Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kujdes me fotot që shpërndajmë”, eksperti shqiptar: Mund të keqpërdoren
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > “Kujdes me fotot që shpërndajmë”, eksperti shqiptar: Mund të keqpërdoren
Lifestyle

“Kujdes me fotot që shpërndajmë”, eksperti shqiptar: Mund të keqpërdoren

Published: November 29, 2023
Shpërndaje

Tema e kësaj të mërkure në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka qenë: “Rreziqet e ekspozimit të fëmijëve në rrjetet sociale”. I ftuar në lidhje Skype, ka qenë edhe programuesi, Said Duleviç, i cili ka folur për inteligjencën artificiale dhe momentet kur ajo keqpërdoret.

Ai shprehet që duhet të bëjmë kujdes me fotot dhe videot që shpërndajmë, pasi ato mund të përdoren për gjëra jo të hijshme ose jo të ligjshme.

Katerina Trungu: Rikthehemi dhe do të lidhemi me Saidin, i cili është programues dhe do të doja prej tij të kuptonim pak, kjo inteligjenca artificiale që, jo vetëm mua, por gjerësisht, ka krijuar një lloj trembjeje të vogël për atë që mund të bëjë në një të ardhme, nëse keqpërdoret gjithmonë. Sepse teknologjia ose përdoret si duhet ose pastaj e përdorim si duam.

- Publicitet -

Sa i përket informacionit që ne japim në rrjetet sociale, fëmijët i postojmë, dëshira e mirë për të ndarë një foto poshtë pemës për shembull, meqë jemi në atmosferën e festave. Çfarë ndodh pastaj me këtë fotografi, nëse përdorim inteligjencën artificiale? Mund ta ndryshojmë? Mund ta vendosim në Maldive pastaj me prindër të tjerë? Çfarë mund të ndodh?

Said Duleviç: Kjo është bërë edhe më përpara me fotoshopin, por sot që flasim është bërë më e frikshme. Pse? Sepse fotoja mund të merret, analizohet fytyra me inteligjencën artificiale dhe kalohet në një sistem që quhet “deep fake”, ku mund të bëhet edhe video. Mjafton që ne thjesht të kemi fytyrën e dikujt dhe mundet që ta realizojmë në formë videoje.

Gjithashtu, mund të rrisim dhe moshën. Kësaj fytyre fëmijërore që ne e kemi, mund ta rrisim moshën, mund të klonojmë zërin që të tingëllojë njësojë si vajza ose djali jonë. Dhe mund ta përdorim apo keqpërdorim për mesazhe apo për të bërë gjëra jo të hijshme apo jo të ligjshme.

Katerina Trungu: Të tipit edhe pornografia ë? Që është një nga shqetësimet e tjera.

Said Duleviç: Pikërisht, pikërisht, por jo vetëm kaq. Mund të përdoret edhe për shantazhe, mund të përdoret edhe për të kërkuar para.

Katerina Trungu: Për presion, ekzakt, kërcënime.

Said Duleviç: Këto janë shumë të frikshme në fakt. Edhe patjetër që është në fillimet e veta, por ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me fotot dhe me videot që shpërndajmë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Certifikata false dhe gjurmë gishti në lateks: Në pranga mjekët që favorizuan narkotrafikantin Dritan Rexhepi
  • Drejton agroturizmin “Kodra e Kuajve”, ky është personi i arrestuar sot nga SPAK
  • SPAK ka kërkuar pezullim dhe arrest në shtëpi, por kreu i SHISH nuk ndodhet në Shqipëri
  • Çfarë zbuloi autopsia për ish-partneren e McGonigal
  • Ulet çmimi i naftës dhe benzinës, ja vendimi i Bordit të Transparencës

Komentet e Fundit

  1. Juristi më realist se ty on EMRAT: Pas Hysenit dhe Prodës, në pranga shefi i Laboratorit Shkencor dhe një person në Durrës
  2. Realisti on EMRAT: Pas Hysenit dhe Prodës, në pranga shefi i Laboratorit Shkencor dhe një person në Durrës
  3. nastradini on TRONDITJE NË KUPOLËN E SIGURISË: Pezullim dhe masë arresti për kreun e SHISH, kontroll blic në shtëpinë e ish-kreut të Policisë së Shtetit
  4. Detari on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  5. nastradini on TRONDITJE NË KUPOLËN E SIGURISË: Pezullim dhe masë arresti për kreun e SHISH, kontroll blic në shtëpinë e ish-kreut të Policisë së Shtetit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?