Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të mbrojmë gjuhën tonë shqipe!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Të mbrojmë gjuhën tonë shqipe!
Kulture

Të mbrojmë gjuhën tonë shqipe!

Published: July 26, 2022
Shpërndaje

Prof. dr. HAJRI SHEHU

 Në vëmendje të autoriteteve të pushtetit qendror dhe vendor

 Ju admirojmë për punën tuaj dhe për përkushtimin tuaj për të bërë vepra të mëdha për Tiranën e për qytetarët e Tiranës. Ju vlerësojmë përzemërsisht. Ndërkohë, duam t’ju shprehim një shqetësim, të cilin, me siguri e keni edhe ju. E kemi fjalën për tabelat e shitoreve, të sipërmarrjeve, të shërbimeve etj. dhe për reklamat e qytetit të Tiranës. Pjesa më e madhe janë në anglisht (disa herë, në një anglishte të shpifur, tipi Bee Fly) dhe një i huaj do të mendonte se Tirana qenka qytet dygjuhësh (!).

- Publicitet -

Për të gjitha gjuhët çështja e pastërtisë ka rëndësi të madhe. Për gjuhën shqipe është jetike. Ne nuk jemi ksenofobë. Por njeriu pyet: Përse në Tiranë të sheh syri Caffe / Coffee, Candy, Boutique, Travel Agency etj.? Ne nuk jemi as puristë. Por këtu nuk bëhet fjalë për purzëm. Këtu bëhet fjalë për vërshim fjalësh të huaja të panevojshme. Nuk na vjen mirë ta themi, por nuk mund të mos e themi: Tirana e rrugët e Tiranës janë prajtur (infektuar) keq me këso tabelash e reklamash. Ja edhe ca shembuj të tjerë: Twin Towers; Sole Travel and Tours; OK Travel; International Travel and Tours; Parfums de France; Outlet Shoes; Luxury; Delight; On Time; Unique Gift Shop etj. etj. Ka edhe Fox (= Dhelpra). Ka edhe Tirana Grill e Tobacco Shop se nuk i paska shqipja skarë e duhan (!) e New Tirana Flower (siç shihet, një përkthim, tashmë nga shqipja Tirana e Re + Lule). Sepse edhe lule nuk ditkemi ta themi ne shqiptarët (!). Edhe Zogun e Zi e kemi përkthyer Black Bird(!). Shihni edhe sajesën Grand Pazar. Habia më e madhe është se ka edhe Barber e Barber’s Shop (sepse duket, i gjori njeri do që të duket sa më i huaj e nuk thotë e nuk shkruan dot berber(!) a rrojtar e rrojtore ose floktar e floktarí. I njëjti problem është edhe me reklamat.

Gjuhësisht, këto mënyra të thëni janë ndërhyrje arbitrare në gjuhë e thyerje e normës letrare. Dhe ndërhyrjet arbitrare e thyerja e normës letrare janë të papranueshme. Gjuha nuk është si arra e pazarit, ku kushdo mund të gjuajë me gur. Gjuha nuk është vetëm e pronarëve të tabelave. Është e ne të gjithëve. Tabelat e reklamat qytetëse të llojit të mësipërm mund të konsiderohen edhe si një rrugë për institucionalizimin e arbitrariteteve në gjuhën standarde dhe e thyerjes së normës letrare sepse ato vijnë nga një zyrë shtetërore regjistrimi e sepse qyteti jeton me to orë e çast.

Fytyra e Tiranës janë edhe tabelat e reklamat e saj. Dhe fytyrën e Tiranës duhet ta mbajmë gjithnjë të pastër.  Atëherë, ju takon ju të reagoni institucionalisht për të mos i lejuar tabelat me fjalë të huaja të panevojshme ose me gabime gjuhësore. Ju takon ju sepse jeni kryetar i Bashkisë. Ju takon ju edhe sepse jeni, vërtet djalë (më pëlqen t’ju them djalë) i zgjuar, i zoti e i përkushtuar, për të bërë vetëm punë të mira e punë të mëdha. Ju takon ju sepse ju, jo vetëm i njihni normat e gjuhës standarde, por keni edhe ndjenjën dashamirëse për to. Ju takon ju sepse kështu ngrini edhe kulturën e të folurit të qytetarëve të Tiranës. Tabelat e reklamat e tanishme nuk tregojnë kulturë të foluri; ato nuk tregojnë kulturë gjuhe.

