Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Vërsulja e tërbuar mbi Altin Dumanin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > SHËNIM: Vërsulja e tërbuar mbi Altin Dumanin
Lajmi i funditopinion

SHËNIM: Vërsulja e tërbuar mbi Altin Dumanin

Published: July 15, 2024
Shpërndaje

Në mënyrë krejt të palogjikshme dhe të jashtëligjshme për më shumë se 4 orë kreu i SPAK Dumani u përball me deklaratat politike të deputetëve të PD që në bazë të rregullores së Kuvendit duhet të pyesnin sot kreun e Prokurorisë së Posaçme për raportin e punës të vitit 2023.

Halli familjar i Sali Berishës dhe i disa deputetëve të PD që janë nën hetim pasuror nga SPAK, ishte sot dhe halli i PS, deputetëve dhe drejtueses së seancës plenare. Kjo u pa qartë kur katandisja e deputetëve të PD me pyetje banale, detaje hetimore dhe halle personale madje dhe kërcënuese ndaj shefit të SPAK gjeti hapësirën dhe miratimin në heshtje nga mazhoranca.

Kush deputet nuk e di që kreu i prokurorisë së çdo niveli nuk mund të japë përgjigje për një çështje nën hetim? Kush deputet nuk e ka kuptuar që çështjet e SPAK janë në proces që kërkon kohë dhe hapësirë për shkak të personave të përfshirë? Kush ligjvënës nuk e ka kuptuar që tashmë ish zv kryeministër, ish ministra apo kryetarë bashkie janë nën hetim apo pas hekurave? Jam e bindur që të gjithë edhe pse shumica me formim bazik e dinë këtë. Por interesi nuk ua do të sillen si deputet. Bullizim, denigrim dhe kërcënim, kjo ishte gjuha e deputetëve të opozitës me qeshjen nën zë të mazhorancës.

- Publicitet -

Në asnjë nen të rregullores nuk është shkruar që raportimi i drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme duhet pasuar me pyetje disa orëshe të hallexhinjve të Kuvendit. Ermonela Felaj që drejtonte sot seancën si rrallëherë gjeti mirëkuptim me kolegët e PD dhe bashkë me ta shijoi gjatë deklarimet politike dhe karshillëkun me të bërtitura që Albana Vokshi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Edi Paloka dhe të tjerë në kor dhe sinkron i bënë Altin Dumanit. Madje dhe gjuhën kërcënuese të Bujar Leskajt e kaloi pa vëmendje.

Altin Dumani ishte sot në parlament për të raportuar për veprimtarinë e SPAK në vitin 2023. As për të treguar sekrete hetimore, as për të folur për dosje të veçanta, madje as për të treguar ku ndodhen hetimet për Sali Berishën, familjen biologjike dhe politike të tij. Nuk ishte as për të shuar kuriozitetin për banalitetet dhe thashethemet që qarkullojnë brenda “elitës” politike dhe të biznesit.

Të lejosh që kreu i SPAK të përballet me demagogjinë e Sali Berishës, duke i dhënë hapësirë retorikës politikës përballë drejtesisë do të thotë që i trembesh SPAK po aq sa ata që sot me fjalimet e tyre treguan frikë dhe inat me Prokurorine e Posaçme. PS dhe PD nuk kanë nevojë të na tregojnë se njëra është më pak e keqe se tjetra, se njëra ka hajdutë më të sofistikuar e tjetra më banalë. Mjafton skena e sotme, ku fytyrat e majmura të deputetëve të PS ishin sinkron me hakërrimet e opozitarëve pazarxhinj.

Nje institucion ku beson mbi 70% e shqiptarëve, bullizohet, denigrohet dhe kërcënohet në shkelje të ligjit dhe me shkeljen e syrit nga mazhoranca. Sepse frika nga SPAK i ka bërë bashkë. Dhe kur frika bën bashkë një klasë të tërë politike, asgjë e mirë nuk e pret një vend të zhytur në korrupsion.

