Për të mos rrezikuar hyrjen në sezonin e parë të provimeve për këtë vit akademik, studentët duhet që të shlyejnë edhe tarifën e shkollimit për vitin që janë duke ndjekur. Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës, ka konfirmuar nisjen e procedurave për shlyerjen e tarifave vjetore të shkollimit, nga studentët e të gjitha cikleve qëzhvillohen në këtë institucion të arsimit të lartë publik.
Sipas vendimit të marrë nga Senati Akademik i Universitetit Politeknik, përcaktohet se pagesa e tarifës për ciklin e parë të studimeve dhe programin e integruar, duhet që të shlyhet përpara fillimit të sezonit të provimeve të dimrit. Pagesa për studentët që ndjekin ciklin e dytënë programet “Master”, do të bëhet e ndarë në dy këste, ku kësti i parë do të duhet të shlyhet po ashtu para nisjes së sezonit të provimeve që do të zhvillohet gjatë muajit të ardhshëm.
“Njoftohen të gjithë studentët në të gjitha ciklet e studimit me kohë të plotëse ka filluar shlyerja e pagesës së tarifes së shkollimit të tyre për vitin akademik 2022-2023. Pagesa do të bëhet pranë bankës së nivelit të dytë të përcaktuar, duke depozituar faturën për arkëtim, të cilën duhet që ta shkarkoni online nga faqja zyrtare e këtij institucioni të arsimit të lartë publik. Pagesa e faturës më pas duhet të dorëzohet nga studenti ose me prezencë të tij pranë zyrës aktuale të financës, ose me e-mail vetëm në adresën e emailit të specialistes së financës së këtij fakulteti”, konfirmojnë autoritetet e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Edhe për këtë vit akademik, mesatarja do të jetë kriter, në lidhje me shlyerjen e tarifës së plotë, apo të reduktuar të kostos vjetore të ndjekjes së studimeve në këtë fakultet. Kështu, studentët që ndjekin ciklin e parë të studimeve dhe programet e integruara, të cilët janëme mesatare nën notën 6 do të duhet të përballojnë të plotë tarifën vjetore të studimit, e cila për këtë vit akademik llogaritet të jetë në vlerën e 40 mijë lekëve. Ndërsa të gjithë studentët e këtij cikli që kanë mesatare të viteve paraardhëse nga nota 6 deri në notën 9, nuk do të duhet të paguajnë tarifën e plotë, por vetëm gjysmën e tarifës. Për këtë kategori tarifa e shkollimit do të jetë vetëm 20 mijë lekë, e cila duhet të shlyhet para nisjes së sezonit të provimeve.
“Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Ndërsa studenti i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit si përsëritës, do i nënshtrohet tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin po vazhdon studimet. Studenti i regjistruar në një program të ciklit të parë, ose në një program të integruar të studimeve, i cili nuk ka shlyer të gjitha detyrimet e parashikuara në programin përkatës të studimit brenda kohëzgjatjes normale të tij (3 vjet cikli i parë, dhe 5 vjet për studimet e integruara), do të paguajnë vetëm për provimet që do tëjenëpër lëndët e mbartuara gjatë vitit akademik 2022-2023.
Pranimi në programet e studimit të ciklit të parë, apo programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe të programeve të studimeve me karakter profesional në Universitetin Politeknik është i mundur për çdo kandidat qëka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm ose zotëron një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar nga ministria përgjegjëse për arsimin e lartë, si ekuivalente me të dhe që plotëson kriteret shtetërore, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Ndërkohë që universiteti ka përcaktuar edhe kriteret shtesë që aplikohen në përzgjedhjen e fituesve. Këto kritere shtesë pranimi për përzgjedhjen e kandidatëve shpallen nga UPT-ja dhe vihen në dispozicion të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe ministrisë përgjegjëse për arsimin e lartë.
Kandidatët fitojnë të drejtën për t’u regjistruar në programet e studimi të ciklit të parë të studimeve, të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe të programeve të studimeve me karakter profesional nëse mbi bazën e pikëve të grumbulluara, shpallen fitues nga komisioni përkatës i njësisë bazë përgjegjëse për programin e studimit.Kandidatët e shpallur fitues në programet e studimi të ciklit të parë të studimeve, të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të studimeve me karakter profesional nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht dy programe studimi, me përjashtim të nxënësve të shkëlqyer.
