Muaji i festave nis më së miri në Telebingo Shqiptare. Është fituar sërish një tjetër “Rrogë Telebingo” në shorteun e ditës së djeshme, teksa me mijëra kanë qenë edhe fituesit e dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, si dhe “Rrotës së Fatit”.
Por surprizat do të vijojnë përgjatë gjithë muajit, e do të kulmojnë me shorteun festiv të datës 31 dhjetor. Tashmë bileta speciale për këtë shorte festiv të ndërrimit të viteve gjendet në të gjitha pikat e shitjes së biletave Telebingo. Duke blerë biletën e këtij shorteu, ju do të mund të jeni fituesi fatlum i çmimit të garantuar prej 100 mijë eurosh, një apartamaenti 2+1 që kushton 113 mijë euro, 3 “Rroga Telebingo”, 2 çmime “Super Peta”, 2 çmime “100 sekonda në Spar”, 100,000 lekë, si dhe shumë dhurata e çmime të tjera surprizë.
Shanset për të qenë fitues janë më të larta, pasi me një biletë do të luani dy herë, në datën 24 dhjetor dhe në datën 31 dhjetor.
Fituesit e shorteut të djeshëm
Ditën e djeshme përzgjedhja ka nisur me 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh në lojën e “Rrotës së Fatit”, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës të datës 10 dhjetor për dy çmimet e mëdha prej 100,000 dhe shumave të tjera të ruletës. Ndërkohë që dje në “Rrotën e Fatit” Tomi ka siguruar shumën prej 24,000 lekësh, Hyseni 32,000 lekë, Sabie 40,000 lekë, Iriada 27,000 lekë, Sadiu 103,000 lekë, Petriti 27,000 lekë, Luani 26,000 lekë, Xheladini 27,000 lekë, Filajete 27,000 lekë, si dhe Dashuria 106,000 lekë.
Me surpriza të shumta është shoqëruar edhe loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku shumë prej fituesve u janë gëzuar shumave të mëdha. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Peshkopisë, duke shpallur Nekiun si fituesin e parë, e cili ka tentuar të godasë në shenjë çmimet më të preferuara të lojës, një nga 3 “Rrogat Telebingo”, apo “Super Petën”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfet ku mund të fshiheshin këto çmime, me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar shumën prej 90,000 lekësh. Në vijim, Sajmiri është shpallur fitues i 65,000 lekëve.
Fati i ka ecur më së miri edhe fitueses së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Luljetën, e cila ka fituar plot 100,000 lekë. Shkëndia në Kamëz ka vijuar më tej lojën duke fituar 75,000 lekë.
Loja telefonike ka vijuar me shpalljen e një tjetër fituesi, Vathit, i cili ka fituar 65,000 lekë. Petriti ishte një tjetër fitues që në lojën telefonike ka marrë 85,000 lekë. Ndërsa familja Bogdani në Pogradec ka marrë 65,000 lekë. Valentina në Elbasan ishte fituesja fatlume e lojës telefonike ditën e djeshme, e cila me mbajtjen e zarfeve të preferuara ka fituar Rrogën Telebingo, si dhe 25,000 lekë.
Telebingo ka vijuar më tej me shpalljen e fituesve të dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në shifrën e 1,178,800 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve një në Fier ku bileta është blerë në pikën e Ylli Binajt, si dhe fituesi tjetër që e ka blerë biletën në Durrës pranë pikës së Vasillaq Gjermenit tek Pallati i Sportit. Secili prej këtyre dy fituesve do të marrë nga Telebingo shumën prej 589,400 lekë.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 11734 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 55 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 173 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 2270 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Liljana Bathorja ishte fituesja çmimit të “Super Petës” në Shortin Kuq e Zi, e cila me hedhjen e tre petave të arta ka siguruar 120,000 lekë.
Një tjetër fituese fatlume e shortit Kuq e Zi që është paraqitur për të marrë çmimin e fituar ishte edhe Roze Uka nga Tropoja, e cila ka marrë “Rrogën Telebingo”, duke siguruar kështu për 12 muaj me radhë çmimin e garantuar prej 50,000 lekësh. Ndërsa fituesja e çmimit të madh të këtij shorteu festiv të nëntorit, ishte Violeta Shqinja, e cila ka marrë mbi 1, 340,000 lekë.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: National sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.