhe një seri mediash tradicionale evropiane për të kuptuar se cfarë sheh syri sot, është shumë më pak se ajo që mund të ndodhë nesër.
Në këtë front të bashkuar armiqësish, kryeministri Rama që e ka thënë me ëndje dikur se jeton “…në vetminë e majave”, megjithatë nuk është vetëm. Ai ka për aleatë atë masë të panjohur shqiptarësh që i kanë llogaritur tashmë si në xhepat e tyre katër miliardët e premtuara të investimit dhe një pjesë tjetër shqiptarësh indiferentë, që nuk dallojnë ndryshimin mes flamingove dhe harabelave.
Përtej tyre, nuk ka më llogari forcash. Pa mbështetjen e ish-miqve me të cilët fitoi “revolucionin” antiBerishë në 2013, pa simpatinë e miqve të rinj që ka rekrutuar në rradhët e armiqve të vjetër, pa besnikërinë e mercenarëve me shumë padronë si k..rvat me shumë klientë, i rrethuar vetëm nga seria e pabesueshme e kulprave mizore që i janë bashkangjitur dhe nëpunësve që ai vetë ka emëruar si politikanë, Rama duhet të llogarisë edhe lodhjen nga pushteti. Në gjithë këtë tablo të zymtë, për paradoks, i mbetet gjithashtu të shpresojë tek ndihma bujare e armikut të tij të betuar Sali Berisha.
Rama ndoshta ende shpreson të llogarisë që përballë portretit të ashpër të Berishës, të sakatuar nga Gërdeci e të pushkatuar në 21 Janar, të vazhdojë të ngjajë si një gjimnaziste që për një një trill të momentit, ka humbur virgjërinë me fqinjin harrakat të lagjes. Fundja, kjo është botë kontrastesh dhe hesapi: “Po mirë iku, por kush vjen?”, është gjithmonë një dilemë që kërkon zgjidhje…!
JAVA

O Vangjel, o derman, po edhe ti ore..? Paskeni qene kaq te permalluar per nje proteste? nuk e keshem ditur, pa d’e benim nje …
po kjo eshte proteste leshi, anarshiste, qeflinj, snobe, vanitoze dhe me te ndershit cartriste, kjo eshte si shpi me 40 pleq ,kujt t’ja prish e kujt t’ia ndreq, nga kjo surrogato pret ti ore? Ti qofsh se te dija me mend meqe qe je nga ai cik vend. Qysh ore masturboheni keshtu ne mes te dites, allah, allah, beni qef me zhapa pjepri, yyy
I’m or Karaxhoz ramalepires
Rames me sorro analistet ju ka rene Protesta ne koke.
Nuk po dijne si ta perqeshin,JU kane rene brekushet pertoke
Jane agjente te Greqise,te Iranit,ne fund dolen pa koke.
Kta po ndezin Shqiperine dhe tunden Gjithe nje Bote.
O Hajdut nuk ke shpetim,As Berisha te shpeton Sot.
Eshte URREJTJA POPULLORE,qe Ti nuk e blen dot.
Habil arab nga bregu lumit te qifsha motren, nga nje protestuee
thundrak, q.fsh te t’eme e befsh te t’ate
Me lepifsh karin bashke me motren dhe mamane.
Habil arab nga bregu lumit te qifsha motren, nga nje protestuee
Zverneci ishte pika qe derdhi Kupen e mbushur plot.
Kete kurre ata qe duan te vdesin ne pushtet nuk e kuptojne, kujtojne se me hedhje hi syve mund te kalben ne pushtet.
Por vjen momenti e durimi soset. Eshte nje durim i sprovuar sa here merrte rrugen jashte ky palaco-kryeminister e pastaj ky popull nga media te huaja mesonte per afera e pazare te tij mbi kurriz te vendit per gjoje ” ne te mire te vendit ” (!) Asnjehere sqarim publik, vetem skuthi e plote e parfumuar nga mediat qe i rrijne si mizat ne mut e ushqehen aty.
Ashtu u mesua nga mediat e huajaper armet kimike irakene qe donte ti sillte per demontim ketu.
Pastaj me sjelljen ne vend te mijra Muxhahedineve te MEK (opozitare iraniane qe askush nuk do pranonte ti strehonte), te Afganeve te administrates amerikane pas ikjes amerikaneve qe andej, per ngritjen e kampeve-burgje per refugjatet qe Meloni nuk i do ne Itali, e se fundi per ti dhene familjes presidentit Trump troje nga vendi per resorte si me i pas trashegim nga baba.
A tentoi me teper se kaq ai Esat Pash Toptani se sa ka bere ky Ram Sulltani?
