Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: TELEBINGO SHQIPTARE: Fitohet “Rroga Telebingo” për të tretën herë radhazi, lista me fituesit e djeshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Telebingo > TELEBINGO SHQIPTARE: Fitohet “Rroga Telebingo” për të tretën herë radhazi, lista me fituesit e djeshëm
Telebingo

TELEBINGO SHQIPTARE: Fitohet “Rroga Telebingo” për të tretën herë radhazi, lista me fituesit e djeshëm

Published: December 11, 2023
Shpërndaje

Për të tretën javë radhazi, në Telebingo Shqiptare fitohet një ndër çmimet më të preferuara, “Rroga Telebingo”, fituesi i të cilës për 12 muaj rresht do të marrë shumën e garantuar prej 50,000 lekësh.

Paralelisht me biletën normale të fundjavës, tashmë në të gjitha pikat e shitjes, gjendet edhe bileta e Shorteut Special të Vitit të Ri. Duke blerë një biletë që kushton vetëm 300 lekë, ju do të jeni fituesit e shumë superçmimeve, ndërmjet të cilave shuma e garantuar mbi 100 mijë euro, një apartament që vlen 113 mijë euro, 3 “Rroga Telebingo”, 2 çmime “Super Peta”, 2 çmime “100 sekonda në Spar”, 100,000 lekë, si dhe shumë dhurata e çmime të tjera surprizë. Shanset për të qenë fitues janë më të larta, pasi me këtë biletë do të luani dy herë, në datën 24 dhjetor dhe në datën 31 dhjetor.

Fituesit e ditës së djeshme

- Publicitet -

Ditën e djeshme përzgjedhja ka nisur me 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh në lojën e “Rrotës së Fatit”, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës të datës 17 dhjetor për dy çmimet e mëdha prej 100,000 dhe shumave të tjera të ruletës. Ndërkohë që dje në “Rrotën e Fatit” Kristo ka siguruar shumën prej 32,000 lekësh, Gëzimi 36,000 lekë, Rajmonda 40,000 lekë, Dhimitri 25,000 lekë, Mirushi 100,000 lekë, Luljeta 32,000 lekë, Tonja 27,000 lekë, Laureta 28,000 lekë, Jeta 23,000 lekë, si dhe Maksi 100,000 lekë. Në total nga loja e Ruletës së fatit dje u fituan 443,000 lekë.

Surprizat kanë vijuar edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku shumë prej fituesve u janë gëzuar shumave të mëdha. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që fitues i parë i lojës telefonike të jetë Rroku, i cili ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh.

Fati ka ecur më së miri për fituesin e dytë, Leon në Kuçovë, cili krahas shumës prej 25,000 lekësh, ka goditur në shenjë edhe një superçmim “Rrogën Telebingo”, ku për 12 muaj rresht do të marrë shumën e garantuar prej 50,000 lekësh. Një tjetër fitues ka siguruar në vijim 65,000 lekë. Loja është ndalur më pas në Shkodër duke shpallur Refikun si fitues të 90,000 lekëve. Pas Shkodrës loja telefonike ka udhëtuar drejt Librazhdit, duke përzgjedhur një tjetër fitues të shumës prej 70,000 lekësh. Më së miri loja ka vijuar edhe për Bertin, i cili ka marrë plot 105,000 lekë. Ajeti ishte fituesi i fundit i lojës telefonike që ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh.

Telebingo ka vijuar më tej me shpalljen e fituesve të dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në shifrën e 1,246,700 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në Lushnje, ku bileta fituese rezulton të jetë blerë tek shitësi Antonjo Muca në lagjen “Çlirimi”. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 18170 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 360 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 1150 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Valentina Memetaj ishte fituesja fatlume e shorteut të datës 3 dhjetor, e cila lidhi kontratën për marrjen e “Rrogës Telebingo” për një vit rresht. Ndërsa Margarita nga Durrësi dhe Borjani nga Fieri, ishin dy fituesit e çmimit të madh të shorteut të datës 3 dhjetor, ku secili prej tyre ka marrë çekun me mbi 500,000 lekë.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: National sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?