Kujdesi për gjuhën ka rënë shumë. Besojmë që e vini re edhe ju. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet që kemi aq shumë programe televizive me tituj anglezë. Kjo është punë e mjeteve të informimit masiv dhe e të tjerëve, – do të thoni ju. Po, kështu është. Bashkia ka punë me tabelat e reklamat. Do t’ju jap një shembull tjetër. Kemi parë njëherë në Tiranë këtë reklamë: Ndaq thirrëm Mbret, (ndaq) Prince, Të inspiron. Këtu nuk po merremi me fjalën e huaj të panevojshme – inspiron. Janë shkruar gabim me shkronjë të madhe tri fjalë. Vijmë te fjala ndaq. Porositësi i reklamës a shkruesi nuk ka dalluar ç nga q. Por njerëzit mund të jenë tallur me këtë ndaq. Në mos me Fjalorin e gjuhës shqipe, me një mësues po të ishin këshilluar, nuk do t’i bënin gabimet. Në tabela, nuk janë të pakta edhe gabimet shkrimore. Por fjalët e huaja të panevojshme e gabimet gjuhësore janë dhunim i pamëshirshëm i gjuhës së kombit.

Nuk duhet të harrojmë, më në fund që njerëzit nuk na i kuptojnë as tabelat, as reklamat, çka do të thotë që nuk kemi as rezultat në reklamimet tona.

Me siguri, duhet të ketë një zyrë të posaçme për regjistrimin e shitoreve e të shërbimeve dhe një mjedis të posaçëm ku shkruhen tabelat e reklamat. A nuk mund të caktoni një redaktor të përhershëm aty ku shkruhen tabelat e reklamat?

Nëse i ndreqni tabelat e reklamat qytetëse, besojmë që do t’ju vlerësojnë si për sheshin “Skënderbej” e si për ato veprimtaritë që keni bërë në këto ditë të mandateve tuaja. Nëse për shumë arsye, nuk mundeni, të paktën, të shihen tabelat e reklamat e reja – tani e tutje.

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Xhavit says:
    July 27, 2022 at 12:23 am

    Eshte tmerr te ndeshesh me mbishkrime ne gjuhe te huaja, jo vetem ne Tirane, por gjithandej ne Shqiperi e Kosove. Une jam nga Prizreni, qyteti i Lidhjes Shqiptare te Abdyl Frasherit e Ymer Prizrenit. Pse aq shume e urrejme veten? Nje popull qe nuk e do veten, nuk e do as Zoti!

    Reply
  • Sokrati says:
    July 27, 2022 at 1:47 am

    Profesori Hajri Shehu bën nje thirrje aq te drejtë, sa nuk ka më mire dhe me bukur!
    Kryetari i Bashkise se Tiranes, por edhe kryetaret e te gjitha bashkive te vendit tone duhet te vihen ne levizje per kete kerkese sa kulturore, aq edhe me vlera kombetare.
    Kudo ka fjale te huaja te panevojshme, gabime ne drejtshkrim, perkthime te pasaktë dhe te gjitha keto rrezatojne frymen e moskokëçarjes, te indiferentizmit dhe te anarshisë.
    Mendoj se ky vezhgim i holle dhe propozimet e profesorit te nderuar nuk do te bjenë ne vesh te shurdhert. Kryetari i Bashkise se Tiranes, z Erion Veliaj dhe kryetaret e bashkive te te gjithe vendit mund te reagojne, duke e ndryshuar sa me pare situaten e reklamava, tabelave dhe parrullave, qe shkruhen me gabime te theksuar gjuhesorë

    Reply
  • Zenun Mulaj says:
    July 27, 2022 at 7:08 am

    Po qe kudo shihet e shkruar Tirona? Mbase mund te lejohej Tirâna.

    Reply
  • Dashamiresi -atdhetar. says:
    July 30, 2022 at 10:51 pm

    Me Ju lumte Pr Dr Hajri Shehu -per shqetesimin qe ngreni; mese domozdoshmeri per t’i koregjuar.
    Sa per verejtiene Zenun Mulajn,nuk jam dakord…TIRONA eshte emri-sa i pare dhe-shprehes-ndjenje.rrespekti…NENE!
    Me konsiderate- Dashamiresi D.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. demo on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  2. xhaxhi moderatori on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. 1thundrak on Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  4. demo on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. Labi on Guacka e Zvërnecit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?