Për fat të keq të shqiptarëve sigurisht.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
28 Comments
  • demo says:
    July 15, 2024 at 5:24 pm

    Zoti Turme! Sa na u be qejfi per djegjen e syrratit te Atdheshitesit Edi Rama!
    Mirepo ju doni te hidhni ne zjarr bashke me Edi Ramen edhe SPAK me gjithe Dumanin.
    Se po na rruhet fort per surratin e Sali Berishes ,Ilir Metes,kollovar Malltesit,qe do hyjne ne burg.
    Ne burg i duam keta ne.
    Vazhdo punen Dumani.Ne burg horrat e djeshem dhe hajdutet e sotem!

    Reply
  • Flora keci says:
    July 15, 2024 at 6:26 pm

    Është shumë turpe që dilni në mbrojtje një njeriu që shkel ligjin në çdo momente në atë zyrë dhe që bëhet palë me politikën e ndyrë të një njeriu që vetëm kryeministër nuk mundë t’a quaj Zoti Dumani që merr mesazhe nga të tjerët për mbylljen e dosjes xibraka që mban në detyrë njerëz me të shkuar kriminale siç është millonai njerëz me të shkuar diktatoriale si Kraja apo me tre mbiemra si gjykatëse për çfarë kishte shkuar ai zotëri në parlamente për të dhënë llogari apo për të kërkuar zgjatjen e mandatit të tij përpara të i tregoj shqiptarëve ku e gjeti pasurinë bën mirë të japë dorëheqjen bashkë me qeverinë e tij fundja sovrani foli dhe dha mesazhe të forta për t’a pavarsisht se nuk janë deputet

    Reply
  • TIRONA says:
    July 15, 2024 at 6:41 pm

    Z Alton Dumani:Rri i qete vazhdo me kembengulje detyren e shenjte!
    Te do dhe te gjithe populli shqiptar!

    Reply
  • Shteti Ligjor! says:
    July 15, 2024 at 6:42 pm

    Para ligjit janë të gjithë njësoj! SPAK ka punuar mirë ndaj PS-së dhe keq ndaj PD-së. Kështu spjegohet edhe sulmi që bëjnë PD-istat ndaj z. Dumani. Duan që t’a friksojnë akoma më shumë, por deri tani u ka dhënë rezultat kjo mënyrë veprimi. Nuk mund të barazohen vjedhjet e PS-së me ato të PD-së dhe nuk mund të barazohen edhe veprimet e SPAK-ut ndaj PS-së me atë ndaj PD-së. Janë dy masa të ndryshme që tregon se nuk zbatohet drejt Shteti Ligjor!

    Reply
  • K R says:
    July 15, 2024 at 6:46 pm

    Dumani kryeministri i ardhshem

    Reply
  • mali says:
    July 15, 2024 at 7:41 pm

    Experiencat e personave me keto detyra nuk injorohen.Kudo ne bote keta jane ate qe bejne sistemin e drejtesise.
    Nuk mund ta bejne plepat,pavaresisht qe e vute minister te drejtesise.
    Tek keta persona bazohet amerika.

    Reply
  • demo says:
    July 15, 2024 at 7:50 pm

    Dumani-Dhe i vetem Trim ne lufte.
    Turma e rrugaceve,Tufa e qenve,Tufa e ujqerve,bataku minjve,,sulmojne bashke Dumani,, Krimet e Turmes nuk denohen.
    Sepse Turma ka gjithmone te drejte. Ne Fakt eshte e kunderta.
    Ne ate turme qe ju versul Dumanit me ne krye Mul Noken,me i ndershmi mbahet Tritan Shehu,
    Edhe Ay me i ndershmi prej tyre duhet varur per veshesh,LIGJERISHT,sepse udhehoqi autookolonat me Bota te Firmes Kontrabandiste Shqiponja”,qe furnizonte me nafte Serbine.Ky ka thyer $Embargon e OKB kunder agresionit Serb..Beja llogarie e vilave Mul Nokes,sa tendera uniformash,automjetesh,armatimi,ka perfituar?Sa fuswha kanabisi,ara me lulkuqe,kontenhere nga Kolumbia ka fswhehur,?
    Ja,cfare jane keta kafsheri qe ulurijne kunder Dumanit ne Parlament,.^Te gjithe hajdute,te gjithe te korruptuar kur kane pasur pushtet.
    Kryetaret e tyre Sali Berisha dhe Ay tjetri qe ka mbetur pa Parti se ja hodhi gruaja ne rruge,,e kthyen mitingun e popullit kubder Edi Rames,ne miting kunder Dumanit. Nuk fitoni zoterinj Hajdute! Pse? Sepse Dumani nuk ka vjedhur.
    SEPSE DUMANI HAJDUTET QEVERRITARE -PO I FUT NE BURG.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    July 15, 2024 at 8:15 pm

    Dumani me qetesi dhe dashuri te hetoje me objektivitet gjirhe hajdutet e Parlamentit dhe qeverise.