Ndërsa në programet e ciklit të dytë “Master” kanë të drejtë të aplikojnë për programet e kandidatët që: kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë në fushën përkatëse të studimit ose në fusha të tjera të përafërta, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit, si dhe ata që janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të licencuar dhe akredituar. Në çdo rast pranimi, kandidati duhet të ketë kryer njësimin e diplomës pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin e lartë.
Llojet e diplomës që ofrohen në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës janë: Arkitekturë Interieri dhe Dizajn “Bachelor”, “Master i shkencave në Arkitekturë, profili Arkitekt”, “Master i shkencave në Arkitekturë, profili Urbanist”, Restaurim i Monumenteve të Kulturës “Master profesional”, si dhe cikli i doktoraturës në profilet Arkitekturë dhe Urbanistikë.
PAGESAT PËR TË GJITHA CIKLET NË FAKULTETIN E ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS
- Studentë që e kanë notën mesatare të vitit paraardhës nën notën 6 do të duhet të paguajnë tarifën e plotë të shkollimit të tyre për vitin akademik 2022-2023 qëështë në shumën e 40,000 lekëve.
- Studentet të cilët e kanë notën mesatare të vitit paraardhës mbi notën 6, e deri në notën, duhet të paguajnë vetëm 1\2 e tarifës së përcaktuar të shkollimit për vitin akademik 2022-2023 qëështë 20,000 lekë.
- Studentët përsëritës nga viti 1-5 (parë-pestë) të ciklit të integruar dhe nga viti 1-3 (parë-tretë) të ciklit bachelor (BAIND) duhet të paguajnë tarifën e plotë të shkollimit të tyre për vitin akademik 2022-2023 në shumën 40,000 lekëve.
- Studentët përsëritës të vitit të 5 të ciklit të integruar dhe të vitit të 3 në ciklin bachelor(BAIND), do të duhet të paguajnë vetëm për provimet që do të japin për lëndët e mbartura gjatë vitit akademik 2022-2023.
- Studentët e “Masterit profesional” do paguajnë tarifën e shkollimit për vitin akademik 2022-2023 të ndarë në 2 këste, ku secili prej tyre është në vlerën e 42,900 lekëve.
- Pagesa do të bëhet pranë bankës së nivelit të dytë të përcaktuar, duke depozituar faturën për arkëtim të cilën duhet që ta shkarkoni online nga faqja zyrtare e këtij institucioni të arsimit të lartë publik. Pagesa e faturës do të dorezohet nga studenti ose me prezencë të tij pranë zyrës aktuale të financeës(godina e FIN/FAU), ose me e-mail vetem ne adresen e e-mailit të specialistes së financë së këtij fakulteti.
KUSHTET E KALIMIT NË VITIN PASARDHËS
- Viti akademik mbyllet në përfundim të sesionit të vjeshtës.
- Për programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë, studenti i vitit të parë kalon në vitin e dytë nëse ai ka marrë jo më pak se 50% të krediteve (30 kredite) të vitit të parë.
- Për programet e studimit të ciklit të parë, studenti i vitit të dytë kalon në vitin e tretë, nëse ai ka marrë jo më pak se 80 kredite.
- Për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, studenti i vitit të tretë kalon në vitin e katërt, nëse ai ka marrë jo më pak se 140 kredite.
- Studenti i vitit të katërt kalon në vitin e pestë, nëse ai ka marrë jo më pak se 200 kredite.
Studenti që nuk plotëson kriteret për të kaluar në vitin pasardhës ka këto të drejta e detyrime për lëndët jokaluese:
- i njihen të gjitha detyrimet e shlyera kur programet e lëndëve përkatëse janë të pranueshme për vitin në vazhdim;
- mund të frekuentojë lëndët për të cilat është vlerësuar mbetës dhe është i detyruar të frekuentojë lëndët për të cilat ka detyrim frekuentimin,
- duhet të shlyejë detyrimet e reja që lindin për shkak të ndryshimit të planit e programeve mësimore, nëse ka detyrim frekuentimi lëndë që janë zëvendësuar në këtë plan me lëndë të reja,
- duhet të paguajë tarifën e shkollimit.