Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tarifa për praktikën e detyrueshme/ Nis të hënën regjistrimi, afatet për praktikat profesionale në 6 profilet mjekësore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tarifa për praktikën e detyrueshme/ Nis të hënën regjistrimi, afatet për praktikat profesionale në 6 profilet mjekësore
AktualitetShoqëri

Tarifa për praktikën e detyrueshme/ Nis të hënën regjistrimi, afatet për praktikat profesionale në 6 profilet mjekësore

Published: July 16, 2022
Shpërndaje

Aplikimi për praktikat profesionale në shkencat mjekësore teknike nis javën e ardhshme. Të gjithë kandidatët që kanë kryer studimet universitare në një nga gjashtë profilet mjekësore, si: infermieri e përgjithshme, fizioterapi, teknikë laboratori, teknikë imazherie, mami apo logopedi, do të duhet të regjistrohen në datat e përcaktuara për të zhvilluar praktikën profesionale me mbikëqyrje, vlerësimi pozitiv i të cilës është vendimtare në vijimin e procedurave të mëtejshme të konkurrimit për sigurimin e lejes së ushtrimit të profesionit.

Urdhri i Infermierit bën me dije se edhe për këtë sezon të aplikimit për praktikat profesionale 3 mujore me mbikëqyrje regjistrimet do të zhvillohen pranë vendbanimit të çdo kandidati në datat 18-22 korrik. Për secilin nga gjashtë specialitetet mjekësore është përcaktuar edhe data se kur ccdo person duhet të paraqitet për të konfirmuar procedurat e regjistrimit. Kështu, të parët që do të duhet të paraqiten pranë strukturave rajonale përgjegjëse të këtij urdhri janë kandidatët e profilit të fizioterapisë. Këta të fundit duhet që të dorëzojnë dosjen e përcaktuar të regjistrimit në datën 18 korrik. Një ditë më pas, procedurat e regjistrimit do të vijojnë me kandidatët e diplomuar në logopedi dhe mami. Më tej në datën 20 korrik, pranimet do të vijojnë me kandidatët e dy specialiteteve të tjera, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie. Duke qenë se numri i të diplomuarve në infermieri është i lartë, për këtë profil procesi i regjistrimeve do të zhvillohet në dy data, përkatësisht me 21 dhe 22 korrik.

Autoritetet e Urdhrit të Infermierit konfirmojnë se në dosjen e regjistrimit çdo kandidat duhet që të përfshijë: kartelën e plotësuar sipas formatit të përcaktuar, kërkesën e anëtarësimit të plotësuar me shkrim dore po sipas formatit të përcaktuar, diplomën dhe listën e notave të noterizuar. Në mungesë të diplomës mund të dorëzoni një vërtetim të marrë nga universiteti që keni ndjekur ku të konfirmohet përfundimi me sukses i studimeve universitare. Pjesë të dosjes duhet të bëni edhe një CV, fotokopje të Kartës së Identitetit ose Pasaportës, 6 fotografi dokumenti (me veshje serioze), si dhe mandat pagesë në llogari të Urdhrit të Infermierit prej 3 000 lekësh të cilën duhet ta shlyeni në një nga bankat e nivelit të dytë të përcaktuara.

- Publicitet -

Në përfundim të procedurave të regjistrimit kandidatët do të pajisen me librezën e praktikës profesionale që përmban informacion të përgjithshëm për Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë, për temat që do të përgatitet për zhvillimin e provimit të praktikës profesionale dhe ku do të bëj plotësime për praktikën që do të zhvilloj me mbikëqyrësin. Po ashtu do të pajiseni edhe me Kartën e Identifikimit të praktikës profesionale, të cilën praktikanti duhet ta ketë gjatë ushtrimit të praktikës profesionale me mbikëqyrje. Në përfundim të praktikës, secili kandidat duhet të kalojë edhe testimin final, rezultatet pozitive të të cilit i hapin udhë vijimit të procedurave për dhënien e provimit të shtetit, nëpërmjet të cilit merret edhe leja e ushtrimit të profesionit. Testimi profesional jepet para një komisioni të posaçëm të ngritur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Urdhri i Infermierëve, ku kandidatët do të përgjigjen me gojë dhe praktikisht.

Datat e regjistrimit për secilin profil mjekësor:

  • Në datën 18 korrik do të zhvillohen regjistrimet për kandidatët e Fizioterapisë.
  • Në datën 19 korrik do të zhvillohen regjistrimet për kandidatët Logopedisë dhe Mami.
  • Në datën 20 korrik do të zhvillohen regjistrimet për kandidatët e Teknikë laboratori dhe Teknik imazherie.
  • Në datat 21-22 korrik do të zhvillohen regjistrimet për kandidatët Infermieri e Përgjithshme.

Dosja që duhet të dorëzoni për praktikën duhet të përfshijë:

  • Kartelën e plotësuar sipas formatit të përcaktuar.
  • Kërkesë anëtarësimi, me shkrim dore sipas formatit të caktuar.
  • Diplomën dhe listën e notave të noterizuar.
  • Në mungesë të diplomës duhet të paraqisni një vërtetim nga Universiteti.
  • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose Pasaportës dhe CV.
  • Fotografi dokumenti (me veshje serioze).
  • Mandat pagesë për tarifën e praktikës prej 3,000 lekësh.

Pas dorëzimit të dosjes kandidatët do të pajisen me:

  • Librezën e Praktikës Profesionale, e cila përmban informacion të përgjithshëm për Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë, për temat që do të përgatitet për zhvillimin e provimit të praktikës profesionale dhe ku do të bëj plotësime për praktikën që do të zhvilloj me mbikëqyrësin.
  • Kartën e Identifikimit të praktikës, dokument të cilin praktikanti duhet ta ketë gjatë gjithë kohës së ushtrimit të praktikës profesionale.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  4. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  5. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?