    Reply
  • HAJRO LIMAJ says:
    July 15, 2024 at 8:59 pm

    Kryetari i SPAK-ut Altin Dumani,nese do ti shkoje kesaj lufte deri ne fund, ai do te emertohet clirimtari i Shqiperise dhe i popullit shqiptare nga pushtuesit politike dhe qeveritare shqiptare.Ne sot jemi te pushtuar nga shqiptaret. Shkaterruan shtetin me te gjitha strukturat e tij, politikanet dhe qeveritaret e te gjitha niveleve u bashkuan me mafien per te vjedhur te gjitha pasurire duke zhytur shtresen e mesme dhe te varfer ne varferine me te madhe ne rajon dhe europe.
    Shpresa e popullit te ndershem eshte SPAKU dhe KLSH, dy institucionet e pa varura qw po zbardhin kete drame te krimit te organizuar shteror.

    Reply
  • mali says:
    July 15, 2024 at 10:12 pm

    Hajro,prapa kesaj pune eshte amerika.Eshte DEA,FBI dhe specialiste antimafie europiane e boterore.
    Shiko sa bukur luajne.
    Kapen jashte shqiperise me qellim per t’i mbrojtur keta tanet.
    E kupton pse- ne ?
    Sepse ketu ne shqiperi mafie boterore eshte ulur kembekryq.

    Reply
  • Shqiptar says:
    July 15, 2024 at 11:01 pm

    Perpara ligjit te gjithe te barabarte.
    Pasuria e grabitur te sekuestrohet.

    Reply
  • Spak says:
    July 16, 2024 at 12:09 am

    Jane pjella te Saliut! Kush do t’i vente prapa Saliut njerez inteligjente, te edukuar, me edukim te shkolles se larte,njerez me dinjitet dhe integritet do ti vinte prapa saliut nje fshatar nga vicidoli,spiun dhe servil i sigurimit mundet edhe i UDB apo dhe sherbimeve te tjere! Por ja qe paska te ngjashem me saliun! Mul Noka,Luciano Boci,bythqire Elbasani me nje nga Kavaja Gaz Bytha, nga Kavaja apo Lela bythqire i Saliut! Po Grida Duma, Durrsakja me e zgjuar e zgjedhur e Saliut dhe qe ka filluar t’i lepihet prape Saliut! Si mundet qe keto plehra,mos harroni Grida priste ne dera e bankes per Santon! Me madheshtin e madheshtise Grida mundohet te na tregoje sa di dhe sa e zgjuar eshte duke qene nje qenije kot,pa moral! Merr persiper te sqaroje atentatin kunder President Trump! vjet te shkuar kur eshte bere mitingu Trump isht kandidat i certifikuar dhe mbrohej me ligj! Por dje ai ishte vetem nje politikan per te qene kandidat, status qe e mori ne Wisconsin sonte! Sa candidate mund te jene dhe nuk mund te rruhen te gjithe nga secret service! Por injoranca e Grides,Lales, Profesorit dhe Currit eshte proverbiale! SI marrin guximin keta larro?!

    Reply
  • Spak says:
    July 16, 2024 at 1:28 am

    Ne vazhdim! TV shqiptare flasin e flasin dhe flasin prape per atentatin! Atentatori thone eshte e cuditcme te votonte per republikanet! Si mundet te flasesh kur nuk njef realitetin! Marezira te ketilla tregpjne nivelin medioker te medias shqiptare! Dikush tha se Amerika po behet Republike bananesh! Zot ku je,ne se egziston?

