Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Të fus në dhe… unë të marr jetën!“/ Shefi i Komisariatit të Pukës rreh qytetarin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Të fus në dhe… unë të marr jetën!“/ Shefi i Komisariatit të Pukës rreh qytetarin
KronikeKryesoreShoqëri

“Të fus në dhe… unë të marr jetën!“/ Shefi i Komisariatit të Pukës rreh qytetarin

Published: November 8, 2022
Shpërndaje

Një qytetar nga Puka, i quajtur Zamir Puka, ka denoncuar në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” dhunën e përdorur nga ana e shefit të komisariatit të këtij qyteti Pjerin Lazri. Ky i fundit, për një inat personal i ka çuar patrullën e i ka hequr patentën Zamirit.

Zamir Puka: Unë quhem Zamir Puka e jetoj në Pukë. Kam punuar nja 9 muaj në Himarë. Kam ardhur në Pukë më datën 11 Gusht. Kam ardhur atë natë në darkë. Të nesërmen në mëngjes, kam dalë në qytet nga ora dhjetë a diçka e tillë, dhjetë e gjysmë. Më ka ndaluar policia. Më rrethon policia thonë “në komisariat, se ke ecur me shpejtësi”. I thashë unë: “Në qoftë se kam ec me shpejtësi më fut gjobën”! Jo, tha, jam shefi i komisariatit,- tha,- do vish në komisariat!

Shkova në komisariat me makinë. Verifikuan makinën. Në rregull! Më vunë pipën e alkoolit, isha në rregull. Mbas 3 ditësh, diçka e tillë, diçka e tillë, dola prej shtëpie pasdite, më dalin policia prapë përpara. Ndaloje pak këtë makinën! E ndalova. Më thonë do vish në komisariat, se kemi ankesa për ty edhe unë i thashë: Në komisariat nuk vij. Para dy ditësh kam qenë. Jo,- thanë,- hajde! Më rrethuan makinën. I futa marshin, i thashë po vij edhe ika. Më kishin nxjerrë makinën në kërkim, më kishin nxjerrë edhe mua në kërkim. Më erdhi një letër prej poste, shkova u paraqita te komisariati. I dhashë patentën shefit të komisariatit në dorë në kat të tretë. Polici i qarkullimit, Antoni, më thotë, Zamir thotë: “unë s’kam ça me të bërë, më ka dhënë urdhër shefi i komisariatit, t’i heqësh patentën e këtij 6 muaj. Edhe më ka thënë “do të lëviz prej pune, do të heq prej pune.”

Tha ka marrë vendim komisioni. I thashë unë: si ka marrë vendim komisioni, tu më thënë nesër dërgo letrat për Shkodër e pasnesër shko merre? Si u mor vendim komisioni? Jo po ka pas me u bo dje, unë i kam marrë një ditë me vonesë. Ku ta di domethënë, çdo gjë është bo e paligjshme dhe komisioni është bë i paligjshëm pa shkuar dokumentacioni atje. Një ditë rastisi unë me një kafe bashkë me shefin e komisariatit, ballë për ballë këto ditët e fundit. Më thotë mu, kam do flasim thotë bashkë, kështu me të vogël do flasim. Me mu i thashë do flasësh? Po,- tha,- do flasim edhe nuk e pashë më. Sot e pashë vetëm po hipte në makinë atje ishte te një kafe tjetër edhe i thashë “më ke thirr me fol me ty”.

Por shefi i “madh” nuk u mjaftua me kaq. Gjatë një ballafaqimi me qytetarin, Pjerin Lazri, i thotë këtij të fundit, se nuk pyet për njeri, duke e sharë me libër shtëpie. Shefi i uniformave blu i thotë edhe se do e fusë në dhe e do i marrë jetën duke e goditur edhe fizikisht.

Qytetari: O shefi! A mund të takoj një minutë? Si ia kalove?

Shefi i Komisariatit Pukë: Mirë!

Qytetari: A u lodhe?

Shefi i Komisariatit Pukë: Pak!

Qytetari: A je mirë? Si ia kalon? Zamir Puka!

Shefi i Komisariatit Pukë: E di e di, ta mësova emrin.

Qytetari: Po me, me. Më ke thënë një ditë me u taku.

Shefi i Komisariatit Pukë: Të kam thënë se… Unë tashi jam pa… (Nuk kuptohet). Ke shkruajtur diçka në emrin tim.

Qytetari: Në emrin tënd?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po!

Qytetari: Ça kam shkruar?

Shefi i Komisariatit Pukë: Ma kanë pru në “forward”.

Qytetari: Hë, hë, edhe…

Shefi i Komisariatit Pukë: Nëse e ke shkruajtur, ke bë shumë gabim, që më ke përmend emrin!

Qytetari: Për ça kam përmend emrin ty?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për ç’… për ç’… edhe për mirë.

