Të shtëna me breshëri raportohen në Pezë Helmës mbrëmjen e së enjtes. Mësohet se banorët në fshatin Menik kanë telefonuar policinë për persona që dyshohet se kryejnë vjedhje në fshat.
Policia ndodhet në vendngjarje për të verifikuar denoncimin e banorëve. Sipas informacioneve të para grupi hetimor nuk ka arritur ende të gjejë ndonjë gëzhojë në fshat.
p.c. / dita