    Reply
  • Lasgushi says:
    July 16, 2024 at 5:00 am

    Këto plehra që janë produkt i marveshjed PDPS.sistemit zgkedhur,që kemi,janë turpi i shqiptarëve.Kujtoni fytyrat e Albana Vokshit,Flamur Nokës apo Tritan Preshit,gjatë seancës,fjalët e tyre,e sidomos pasurinë wë kanë vjedhur për të kuptuar arësyet.
    Inshallah,ka gjak Dumani,dhe ja u kthen përgjigjen siç duhet dhe me drejtësi,dukr ju matë pasuritë pjesës më të madhe të atyre derrave të asaj salle dhe duke i detyruar që të shk8jnë nç banjë për të bërë shurën,kur ti dojë qefi Dumanit.

    Reply
  • intelektuali says:
    July 16, 2024 at 5:41 am

    VERSULJA E TERBUAR NGA SPAK-UTURAKU I ALTIN DUMANIT MBI DEMOKRACINE ZGJEDHORE NE SHQYPNI

    Bote Demokratike sot nuk i intereson fare hajnia antishqyptare me inceneratoret, me kompanne 5D, me sterlizimin, me lukunine e gangsterit Edi Rama me bedelin e tij Erion Veliaj alla PPP&Bashkim Ulaj&Company, sepse keta urrithe te komunizmes shqyptare hapin brima hajnie ne token shqyptare dhe sipas motos: “Cdo popull budalla meriton pushtetaret qe zgjedh vete” e detyron Boten Demokratike te thote: “Le te piqen halldupet ne vendin e tyre se nuk na plas fare ne, nje popull i vogel jane shqyptaret, si nje fis prej Afrike Zulu, njashtu sic i la Enveri ashtu kane mbetur ne zhvillimin mendor te tyre.”

    mirpo:

    Fredi Beleri fitoi zgjedhjet ne Himare dhe Edi Rama ja kishtefalur Himaren pidhit te Olta Xhackes qe kishte qene dashnoraja e vellait te tij te dashur, narkotrafikanti i Xibrakes dhe hajduti i pensionisteve evropiane me AmantJosifin dhe prape lidhja e dy hajduteve nderkombetare ne miliarda euro vinte nga familja kriminale e Olta Xhackes qe kur e jema e kesaj komuniste dhe enveriste te devotshme punonte me gjykatesen e Enverit si notere per te cuar ne greqi femije shqyptare per te furnizuar trafikun mafioz te organeve njerezore dhe jane te denuara me vendim gjykate ne shtetin helen dhe prandaj ketu llogarite greke te Fredi Belerit preken rende interesat familjare te gagnsterit shqyptar qe korruptoi FBI dhe ne kete situate gangsteri kryeminister thirri nendihme SPAK-UTURAKUN e Altin Dumanit, Gjykaten GJKKO ter krimineles Irena Gjoka dhe policine e banditit te Xibrakes Taulant Balla per te sajuar prova dhe ngritur akuza ndaj Fredi Belerit qe guxoi ta sfidonte ne Himare dhe te fitonte zgjedhjet si kryetar bashkie, deri ketu gjerat duken te qarta dhe te kristalta sepse ne fund te fundit kush ishte katunari Fredi Beleri te sfidonte nje kryemnister gjigand si Al Capone Albanezi qe korruptoi FBI?

    PO FRDEI BELERI KISHTE GREQINE E MICOTAQIT NGA PAS DHE LLOGARITE E EDI RAMES DOLEN TE GABUARA, SEPSE FREDI BELERI NGA BURGAXHI SI HAJDUT VOTASH U BE EURODEPUTET I NERUM ME PAGEMUJORE MBI 20 MIJE EURO QE KA NGJALLUR ZILINE E “PATRIOTEVE” ENVERISTE ME GISHT NE BYTHE

    prandaj:

    Altin Dumani perpos ceshtjeve te hajnive kombetare duhet te pergjigjet per kete ceshtje nderkombetare qe po ja nxin faqen Shqypnise:

    PSE I U VERSUL SI NJE KULCEDER ENVERISTE DHE PUTINISTE FREDI BELERIT PER TA RASUR ME BURG ME AKUZA TE STISURA FALLCO VETEM SEPSE FITOI ZGJEDHJET NE HIMARE KUNDER GANGSTERIT EDI RAMA QE KISHTE KORRUPTUAR ME PARE EDHE FBI?

    prandaj:

