Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të martën gjyqi, Trump drejt Nju Jorkut për të dalë para gjykatës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Të martën gjyqi, Trump drejt Nju Jorkut për të dalë para gjykatës
AktualitetBote

Të martën gjyqi, Trump drejt Nju Jorkut për të dalë para gjykatës

Published: April 3, 2023
Shpërndaje

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është nisur nga shtëpia e tij në Florida drejt Nju Jorkut, ku do t’i lexohen akuzat penale.

Republikani 76-vjeçar, njëherësh presidenti i parë në historinë amerikane që ngarkohet penalisht, do të akuzohet zyrtarisht të martën për pagesën që ia ka bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes, pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Në pamjet televizive është parë Trumpi duke u larguar nga shtëpia e tij në Mar-a-lago të Floridas, për në qytetin ku e ka ndërtuar emrin e tij, me synimet që të shfrytëzojë paraqitjen publike për të rritur mbështetjen për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA.

- Publicitet -

“Departamenti i korruptuar nuk ka rast”, ka thënë Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, duke iu referuar gjykatës në Manhatan që po merret me rastin e tij.

Policia në Nju Jork është përgatitur në nivelin më të lartë për arritjen e Trumpit. Agjentët e Shërbimit Sekret janë angazhuar jashtë Kullës Trump – ku do të qëndrojë sonte ai – dhe jashtë gjykatës, ku do të paraqitet në pasditen e së martës.

Kryetari i Nju Jorkut, Eric Adams, ka paralajmëruar që secili person që proteston dhunshëm, do të “arrestohet dhe do ta mbahet përgjegjës, pavarësisht kush jeni”.

“Ndonëse mund të ketë njerëz që mendojnë të vijnë në qytet për të ngacmuar, mesazhi është i qartë dhe i thjeshtë: ‘kontrollojeni veten’”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Në kuadër të paraqitjes së tij në gjykatë, Trump do t’iu nënshtrohet procedurave të rregullta ndaj një të pandehuri, që përfshin fotografimin dhe dhënien e shenjave të gishtërinjve.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin e Hagës për Behajdin Allaqin: Gruaja e tij tha se e mori policia serbe
  • 2.8 mld dollarë armatim, Trump përgatit 40 mijë bomba për Netanyahun
  • Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga: Do presim Apelin
  • Censurë, IA dhe deepfake: Lufta online rreth ‘Revolucionit të Flamingove’
  • Sot seancë në Kuvend, protestuesit rimblidhen përpara godinës

Komentet e Fundit

  1. demo on SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  2. POPULL ME MENDËSI KRIMINALE on Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin dhe sa mund të zgjasë Apeli i tyre
  3. Mollosi on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  4. Gjergj on Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Arbitrazhit i ndalon qeverisë marrjen e kontrollit
  5. demo on Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?