Nuk ndalen milionat e fituara në lojën më popullore të fatit në vend Telebingo Shqiptare. Edhe në shorteun e ditës së djeshme, Telebingo ka shpërblyer me dhurata dhe çmime të mëdha me mijëra fitues në të gjitha qytetet e vendit, duke filluar me lojën telefonike me shumat e fshehura në zarfe, për të vijuar me lojën e “Rrotës së Fatit”, shorteun e goglave për çmimin e madh të javës, etj.
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, ku miliona të tëra janë siguruar nga dhjetë fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 19 mars, të cilët kanë luajtur ndërmjet tyre, për të fituar dy çmimet e preferuara prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Në “Rrotën e Fatit”, dje Astriti ka siguruar 30,000 lekë, Aqifi 24,000 lekë, Ferdinandi 34,000 lekë, Artiola 30,000 lekë, Alfonsi 100,000 lekë, Edmondi 25,000 lekë, Xhemali 24,000 lekë, Ismiri 35,000 lekë,Amadea 24,000 lekë, si dhe Ardiani 100,000 lekë. Në këtë lojë janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 2 prill për të fituar çmimet e kësaj loje.
Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Musain. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh.
- Publicitet -
Anaidi ishte një tjetër fitues që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin “Rrogat Telebingo”, por me mbajtjen e zarfeve në fund të lojës, ai ka fituar shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra. Në vijim Armela në Shkodër ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 60,000 lekësh. Një tjetër fitues, kësaj here bëhet fjalë për Kreshnikun në Lushnje, i është bashkuar lojës me çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra.
Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fitueses së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Marjanën në Berat, e cila ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 130,000 lekësh.
Iliana në Pogradec ka vijuar të luajë me Telebingo Shqiptare, ku nga loja telefonike ka fituar shumën prej 25,000 lekësh, si dhe do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në Spar”, ku do të mund të marrë të gjitha produktet e saj më të preferuara. Burimi në Rrogozhinë ishte fituesi i fundit i lojës telefonike që ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh.
Ndonëse 3 “Rrogat Telebingo” apo loja e “Super Peta” nuk janë fituar ditën e djeshme, ato do të jenë sërish në lojë të dielën e datës 2 prill së bashku me shumë çmime të tjera.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,176,850 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndahet ndërmjet dy fituesve në Tiranë dhe Fier. Secili prej fituesve siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 588,425 lekësh
Nga hedhja e shortit të goglave janë përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, përkatësisht të serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 15527 lojtarë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50 lekësh. Fatlumë janë edhe 219 fituesit e serisë së numrave me dy linja, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo shumën prej 1,790 lekësh. Gjithashtu, nga shorti i goglave janë shpallur si fitues të një bilete, edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 7 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve në Telebingo Shqiptare është zgjeruar edhe më tej, kur në studio janë paraqitur edhe dy fituesit e çmimit të madh të shorteut të hedhur në datën 19 mars, Sali Kovaçi nga Pogradeci, si dhe Pullumb Llanaj nga Tirana, ku të dy së bashku kanë marrë shumën mbi 10 milionë lekë të vjetra.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.