    O gazeta e nerume DITA mesymja Parlament ka kah te kundert

    Reply
  • Drejtesi me part-time says:
    July 16, 2024 at 6:27 am

    A eshte Dumani nje drejtues rigoroz i SPAK qe po pret duart e atyre qe vjedhin aktualisht nga jo 4 por 400 anet kete vend?
    ASPAK, te ishte i tille Dumani nuk e mbante as 24 ore ne detyre ky Pushtet por e hidhte tej me vota ne Parlament.
    Dumani eshte ne ate detyre direkt nen urdhera Pushteti. Ky Pushtet projekton qe me pare ato zyrtare te tij qe do ja leshoje SPAK dhe i heq fillimisht nga postet qe kishin.
    Pastaj Dumani u leshon flete thirrjet per ne SPAK dhe behet keshtu ky spektakel mashtrimi per kete popull se “SPAK po lufton korrupsionin”
    Kujt duar ministri e pushtetari aktual i ka vene pranga SPAK? Askujt.
    Sepse pritet qe fillimisht ti heqe Rama nga posti, pastaj ti marre ne dorezim Dumani me akuzen paraprake “shperdorim detyre”.
    Rasti i Ilir Beqes eshte me flagranti e qesharaku njekohesisht : Beqja mbahet ne burg per nje afere 200 mije Euro fonde te BE dhe eshte ne masen “detyrim paraqitje” per mbi 100 milion Euro te zhdukur vetem ne Koncesionin e Sterilizimit!!
    SPAK pra sikur gjysmen e perkushtimit qe tregon per ceshtje te para 1-15 viteve me opozitaret ta kete per pushtetaret aktuale duhet te parin te merrte ne hetim ate “kolegun e SPAK” (sic tha vete ) kreun aktual te Bashkise Tirane qe ka firma per ate Inceneratorin e Tiranes ku vjedhja eshte ashiqare se ky Incenerator nuk ekziston.
    Nuk ka dijeni ky Kreu Bashkise Tirane per kete afere mbi 100 milion EURO ky qe shko e peruro c’do pusete kudo ku vihet kapak siper saj ne Tirane?
    Per keto e tjera per kete popull aje brrockulla e besimit 70% tek SPAK sic mundohen te bindin vehten sherbetoret e Pushtetit eshte vetem nje demagogji koti qe as vete Dumani nuk e beson..

    Reply
  • Mirësia says:
    July 16, 2024 at 7:25 am

    Politikanët kanë mbi 30 vjet që i janë vërsulur popullit dhe tani që drejtësia po e ndalon këtë vërsulje, ata i turren Dumanit. Ata janë të babëzitur dhe ajo tashmë është në ADN e tyre, janë të marrosur, marrëzia e tyre nuk ka të sosur. Shqiptarët tashmë gjenden:
    Anës detit të palarë
    Anës dritës të paparë
    Pranë sofrës të pangrënë
    Pranë dijes të panxënë.

    Reply
  • fery says:
    July 16, 2024 at 8:11 am

    Perpara SPAK dhe z.Dumani drejte shpartallimit te kesaje klase te turpshme politike instaluar nga Beogradi per te shkaterruar dhe mbajtur ne tranzicion te pafund Shqiperine 🇺🇸🇲🇦 Perpara drejte fitores ndaj krimit dhe krimineleve instaluar ne institucioneg e shtetit shqiptar pa asnji frike,se Beogradi seshte gje tjeter vec nji grumbull plehu ne mes balkkanit dhe s ka ca i bene SPAK-ut

    Reply
  • intelektuali says:
    July 16, 2024 at 8:32 am

    Mirësia:

    Ku e ke zbuluar ti qe Drejtesia Enveriste e Altin Dumanit po ndalon VERSULJEN me yxhym qe po i ben politika kombetare dhe qe e ka friguar dhe frikesuar kryetarin e SPAK sa po ben shurren ne breke nga HAJDUTET supet INTELEKTUALE shqyptare qe ne fakt jane HALLDUPA injorante pa dipllome dhe pa shkolle?