Qytetari: A po ta bëj një pyetje mor shok? Për cilën arsye mua ma ke heq patentën?

Shefi i Komisariatit Pukë: Ta kena heq…, ta ka heq komisioni patentën.

Qytetari: Cili komision?

Shefi i Komisariatit Pukë: Komisioni. Ka një komision.

Qytetari: Mua më kanë thënë, e kanë bërë, është heq me urdhër të shefit.

Shefi i Komisariatit Pukë: I ke ik policave. Je për burg. Mosbindje.

Qytetari: Mosbindje?

Shefi i Komisariatit Pukë: A të kanë ndaluar?

Qytetari: Kush e ka nxjerr policinë përpara? Kush ma ka nxjerr policinë përpara?

Shefi i Komisariatit Pukë: Unë ta kam nxjerr.

Qytetari: Ma ke nxjerr ti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po!

Qytetari: Për cilën arsye?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për arsye, sepse për me të pyet për gratë, që janë anku për ty.

Qytetari: Janë ankuar për mua?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po! Pse ke ik ti?

Qytetari: Tashi, policia është private, a është e shtetit?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për private s’e rruaj k**n! S’ekziston kurrë ti, as shokët tuaj mor, me kë je tu fol ti? Me kë je tu fol privatisht ti?

Qytetari: Unë s’jam tu fol privatisht.

Shefi i Komisariatit Pukë: Por të degjeneroj, mor!

Qytetari: Ti je shteti, mo vlla!

Shefi i Komisariatit Pukë: Të fus në dhe mo hej..! Të fus në dhe, mo…!

Qytetari: Ti je shteti!

Shefi i Komisariatit Pukë: O B***rë!. Të fus në dhe mor k*r!

Qytetari: Ti, a je shteti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Të fus në dhe, mor!  Jam Pjerini mor, jam Pjerini!

Qytetari: Mos luj me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Jo shteti! Jam Pjerin Lazri!

Qytetari: Mos shty me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Jam Pjerin Lazri! Unë të marr jetën, mor!

Qytetari: Në rregull mor, ti je shteti!

Shefi i Komisariatit Pukë: Të marr jetën mo, të thashë!

(Qëllon qytetarin)

Shefi i Komisariatit Pukë: Po kush je ti, mor?

Qytetari: Kush ma ka nxjerr policinë…?

Shefi i Komisariatit Pukë: Unë! Shef, shefi i komisariatit ta ka nxjerrë!

Qytetari: Pse?

Shefi i Komisariatit Pukë: Se kështu e kam gjyku unë.

Qytetari: E ke gjyku ti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Edhe ke me u ndal, kur të thirr policia!

Qytetari: Po!

Shefi i Komisariatit Pukë: Kanë marrë mo legen atje, ke bo xhiro, ke bo spektakël e të kam thënë ik në punën tënde, as gjobë… (Nuk kuptohet)

Shefi i Komisariatit Pukë: Spektakël ke bërë.

Qytetari: Mirë në rregull! Faleminderit shumë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Për ça? Faleminderit për ça?

Qytetari: Faleminderit, që më erdhe, më preke me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Më erdhe te unë, erdhe te unë ti.

Qytetari: A më ke thënë duar me të takuar, mo vlla? A më ke thënë atë ditë, dua me fol një çikë?

Shefi i Komisariatit Pukë: A je tu m’u vu mbrapa mu ti?

Qytetari: Unë s’jam, tu tu vu mbrapa ty mo!

Shefi i Komisariatit Pukë: Atëherë, bën mirë mos…! Bën mirë, ku të jem unë mos me hy ti! Përmend emrin ti by***ir, se…

Qytetari: By***r unë?

Shefi i Komisariatit Pukë: (E qëllon me shuplakë në fytyrë) Kam shkrim mo, kam shkrim.

Qytetari: Më ke rënë në qafë. Më ke heq bukën e gojës.

Shefi i Komisariatit Pukë: Jo, s’të kam heq bukën e gojës.

Qytetari: Ti më ke heq bukën e gojës.

Shefi i Komisariatit Pukë: Ti domethënë…

Qytetari: Ti je shteti, unë jam kërrkushi!

Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!

Qytetari: Unë kam shkuar kam punuar për 350 mijë lekë në Dhërmi dhe në Himarë.

Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!

Qytetari: Një minutë! Kam shkuar për 350 mijë lekë.

Shefi i Komisariatit Pukë: Se janë t’u më prit pak. Nëse ke kohë rrimë prapë!

Qytetari: Po në rregull! Takohena, pimë kafe!

Shefi i Komisariatit Pukë: Edhe…

Qytetari: Unë kam kërku falje qysh…

Shefi i Komisariatit Pukë: Ia q** motrën, ia q** motrën!

Qytetari: Unë jam burrë.

