Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të rinjtë kërkojnë të bëhen arkitektë e doktorë, braktisin degët e tjera: 5 studentë zgjedhin “Fizikën”, 8 “Kiminë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Të rinjtë kërkojnë të bëhen arkitektë e doktorë, braktisin degët e tjera: 5 studentë zgjedhin “Fizikën”, 8 “Kiminë”
Lajmi i funditShoqëri

Të rinjtë kërkojnë të bëhen arkitektë e doktorë, braktisin degët e tjera: 5 studentë zgjedhin “Fizikën”, 8 “Kiminë”

Published: October 7, 2024
Shpërndaje

Këtë të hënë, 7 tetor, mijëra studentë iu drejtuan për herë të parë auditorëve.

Por, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit është vënë re një tkurrje e numrit të studentëve në universitetet e vendit tonë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga vetë Portali i Aplikimit Universitar, deri ditën e premte (4 tetor), 8,775 mijë kuota nga universitetet publike ishin të lira nga 19,212 të miratuara në total.

- Publicitet -

Sipas të njëjtit portal, rezulton se në fund të fazës së dytë të regjistrimeve ka ende mijëra kuota të paplotësuara, teksa ishin regjistruar gjithsej 10,437 studentë.

Kjo rënie drastike e numrit të maturantëve të cilët nuk kanë preferuar që të vijojnë studimet e tyre ka sjellë dhe rrezikun për mbylljen e disa degëve.

Shkenca Natyre Mjedisore rezulton dega më pak e pëlqyer në Universitetin e Tiranës, ku vetëm 2 maturantë kanë vendosur që të regjistrohen këtë vit. Më pas dega tjetër e cila është më pak e pëlqyer është dhe ajo e Fizikës ku vetëm 5 studentë janë regjistruar. Gjithashtu edhe në Kimi ka pasur një numër të vogël regjistrimesh, me 8 studentë.

Nga ana tjetër, një nga degët më të preferuara në Universitetin e Tiranës rezulton Informatika Ekonomike, ku vetëm 4 kuota kanë mbetur të lira nga 240 gjithsej.

Të kërkuara vijojnë të jenë edhe inxhinieritë informatike tek Universiteti Politeknik, sikurse arkitektura. Degët arkitekt, urbanist dhe interieri/dizajn nuk kanë asnjë vend të lirë në këtë fazë regjistrimesh.

Ndërsa, inxhinieria e burimeve minerare, ajo gjeologjike dhe gjeomjedisi janë tre degët me më pak regjistrime këtë vit në Universitetin Politeknik, shkruan newsbomb.

Ndërkohë, Universiteti Bujqësore është zgjedhur deri tani nga 638 studentë. Në këtë universitet degët më të pëlqyera janë; menaxhim agrobiznesi dhe menaxhim turizmi rural.

Ndërsa, në degën inxhinieri agroushqimore ka vetëm 1 të regjistruar. Edhe zooteknia dhe siguria e produkteve blegtorale kanë vetëm 2 regjistrime ndërsa inxhinieria pyjore 5 studentë të regjistruar.

Këtë vit sytë e maturantëve kanë qenë të drejtuara nga degët e mjekësisë. Referuar të dhënave të U-Albania, këtë vit Universiteti i Mjekësisë ka vetëm 146 kuota të lira nga 1,624 që kishte gjithsej. Mjekësia e përgjithshme, farmacia dhe stomatologjia nuk kanë asnjë vend të lirë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    October 7, 2024 at 1:25 pm

    Mundesisht vini kritere,.Nga ATO TE PAREALIZUSHMET.Rripini studentet me Tarifa provimesh.Neper konvikte strehoni katundare,maloke shpellare,juridiksa me dege plepi,,Studentet dergoni neper Qiradhenes,qe te paguajne familjet,ose ta braktisin fare shkollen se 500 mije leke qeraja eshte sa rroga.Keshtu o president gjytrymi,mos dorzohen kurre,se per te mesuar eshte edhe breshka.
    1- Ja te mesoj une or president meshirmadh.Konvikti studenteve pa leke-Falas.
    2-Paguhet vetem Tarifa shkolles ne fillim viti kur behet Regjistrimi. Tarifa provimesh s`ka,.Leke per Librat e Pedagogeve te korruptuar,s`ka,.Kush pedagog i shet studentave librat e veta te futet ne Burg.Prokuroria mos presi denonximin e studenteve,por sa te shesi nje liber studenteve te arrestohet menjehere pedagogu ne salle,ne sy te studenteve.
    3-Shteti nuk ka te drejte te mbaje peng Diplomat e studenteve pertej perfundimit te Programit Akademik 5 vjecar 3+2.
    Punesimin e zgjedh vete studenti sipas kerkese ofertes te Regjimit Kapitalist.

    Reply
  • mali says:
    October 7, 2024 at 2:35 pm

    Demo,seriozisht e ke kur permend fjalen president shqiptar?
    Nje president I I vendosur nga Edi Rama.
    Kukull qe e dergon lart e poshte te lidhet me mafiet italiane,azerbaxhiane e ku di une.

    Reply
  • Aldrinp says:
    October 7, 2024 at 2:46 pm

    Njehere e nje kohe nuk arrije dot te merrje burse studimi te shkoje ne Universitet, sidomos ne deget e Shkencave Fizike e ne Kimi.
    Auditoret mbushur plot. Gjithe rinia luftonin per nje vend ne bankat e Universitetit. Tani duan zanatin e pordhacit
    Mbyllini fare shkollat dhe Universitetet.
    Ka ardhur nje brez budalla qe nuk ka as interes te mesoje, dhe as interes te ruaje vleren e arsimit qe kemi patur.
    U katandis Shqiperia ta drejtoje Piktori deshtak, me Lindita Nikollen pesanjosen, dhe ato kellirat e partise qe u bene me kulture sapo veshen petkun e patronazhistit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. Vlora 97 on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?