    CILLET JANE KETA POLITIKANE QE I JANE VERSULUR FAKIRIT ALTIN DUMANI PER TA KOLLOFITUR ME KOCKA ME GJITHE SAPK-UTURAKUN E TIJ ENVERIST?

    sepse:

    Po ta kesh fjalen per Sanco Pancat e Sali Gerdecit dhe Like Floririt duket ashiqare qe jane futur ne istikamet e tyre si minj gjirizi per te mbrojtur pasurine dhe pronat dhe nuk duket asnje plan per mesymje si kunderofensive ne luften per pushtet, vetem si papagalle i kerkojne SHBA prova per krimet e tyre dhe nuk tregojne se ku kane groposur fakirin Remzi Hoxha qe i tregoi me gisht si mafioze me pushtet, atehere:

    PER CFARE MESYMJE BEHET FJALE?

    sepse:

    Deri tani kemi pare vetem mesymjen e SAPK-UTURAK-ut te Altin Dumanit ndaj procesit zgjedhor ne Himare kur rasi ne burg si rrufe Fredi Belerin me akuza te stisura enveriste si ato te Putinit per vjedhje votash dhe mesymja vazhdoi me vendimin e GJKKO te krimineles Irena Gjoka ne Drejtesi bashke me mesymjen e Policise mafioze te banditit te Xibrakes, Taulant Balla qe i mbylli cdo shteg Fredi Belerit per terrheqje per t’u zbythur nga MESYMJA enveriste e mafies me pushtet, por ne Fushen e Betejes doli Greqia me Micotaqin qe ndaloi MESYMJEN enveriste dhe e detyroi gangsterin Edi Rama te kapitullonte si Hitleri dhe ta dorezonte Belerin te BE si qen i zgjebosur qe leh po nuk kafshon dot, pa pranga enveriste ne duar dhe pa zinxhire putiniste ne kembe pa leje idiote 5 ditore dhe pa shoqerues nga Drejtoria Bedele e Burgjeve deri ne Strasburg, qe do te thote pa kushte dhe pa negociata paraprake me palen shqyptare qe:

    JA NXIU FAQEN SHQYPNISE

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 16, 2024 at 8:35 am

    VO: DITA,PRES NJË ANALIZË MË TË HOLLSISHME NGA KALEMXHIJT E SAJ TË MIRË:
    -Dje në Kuvëndin e Shqipërisë pam një KRYETAR TË SPAK NË RRETHIM PËR JETË A VDEKJE ME:
    1. BANDËN E PD,S.BERISHËS 34 VJEÇARE të korruptuar,Minuese të demokracisë ,Shpërfillje të DREJTËSISË SË RE..
    2.NJË GJKKO QË KA QËSHUR PËR KURTHIN NDAJ A.DUMANIT QË DEKLAROI SE SPAK ËSHTË MBI GJKKO DHE,ndaj nuk po përkrahë vendimet SPAK në shumë raste..
    3.DISA DEPUTET TË PS ME KOKË ULUR,që lejuan qënt e rrugës të shqyenin Dibranin e SPAK A.Dumani të vetmen SHPRESË për Shqipëtarët-nga frika për veten e tyre..!
    1.Banda e Sb me në krye G.Bardhin organizatorin e vrasjes në Elbasan në 2021,F.Nokën Spiunin e UDB dhe Vilave në Tiranë,Gj.Lalzit,Sarandë e kudo(që A.Dumsni nuk ka hapur proces hetimor),V.Vokshit ma paduri marramëndëse,Tritan Shehu(preshi Lushjes 1997+president i Shqiponjës për naftën në Jugosllavi te Millosheviç, etj që DJE S.BERISHA PASI I FALINDEROI NGA KATI 8 I VENDOSI NË LISTË PËR DEPUTET NË 2025..! Kjo ishte e gjitha.
    -Në këtë rast A.Dumani i SPAK u ndie në kurth nga b..lëpirsit e Sb që nuk u morën me punën e SPAK gjat 2023,por si ta KANALIZONIN ARRESTIMIN E SB SI I BURGOSUR POLITIKË.Dhe pak a shumë ja arritën qëllimit duke goditur njëkohësisht SPAK+GJKKO+SHBA+BE+SOROSIN,etj dhe ..
    3.Deputetët e PS(Shumica) që mbanin sehir për goditjen E ASHPËR nga banda e PD të Kryetarit të SPAK që ka mbështetje të 90 % të popullit,SHBA,BE..dhe që ka vënë në LISTËN E ZEZË TË PAPREKSHËMVE NË SHQIPËRI NË 34 VITE.
    -Z.A.Dumanin e falinderojmë për ruajtjen e qetësisë,Korrektesën e përgjigjeve të pyetjeve(diskutimeve e konkluzioneve nga vampirët e Sb) dhe ruajtjen e kufijve ligjor për sekretin hetimor..!
    -Qëllimi i Beishistëve ishte të nxirrnin nga shinat të Kryetarit të SPAK,Të vinin në kontradiktë vendimet e SPAK ME GJKKO…e cila dukshëm po del kundër shumë vendimeve të SPAK,Të nxisnin në kuvënd se S.BERISHA ËSHTË I BURGOSUR POLIKIKË..dhe të dilte se kush është me DREJTËSINË E RE e kundër saj.
    •Dhe këtë e mësoi mirë dje shumica e popullit në 4 orët e TMERRIT NË KUVËNDIN ÇORAPE,të korruptuar 60 % nën drejtimin e një prekuroreje me konflikt interesi E.Felaj që lejoi zhvillimin e seancës plenare nën trysninë e BANDËS BERISHISTE 34 VJEÇARE FATKEQSI KOMBËTSRE.
    •Nuk po e kuptoi pse KM E.Rama nuk e shpërndan KUVËNDIN & TË KALOI NË ZGJEDHJE TË PARAKOHËSJME ME NJË PD MJERANE & OPZITË TË SHPATALLUAR PA KOKË E KËMBË..!
    -FLM DITA.