Shefi i Komisariatit Pukë: Prit një sekondë! Hej, erdhëm, ke kohë, që më provokon.

Qytetari: Të provokoj unë, hë?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po, ti shko…

Qytetari: Ti më ke rënë në qafë mu, më ke heq patentën në mënyrë private.

Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!

Qytetari: Ti e ke nxjerrë policinë dy herë në mënyrë private.

Shefi i Komisariatit Pukë: O do folësh…?

Qytetari: A m’i ke nxjerrë përpara?  Ti, a the vetë?

Shefi i Komisariatit Pukë: Shtetërore! (bërtet).

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • demo says:
    November 8, 2022 at 8:43 pm

    Duhet me ndigju edhe palen tjeter,dmth.shefin e komisariatit.

    Reply
  • Andis says:
    November 8, 2022 at 9:26 pm

    Jam Pjerini une qe shaj e ofendoj kush me del perpara .O shefi ti nuk perfaqeson policine o jo.

    Reply
  • Sos says:
    November 9, 2022 at 2:59 am

    E MORRET VESH O MJERAN
    THELBIN E DEMOKRACISE
    HORRI MATET ME SHTETIN
    TE TERE U BEME SI KEMBET E DHISE

    PRISNI ENDE GJE SKENI PARE
    DO MBETET DHE CJAPI ME BARRE
    PERPARA GREMINA NA PRET
    EDHE SI KOMB EDHE SI SHTET

    Reply
  • Per inat te sime vjerre says:
    November 9, 2022 at 7:17 am

    Keta jemi , ….tani te thuash qe vetem Enveri i vuri ne udut shqipot, na merzitet “intelektuali ” …si I behet ???? …..pavaresisht batutes, duhet kohe, shume kohe

    Reply
  • Per inat te sime vjerre says:
    November 9, 2022 at 7:41 am

    Te shkosh ne nje zyre cfaredo ne Shqiperi, per te zgjidhur dicka , brenda kopetencave te atij zyrtari, te krijohet pershtypja qe Ai , zyrtari, me i zakonshmi, te sillet sikur ka ne dore jeten tende !!!!!! I kerkon informazion per ate qe ai ka per detyre te te sqaroje , dhe ai , nuk ti thote te gjitha …ai mban gjithmone rezerva, per ti nxjerre me vone , te te tregoje qe po te zgjudh ty problemin e jetes !!!! …per ate qe ai (plere) paguhet, e ka per detyre …kjo ndodh rendom tek ne …dhe ti pushosh nga puna, behet nami se ngrihen mbrojesit e “plerave” , te cilesdo ane politike ,dhe bejne namin……Ndaj mendoj duhet kohe , dhe ky problem, normalizimi,
    demokratizimi , etj, qe ai nepunes kushdo te kuptoje qe po ben thjesh punen e tij dhe te mendoje qe eshte me fat qe ka dhe ate pune….dhe e njejta kohe do te duhet edhe per ata qe drejtojne shtetin , se ne kemi peshkun te qelbur vazhdimisht nga koka , kur te mos vij era “peshku” i madh nga koka do qartesohen gjerat ngadale ngadale edhe me poshte

    Reply
  • Asd says:
    November 9, 2022 at 8:18 am

    Kam dyshimin e forte qe keta jane te dy ne faj. Qytetari thyen rregullat, nuk i bindet policise dhe kur e shikon qe policia (shefi) ngre tonin dhe ve gjoben, fillon provokimin. Nga ana tjeter shefi i policise nuk ka nivelin per shef policie. Ai nuk njeh as rregullat e komunikimit dhe as se si te orientohet ne kete situate. Ka edhe nje fajtor tjeter (gati i padukshem); eshte ai polici i ndyre qe i thote se eshte shefi qe po ia ben gropen. Ne kete mes denimi duhet te ishte per te tre nepermjet nje procesi gjyqesor. Drejtori i pergjithshem ka gabuar (fajtori i katert) me denimin e shefit te policise ne menyre te parakohshem. Duhej analizuar e gjithe situata dhe me pas vinte ndarja e pergjegjesive.

    Reply
  • dalta says:
    November 9, 2022 at 9:14 am

    Asd ! Je shumë i saktë. Dakort 100% !

    Reply
  • Rrofshin ppp says:
    November 9, 2022 at 10:42 am

    Te heqesh nje shef policie se doli ne gazete nje debat cilido qofte ai ska asnje praktike zyrtare qe e permban pa e thirrur dhe te beje nje raport te hollsishem pastaj nqs shihen shkelje atehere nis nje proces ku nderkoh shefi mund te pezullohet gjer sa te dal vendimi

    Por pse ndodh sikur shefi i policise shkarkohet te ishte kamarier ne te zeze???
    Sepse policia ate stad ka per qeverine kamariere ne te zeze dhe si rrjedhoje niveli shkon aty pra te kamarieret

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?