Festa e milionave në Telebingo Shqiptare nuk di të ndalet. Edhe gjatë ditës së djeshme me mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet në vend, i janë bashkuar lojës më popullore të fatit, duke fituar prej saj miliona të tëra nëpërmjet lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, shortit të goglave për çmimin e madh të javës, “Rrotës së Fatit”, “Gjeje çmimin”, etj.
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, në të cilën janë fituar 437,000 lekë. Fillimisht në këtë lojë, kanë luajtur fituesit e shorteut të datës 22 tetor. Në këtë lojë, dje Gerta ka marrë 27,000 lekësh, Dritani 30,000 lekë, Gëzimi 80,000 lekë, Prelushi 34,000 lekë, Verore 104,000 lekë, Ethemi 28,000 lekë, Ganiu 30,000 lekë, Garledina 30,000 lekë, si dhe Hyqmeti 106,000 lekë. Gjithashtu, janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 5 nëntor për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera surprizë të “Rrotës së Fatit”.
Kanë qenë të shumtë fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me çmimet e preferuara, që janë: 3 “Rroga Telebingo”, apo çmimin e “Super Peta”, të cilat do të jenë në lojë çdo javë.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Aurorën në Durrës si fituesen e parë të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar 60,000 lekë. Fati i ka ecur më së miri fitueses së radhës Lulzimes, e cila ka siguruar plot 100,000 lekë.
Burbuqe në Elbasan ishte fituesja e radhës që ka siguruar shumën prej 101,000 lekësh. Mw pas Veronika ka fituar nga loja telefonike 55,000 lekë. Një tjetër fituese i është bashkuar Telebingo Shqiptare. Kësaj here bëhet fjalë për Majlindën në Berat, e cila ka siguruar plot 85,000 lekë. Ndërsa Dhimitraqi në vijim ka fituar nga Telebingo 55,000 lekë. Besniku ishte një tjetër fitues që i është bashkuar lojës telefonike ku dhe ka fituar plot 100,000 lekë. Drita në Shkodër ishte fituesja e fundit e lojës telefonike që ka siguruar nga Telebingo Shqiptare 50,000 lekë.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,141,950 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në Durrës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë 14666 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 50 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 225 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 1690 lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 7 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Mbi 974,000 lekë është shuma që ka marrë, Luanesha Rrapaj, e cila ishte fituesja e çmimit të madh të dalë nga shorteu i datës 22 tetor.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.