    Reply
  • Artan says:
    July 16, 2024 at 8:53 am

    Mire o Ethem e ke ti, po ç’thotë intelelektuhalja se, që Dumani i futi në burg Belerin. Më mirë t’i kishte futur ndonjë gjë tjetër sesa Belerin, te ai nuk të fal intelektuhalja, të merr gjak në vetull.

    Reply
  • demo says:
    July 16, 2024 at 9:08 am

    Vajti Bektash beu i vuri flaken konakut,se ashtu i tha rradakja,,.Per tu dukur si Bektash beu vajti dhe Hysmeqari i vuri flaken konakut.Por beu eshte bej,i ndertoi Sarajet prape,,hysmeqari mbeti ne rruget.Keshtu psoi Monika Kryemadhi ,qe hodhi Partine ne rruge,per tu dukur si Lul Basha.Po Lul Basha e kishte Partine te falur,nuk e kishte Ndertuar vete.
    Tani mbeti pa Parti,pa burre,pa Familje,e pandehur ne dyert e SPAKUT.
    Edi Rama ka bere shume te liga,shume vjedhje, tradhtira,por se si ju shtiu trute e gomarit ketyre te Opozites te hedhin deputetet ne rruge,te mos marrin pjese ne Pushtetin lokal,te bojkotojne Zgjedhjet dhe tja lejne gjithe pushtetin ne Tavoline,,kjo eshte Merite e Vecante.

    Reply
  • aSPAK personale says:
    July 16, 2024 at 9:19 am

    Dumani genjen kur thote me gjysme zeri se ka kerkuar Kerkim nderkombater per Arben Ahmetajn por pa e precizuar se kujt : shtetit zviceran apo Interpolit!
    Dumani e SPAK i tij vajten per Show te arrwestonin Arben Ahmetajn vetem kur u siguruan se ishte larguar nga vendi.
    Sa kohe qe Ahmetaj nuk foli, as SPAK me gjithe Duman nuk u ndien fare…por sapo Ahmetaj del ne REPORT te RAI-3 e deklaron se Edi Rama pret ne zyre te tij Kapo Mafie, atehere SPAK e Duman me urdher nga lart u kujtohet Ahmetaj e genjejne paturpesisht per ate qe e kane ne kerkim Nderkombetar.
    Arben Ahmetaj nuk eshte fare ne kerkim, ai jeton lirisht ne Zvicer e jep intervista qe atje per RAI-3.
    Le te shkoje dhe SPAK me Duman a pa Duman nuk ka rendesi, ti japin Ahmetajt Statusin e Bashkepunetorit me Drejtesine sic ben Drejtesia kudo ne vende tjera (si ne Itali ne rastet e goditjes Mafies) e le ti marre deshmine e tij.
    …nese arrin ti dale me pas dot perballe Edi Rames, sigurisht…

