Sa vijnë e shtohen fituesit në lojën më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Duke shëtitur në çdo qytet të vendit, edhe gjatë ditës së djeshme Telebingo ka gëzuar me dhurata dhe çmime të mëdha me mijëra fitues.
Mjafton të blini një biletë që kushton vetëm 200 lekë për të qenë ju fatlumët jo vetëm të njërës nga 3 “Rrogat Telebingo”, ku për një vit të plotë do të mund të çoni në shtëpi çdo muaj shumën e garantuar prej 50,000 lekësh, por edhe të lojës “Super Peta” ku do të mund të fitoni nga 1 deri në 15 milionë lekë të vjetra, “Bingos së madhe të javës” prej dhjetëra miliona lekësh, si dhe shumë çmimeve të tjera surprizë që do të mund të sigurohen nëpërmjet lojës telefonike dhe lojës së “Rrotës së Fatit”, apo edhe “lojës së 100 sekondave në Spar”. Të gjitha këto çmime do të mbërrijnë tek ju çdo të dielë.
Fituesit e shorteut të djeshëm
- Publicitet -
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ditën e djeshme ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”. Fillimisht janë përzgjedhur dhjetë fitues të rinj që do të luajnë sërish të dielën për dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh dhe shumat e tjera të rrotës. Ndërkohë që pjesë e kësaj loje janë bërë edhe 10 fituesit e shorteut të datës 12 mars, të cilët së bashku kanë fituar mbi 4 milionë lekë të vjetra. Konkretisht nga kjo lojë, Rolandi ka marrë shumën prej 24,000 lekësh, Arjana 23,000 lekë, Hasani 24,000 lekë, Dhurata 30,000 lekë, Vasilika 101,000 lekë, Behari 30,000 lekë, Hysniu 28,000 lekë, Shkëlqimi 24,000 lekë, Lulashi 24,000 lekë, si dhe Vasilika 100,000 lekë.
Kanë qenë të shumtë fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me tre “Rrogat Telebingo”, apo lojën e “Super Peta”, të cilat ndonëse nuk janë fituar dje, do të jenë sërish pjesë e lojës në shorteun e radhës, që do të hidhet të dielën e datës 26 mars.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Ardianin në Tiranë si fituesin e parë të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Loja ka vijuar më tej duke shpallur Ajanin si fitues të radhës, i cili ka marrë nga Telebingo 75,000 lekë. Fati i ka ecur më së miri edhe fituesit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Fatosin në Elbasan, i cili ka siguruar shumën prej 85,000 lekësh. Titi në kryeqytet ishte fitusi që ka siguruar shumën 60,000 lekë. Ndërsa Vangjeli ka luajtur në vijim me lojën telefonike ku dhe ka siguruar 80,000 lekë. Erjon Kolaj në Kavajë ishte një tjetër fitues që i është bashkuar lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe ku dhe ka fituar plot 110,000 lekë. Në vijim Gëzimi në Sukth ka fituar 25,000 lekë, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në Spar”, ku do të mund të marrë të gjitha produktet e preferuara. Një tjetër lojtar fitues i është bashkuar lojës telefonike duke siguruar plot 100,000 lekë.
Eugeni nga Elbasani ishte fituesi fatlum i shorteut të datës 12 mars, pasi gjatë ditës së djeshme ka marrë çekun me mbi 10 milionë lekë të vjetra të fituara në Telebingo Shqiptare.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,205,700 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve në Pogradec dhe Tiranë. Secili prej fituesve do të marrë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 602,850 lekë.
Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë 19184 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 50 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 358 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 1120 lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 1 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/.