Rama me të vërtetë ka marrë fund. Popullit i ka ardhur në majë të hundës nga ky arrogant, që nuk ka pyetur kurrë për opinionin publik. Që i dukej vetja si lider global, mik me Macron, Merz, Starmer etj etj. Pra i madh midis të mëdhenjve. Mbretërimi i tij mbaroi. Tani e tutje gjithçka do të jetë ndryshe. Për të gjithë pushtuesit e fronit, pra pushtetarët. Rama do përpëlitet edhe ca kohë. Do bëjë sikur nuk pyet për manifestuesit. Por tani çdo gjë ka marrë fund. ylli i tij u zvenit brenda dhe jashtë vendit. Mbaruan udhëtimet e tij të përjavshme nëpër botë, për të ndrequr hallet e këtij planeti! Tani ai do e dëgjojë shumë më tepër opinionin e njerëzve. Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Rama n’burg – Berisha n’burg! Kjo lëvizje qytetare do mbahet mend dhe do hyjë në histori. Gjyshërit më vonë do u thonë nipërve dhe mbesave: “Edhe unë isha aty!”. Njëlloj siç mbahet mend lëvizja e dhjetorit e studentëve. Tani nuk ka më të paprekshëm. Që mund të bëjnë si të duan me pasuritë e vendit. Do hapen mirë defterët dhe do shihet se si është shitur dhe copëtuar Shqipëria gjatë këtyre 36 vjetëve shkërdhatokraci. Dhe dikush do të përgjigjet. Manifestimet dëshmuan se njerëzit nuk janë të kënaqur nga mënyra se si është drejtuar vendi gjatë këtyre 36 viteve. Sesi është pasuruar një kastë duke vjedhur pasuritë e të gjithëve. Këta që demonstrojnë nuk duan kthimin e sistemit të vjetër, por një kapitalizëm me fytyrë Njeriu. Ky është një revolucion tjetër që do hedhë në kosh përfundimisht kastën mashtruese që doli në skenë pas vitit 1990. Asgjë nuk kthehet më pas.
Protesta duhet te largoje damken Greke te Rames vetem me nje Parulle te Qarte qe demaskon Armikun dhe Tradhetarin e Vertete, sherbetorin e Greqise, Edvin Ramutin
Protesta duhet te ndaloje Ramen te coje Detin ne Hage.
KEshtu, Protesta lan dhe duart me Greqine.
E kuptoni qe eshte nje element i domosdoshem qe duhet patjeter te ravijezohet ne Proteste
SOVRANITETI TERRITORIAL
Stop shitjen e SHqiperise
Larg Duart nga Deti
U përplasa rastësisht ballë për ballë në shkëmbin rruge ke ura e 1 Majit me Loqrencin. Ishte fillikat, ecte kuturú si i shkapërdisur, ndërroi drejtim pa e ditur se ku shkonte.
E pyeta me pak qesëndi, Lorenci je ti mo? S’mu përgjigj, kthehu kokën dhe shpejtoi hapat. Hahaha. Është “opinionist” – thashë me vete.
Opinionet ja kemi lexuar, e dimë se si i përdredh teoritë. E dimë se si i ndryshon variantet. Opinioni i tij varet sipas situatës. Vrapon nga fryn era.
Ç’të thuash më për Gjel kaposhin. Kur i bien puplat muk fluturon dot më. Futet në kafaz dhe pret ta ushqejnë me fara luledielli.
Kujdes protestues. Ruajeni veten nga ky soj dredharakësh. Mos i lini t’ju përçajnë. Kujtoni rolin e pardesybardhëve që shpërndanë protestat madhore në kulmin e ndërrimit të sistemit.
E me që jemi ke protestat, të vetme të këtij lloji pas atyre të janarit 2011 që përfunduan me gjakderdhje dhe dorovitje pushteti, dhe jehonën që ato po përcjellin
Edhe një herë se na u fikën dritat këtu në Zvërnec…
U përplasa rastësisht ballë për ballë në shkëmbin rruge ke ura e 1 Majit me Loqrencin. Ishte fillikat, ecte kuturú si i shkapërdisur, ndërroi drejtim pa e ditur se ku shkonte.
E pyeta me pak qesëndi, Lorenci je ti mo? S’mu përgjigj, kthehu kokën dhe shpejtoi hapat. Hahaha. Është “opinionist” – thashë me vete.
Opinionet ja kemi lexuar, e dimë se si i përdredh teoritë. E dimë se si i ndryshon variantet. Opinioni i tij varet sipas situatës. Vrapon nga fryn era.
Ç’të thuash më për gjelin. Kur i bien puplat muk fluturon dot më. Futet në kafaz dhe pret ta ushqejnë me fara luledielli.
Kujdes protestues. Ruajeni veten nga ky soj dredharakësh. Mos i lini t’ju përçajnë. Kujtoni rolin e pardesybardhëve që shpërndanë protestat madhore në kulmin e ndërrimit të sistemit.
E me që jemi ke protestat, të vetme të këtij lloji pas atyre të janarit 2011 që përfunduan me gjakderdhje dhe dorovitje pushteti, dhe jehonën që ato po përcjellin, është logjike që do mbijnë si kërpudhat pas shiut dhe do hiqen si “përkrahës e mbështetës” të protestave edhe ata që heshtnin kur ishte koha për të ulërritur, dhe zgërdhiheshin në studio televizive kur duhej të heshtnin.