    Reply
  • intelektuali says:
    July 16, 2024 at 11:30 am

    Artan HALJA e Enverit:

    PO TI QEMONES SE ETEM BEUT I MBAN ISO POLIFONIKE TI O MAVRI?

    sepse:

    Kapteri i Ushtrise Clirimtare, Etem Beu di t’i bjere qemones ne nje bire duke u perpjekur t’ja ngjise Sali Sekretarin dhe Varkarin e Enverit si MUT pas kepuce oponenteve te tij duke ngaterruar kekun amerikan me byrekun turkofag te Partise se Punes dhe nuk kujtohet te kerkoje falje qe ishin ata enveriste te cilet e sollen ne pushtet Liderin Historik, Doktorin e Sigurimit te Enverit qe nuk do te tregoje se ku e ka groposur fakirin Remzi Hoxha, por vetem llap per provat qe SHBA duhet te tregoje per non graten e tij

    Reply
  • Arben Tashko says:
    July 16, 2024 at 5:24 pm

    Pse jane kaq shum te trembur disa nga deputetet?

    Reply
  • Aldrinp says:
    July 16, 2024 at 5:34 pm

    Ke quan sekrete Hetimore ky qe ka shkruar kete shkrim?
    Ato vjedhjet e Veliajt?
    Si nuk paska pergjegjesi Dumani ti pergjigjet pyetjeve te Deputeteve?
    Merr rroge per ate pune. Pse na u shqetesua gazetaria e Rames?
    Cfare eshte sekret hetimor?
    Koncesionet e Veliajt, Gjiknurit, vjedhja e Unazes, e incineratoreve?
    Tuneli i LLogarase?
    Pika e Mirela Kumbaros en Butrint?
    Pse nuk hap gojen gazeta per koncesionet e atij qitesit te 21 Janarit ne Mat, qe Rama e ka bere kryetar Bashkie?
    Sekrete hetimore jane keto?
    Kane kohe qe denoncohen si vjedhje te shpallura, dhe Dumani i quan sekrete hetimore.
    Po prishin pasurit publike per ortaket e tyre, ndersa njerezit nuk duhet ti zene me goje se na prishet qetesia e Dumanit
    Jeni ne vete?

    Reply
  • mali says:
    July 16, 2024 at 5:53 pm

    Aldrinp.Jo kudo luhet me karta te hapura.Edhe ti ne shtepi nuk luan gjithmone me karta te hapura kur humbet ne bingo a llotari.
    Ato jane zyra hetimore dhe kudo ne bote jane te rezervuara hetimet per njohje publike.
    Keneta e korupsionit ne shqiperi eshte aq e madhe sa ti nuk e mer me mend.
    Ata jane duke punuar .
    Shiko si goditen pasurite e emrave qe nuk jane te njohur ne publik.
    Shikon strategjine amerikane qe eshte duke mbeshtjelle lakun ?
    Prandaj mafie eshte bere e terbuar dhe leshon zagare qe bejne vetem , ham- ham ne parlament sepse e di qe I ruan bishtin DEA,FBI-se dhe antimafies.
    Opozite pa strategji.Njerez pa shkolle,dale nga poshte ures se Lanes,ashtu si Rama dale nga poshte ures se Sena-s.

    Reply
  • Besimi says:
    July 16, 2024 at 10:44 pm

    …… avokati mbrojtes me kete artikull ne mbrojtje te dumanit, nuk arrin te kuptoje vetem dy deklarata te bera nga vete dumani se; gjykatat duhet te miratojne cdo kerkese te SPAK-ut?! uau hajde hajde cafre tagri kerkon ky, mase ne daljen tjeter do degjojme qe dhe vendimin e gjykimit do ta marre ne kopetence?! dumani nuk ndalet, dije kuptoj se eshte i pa afte te hetonte “krimin intelektual” ore ky lexone me ane te google translate ndonje material e vjen para publikut hedh te tilla mufka?! Zoteri, faleminderit per sinqeritetin, merru zbulo ndonje vjedhjesh pulash apo hajdutet e xhepave. Autori mbrojtes mund te vazhdoje te mbroje por vete ai veteshpadhet e pa afte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?