Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: TELEBINGO SHQIPTARE: Çmimi i madh dhe lista e plotë e fituesve të djeshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Telebingo > TELEBINGO SHQIPTARE: Çmimi i madh dhe lista e plotë e fituesve të djeshëm
Telebingo

TELEBINGO SHQIPTARE: Çmimi i madh dhe lista e plotë e fituesve të djeshëm

Published: October 23, 2023
Shpërndaje

Lista e fituesve në lojën më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare sa vjen e shtohet. Me mijëra të përzgjedhur nga të gjitha qytetet, i janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme Telebingos, duke siguruar prej saj miliona të tëra.

Shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, në të cilën janë fituar mbi 419,000 lekë. Fillimisht në këtë lojë, kanë luajtur 9 fituesit e shorteut të datës 15 tetor. Konkretisht, Hajria ka marrë shumën prej 28,000 lekësh, Bashkimi 27,000 lekë, Zyberi 23,000 lekë, Ibrahimi 26,000 lekë, Rajmonda 101,000 lekë, Fabiani 40,000 lekë, Agimi 25,000 lekë, Xhemali 25,000 lekë, si dhe Fatbardha 103,000 lekë.

Gjithashtu, janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 29 tetor për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera surprizë të Rrotës së Fatit.

- Publicitet -

Telebingo sqaron se të gjithë fituesit e Rrotës së Fatit, të cilët nuk do të paraqiten dot për të luajtur në datën që ju takon, ata do të mund të luajnë edhe në një të dielë tjetër që ata munden brenda afatit 60 ditë kalendarike që nga momenti kur janë përzgjedhur si fitues. Në rastet kur lojtari luan në një të dielë tjetër që nuk përkon me datën kur është shpallur fitues, ai luan vetëm për shumën prej 20,000 lekësh dhe çfarë do të kapë nga Ruleta. Ky lojtar nuk do të ketë të drejtën të luajë për çmimet prej 100,000 lekësh.

Në shorteun e ditës së djeshme kanë qenë të shumtë fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me çmimet e preferuara, që janë: 3 “Rroga Telebingo”, apo çmimin e “Super Peta”, të cilat do të jenë në lojë çdo javë.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur fituesen e parë të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, e cila ka siguruar 55,000 lekë. Iliriani ishte fituesi i radhës që ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Në vijim, Alma në Berat ka siguruar nga loja telefonike 70,000 lekë. Një tjetër fitues i është bashkuar Telebingo Shqiptare, ku kësaj here bëhet fjalë për Darion, i cili ka marrë plot 75,000 lekë.  Loja është zhvendosur më pas në kryeqytet duke shpallur Lirien si fituese të 75,000 lekëve. Zeliha në Shkodër ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe duke fituar 55,000 lekë. Fati i ka ecur më së miri Rajanit në Berat, i cili nga loja telefonike ka fituar plot 100,000 lekë. Ervini ishte fituesi i fundit i lojës telefonike që ka tentuar të gjejë zarfet me rrogat e fshheura, apo çmimet e tjera të mëdha. Por, me mbajtjen e zarfeve më të preferuara Ervini ka siguraur 70,000 lekë.

Gama e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,146,750 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në qytetin e Fierit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë 13856 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 50 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 195 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 1960 lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 5 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Mbi 1,000,000 lekë është shuma që ka marrë, Hyrie Derhemi nga Tirana , e cila ishte fituesja e çmimit të madh të dalë nga shorteu i datës 15 tetor.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?