Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të dhënat e INSTAT/ Mazniku sqaron me fakte burimin e investimit te ndërtimeve në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Të dhënat e INSTAT/ Mazniku sqaron me fakte burimin e investimit te ndërtimeve në Tiranë
Politike

Të dhënat e INSTAT/ Mazniku sqaron me fakte burimin e investimit te ndërtimeve në Tiranë

Published: January 17, 2023
Shpërndaje

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka argumentuar dje, në emisionin “Opinion”, burimin e financimeve në industrinë e ndërtimit në Tiranë. Ai solli të dhënat e INSTAT-it dhe llogaritjet e Bankës së Shqipërisë, të cilat tregojnë qartë se ritmi i rritjes së industrisë së ndërtimit është i ngjashëm dhe në përputhje me ritmin e rritjes në tërësi të ekonomisë shqiptare.

Mazniku sqaroi se nëse do të kishte ndikim të parave të pista, të ardhurat nga ky sektor do të ishin më të larta se ritmi i rritjes së ekonomisë së vendit. Në fakt, sektori i ndërtimit aktualisht ka një ritëm më të ulët se sa sektorët e tjerë të ekonomisë, si135 janë bujqësia, industria, tregtia etj.

“Ndërtimi, në matjen e GDP, e ka informalitetin zero sepse matet nga inputet dhe outputet, nuk matet nga të dhënat administrative. Sektorët si bujqësia, industria, tregtia dhe shërbimet, janë rritur me një normë më të lartë në Shqipëri, se sa industria e ndërtimit. Këto janë të dhëna të Bankës së Shqipërisë. Fakti që në një moment të caktuar – në vitet 2011, 2012, 2013, 2014 – ke pasur një rënie të sektorit të ndërtimit, ky sektor si pasojë e kërkesë-ofertës e merr veten më vone, në vitet 2016, 2017, 2018, 2019 dhe 2020, duke iu afruar kështu ritmit të sektorëve të tjerë. Pra, kemi të bëjmë me një ritëm brenda normales të të dhënave ekonomike së vendit. A ka para të papastra? Mund të ketë, por kjo ndodh proporcionalisht me çdo sektor tjetër të ekonomisë. Në qoftë se do kishim para të papastra në ndërtimi, ritmi i rritjes së këtij sektori do të ishte më i lartë se çdo sektor tjetër. Fakti që ritmi i ndërtimit është nën ritmin e bujqësisë, tregtisë dhe shërbimeve të tjera, do të thotë që ky sektor nuk është veçanërisht i dëmtuar nga paratë e papastra”, sqaroi Mazniku.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Kërkesë-oferta says:
    January 17, 2023 at 7:41 pm

    Pse vërtet besoni se tregu i ndërtimeve është i ballancuar sipas kërkesë-ofertës?! Unë them se është spekulativ, gjë që vërtetohet që pronën që ke blerë, nuk mund t’a shesësh me të njëjtin çmim brënda një viti, sikurse ndodh në tregjet e stabilizuar. Çmimet rriten edhe në këto tregje, por në rast se kthehesh nga blerës në shitës, i merr mbrapsh paratë e shpenzuara.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush fshihet pas kokainës në Durrës
  • Daja i saj akuzohet për dhunë e përdhunim, reagon deputetja Zegjine Çaushi: Më thanë se do martoheshin
  • 16 shtator 2026
  • VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  2. Vlora 97 on Gjyqi i Historisë
  3. tamtam on VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  4. Vlora 97 on VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  5. demo on VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?