Raporti i përvitshëm mbi pluralizmin në media nga Qendra për Pluralizmin dhe Lirinë e Medias, CMPF, në Institutin Evropian Universitar në Firence për vitin 2023 e vendos Shqipërinë në listën e vendeve me një media në ‘rrezik të lartë’.
Raporti vë në dukje se në pjesën më të madhe ato mbetën të pandryshuar nga viti i kaluar, por treguesi i pluralizmit të medias u përkeqësua ndjeshëm.
Bazuar në të dhënat e bëra publike nga CMPF, Shqipëria është një nga vendet me situatën më të rënduar në rajon dhe në një pjesë të treguesve si ai i pluralizmit të hapësirës mediatike, zë vendin e fundit në Evropë me një shkallë të rrezikut prej 92 për qind. Vendi nuk rezulton mirë as sa i përket pavarësisë së medias nga politika, duke lënë pas në këtë tregues vetëm tre vende: Turqinë, Hungarinë dhe Serbinë.
Raporti vë në dukje edhe mungesën e sigurisë për gazetarët. “Siguria fizike e gazetarëve nuk është gjithmonë e garantuar, kushtet e punës mbeten të këqija ndërsa autoriteti i medias nuk është i pavarur nga ndikimi politik”, thuhet në raport.
Raportuesit kanë renditur një listë të gjatë rekomandimesh për Shqipërinë ku kërkohen ndryshime që do të ndikonin në përmirësimin e situatës. Rekomandimet përfshijnë kërkesa për një barazim më të madhe gjinore në menaxhimin e medias, më shumë hapësirë për pakicat dhe ngritjen e mekanizmave vetërregullues për të “luftuar gjuhën e urrejtjes me bazë gjinore”.
Raporti rekomandon ndalimin e përdorimit të materialeve të prodhuara nga partitë politike apo autoritetet shtetërore në lajme dhe në programet informative si dhe masa më të forta rregullatore, “për ta bërë mbajtjen e posteve qeveritare të papajtueshme me pronësinë e medias”.
Raportuesit po ashtu rekomandojnë një sërë masash mbi transparencën e pronësisë së mediave dhe masa për mbrojtjen e gazetarëve apo redaktorëve nga shkarkimet e padrejta dhe një ndarje të qartë mes rolit të tyre me atë të reklamuesit.
Raporti në fjalë është përpiluar për 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe 5 vendet kandidate, përfshi Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është një raport i përvitshëm i financuar nga Bashkimi Evropian dhe është në vitin e 10 të publikimit.
BIRN
Do hymë në evropë,
de more de,
si lum ti o popull
që mezi më ke !
Me mua në ballë,
po çan ti bllokada,
ti kotheren thatë ,
e unë çokollata !
Kto media “të lira”,
fare badjavah,
askush në ktë botë,
si ne nuk i ka !
Kush na kritikon,
e bën nga inati,
karvani shkon përpara,
se ju prin… shalgjati !
Media e lire apo e pa lire ne Shqiperi ska lidhje me qeverine e kryeministrin sic do malokeria, por me pronaret maloker te mediave!
Lirine e medias qe ka Shqiperia , une nuk besoj ne asnje menyre se mund ta kete ndonje shtet tjeter , jo ne Europe , por ne gjithe boten . Pse nuk thuhet asgje konkrete , duke gjene se paku disa raste pengimi apo presioni qe u behet mediave , por perbaltin gjithecka , pa asnje argument . Dhe , e gjithe kjo , nuk behet rastesisht por eshte e miremenduar dhe e qellimeshme .
Nuk e di kush i formulon raporte te tilla tendencioze e keqdashëse. Liria e mediave në Shqipëri e tejkalon rregullin komunikues të një shoqërie të civilizuar. Shpifjet, sharjet, akuzat deri edhe familjare, raportimet mediatike që bëjnë prokurorët e gjykatësit, janë në një nivel të neveritshëm që ka përçarë shoqërinë shqiptare si rrallë herë në histori, burojnë edhe nga raporte të tilla që lirinë e barazojnë me armiqësinë.
Të fundit në Evropë nuk jemi , kemi përkrah edhe vëllezërit tanë turq ; vetën neve dhe Turqia me të kuqe . Të jetë rastësi vallë…. ? Shif hartën .
Ne Shqiperi nuk duhet te flitet fare per gjoja rrezik te lirise se medias,se ne Shqiperi nuk ka media si pushtet i katert opozite me politiken dhe qeverite,por jane biznese ne sherbim te politikes dhe qeverive gjithmone kunder interesave te popullit shqiptar!
DITA eshte shembulli me i qarte se si nje gazete vihet ne sherbim te qeverise duke iu mbyllur dyert qytetareve,fjales se lire!
Bllokimi i komenteve te lexuesve eshte veprimi me kriminal antidemoktatik qe boset e kesaj gazete gjoja te pavarur bejne!
Edhe kete koment me siguri do t’a censurojne!
Pse shkrimet e Fatos Tarifes u bllokohen komentet?
A e quani ju te DITA-s kete liri te medias kur kete liri ua mohoni lexuesve?
Doemos qe keni frike nga kritikat e lexuesve,une i pari ,qe i quaj shkrimet e Tarifes,jo vetem pa vlere,por edhe ANTISHQIPTARE!
Ai ka studiuar dhe punuar shume vite ne Michigan,por kurre nuk ka folur per pervojen e pushtetrit qendror dhe vendor arje ndaj qytetareve!
Po kewshtu ju si gazete kurre nuk pranoni kritika ndaj Veliajt,qe edhe ai eshte diplomuar ne Michigan,por ne sherbim te qytetareve te Tiranes kurre nuk ka sjelle asgje nga sa ka pare atje!
Edhe une shkoj shpesh ne Michigan,u kam shkruar per realitetin atje,por ju me keni bllokuar!
JU NUK DONI T’U TREGONI TE VERTETEN SHQIPTAREVE!
Mediat kane tere lirine e mundshme ne Shqiperi…se ashtu lirisht vijne parkohen te by…ime e ate liri e perdorin per te me fshire mua e qeverise sime by… , ky eshte problemi tyre.