Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të moshuarit, “arma sekrete” e ekonomisë amerikane, janë të fortë financiarisht dhe shpenzojnë më shumë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Të moshuarit, “arma sekrete” e ekonomisë amerikane, janë të fortë financiarisht dhe shpenzojnë më shumë
AktualitetBote

Të moshuarit, “arma sekrete” e ekonomisë amerikane, janë të fortë financiarisht dhe shpenzojnë më shumë

Published: October 14, 2023
Shpërndaje

Pse shpenzimet konsumatore në SHBA po rezultojnë kaq elastike ndërkohë që Rezerva Federale ka rritur normat e interesit ? Një arsye e rëndësishme dhe pak e njohur është se konsumatorët po plaken. Me fjalë të tjera, ‘arma sekrete’ e ekonomisë amerikane janë amerikanët 65 vjeç e lart, të cilët kanë para për të shpenzuar, përbëjnë një pjesë rekord të shpenzimeve totale dhe janë më pak të cenueshëm ndaj rritjes së normave të interesit.

Në gusht, 17.7% e popullsisë ishte 65 vjeç e lart, sipas Byrosë së Regjistrimit në SHBA, përqindja më e lartë që nga viti 1920, nga 13% në 2010. Por të moshuarit nuk janë vetëm më shumë në numër: financat e tyre janë më të shëndetshme, kërkojnë më pak kredi për të blerë një shtëpi dhe janë më pak të rrezikuar të pushohen nga puna sesa konsumatorët e rinj. Të gjitha sa më sipër i bëjnë të moshuarit një forcë për t’u llogaritur në ekonominë amerikane.

Qytetarët 65 vjeç e lart përbënin 22% të shpenzimeve vitin e kaluar, më së shumti që nga viti 1972, sipas sondazhit të ri të Departamentit të Punës për shpenzimet konsumatore. Numrat janë tregues. Familja mesatare e kryesuar nga një person i moshës 65 vjeç e lart shpenzoi 2.7 % më shumë vitin e kaluar se në 2021, sipas Departamentit të Punës, krahasuar me 0.7 % për familjet me anëtarë më të rinj.

- Publicitet -

Shpenzimet nga të moshuarit janë rritur 34.5% që nga viti 1982, krahasuar me 16.5% për të rinjtë, por nuk ka të dhëna të krahasueshme për vitin 2023. Konsumatorët mbi 60 vjeç raportuan se shpenzuan 7.9 % më shumë në gusht nga viti i kaluar, krahasuar me një rritje prej 5.1 % në mesin e atyre të moshës 40 – 60 vjeç, sipas një sondazhi të FED.

Prirja për shpenzime e të moshuarve reflekton shëndetin, pasurinë dhe efektet e vazhdueshme psikologjike të pandemisë. Lulëzimi i të ashtuquajturës “ekonomi e argjendtë” shpjegohet edhe me faktin se të moshuarit janë të fortë financiarisht. Amerikanët e moshës 70 vjeç e lart tani zotërojnë gati 26% të pasurisë familjare, sipas Rezervës Federale. Ata kanë më pak borxhe dhe kanë shtëpi, dhe kanë më pak gjasa të kenë nevojë të lëvizin për dashuri ose një punë të re sesa Gen Z dhe Millennials, gjë që i mbron ata nga ndikimi i rritjes së kostove të strehimit.

Pensionistët morën gjithashtu një rritje prej 8.7 % në pagesat e Sigurimeve Shoqërore, rritja më e madhe njëvjeçare që nga viti 1981 dhe një rregullim automatik për të kompensuar kulmin e inflacionit prej 9.1 % të vitit të kaluar. Këta faktorë i mbrojtën të moshuarit nga plaga e inflacionit dhe normave të larta të interesit.

Dhe duke qenë se shumica e tyre janë në pension, shpenzimet e të moshuarve janë më pak të prekshme ndaj rritjes së papunësisë që shumë ekonomistë presin në tremujorët e ardhshëm.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • Erion Veliaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit
  • Sekretari i NATO-s konfirmon Samitin në Tiranë, por jo kohën
  • “Ndaloni dhe vizitat”, Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi
  • Nga Macron me syze të errëta te Rama me atlete të bardha, The Guardian publikon fotot pikante nga samiti i NATO-s

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?