Shpërthejnë milionat në Telebingo Shqiptare. Si kurrë më parë, Viti i Ri 2023 ka nisur më së miri, për mijëra familje shqiptare, të cilat u janë gëzuar superçmimeve të shorteut festiv tëhedhur në datën 1 janar.
Bingo Milionere mbi 111 milionë lekë(të vjetra), apartamenti 2+1 në rezidencën “Mangalem 21” në kryeqytet, 3 “Rroga Telebingo”, 2 çmime “Super Peta”, dyçmime“100 sekonda nëSpar”, si dhe shumëdhurata dhe çmime të tjera, ishin kryefjala e nisjes së vitit në lojën më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.
Përzgjedhja ka nisur me lojën e “Ruletës së fatit”, ku fillimisht janëshpallur dhjetë fituesit që do tëluajnë sërish në datën 15 janar,për dy çmimet prej një milionë lekësh (të vjetra), si dhe shumat e tjera të ruletës.
Ndërsa në shorteun e datës 1 janar me “Ruletën e fatit” kanë luajtur 10 fituesit e përzgjedhur në lojën e zhvilluar të datës 25 dhjetor 2022, të cilët kanë fituar afro 6 milionë lekë(të vjetra). Konkretisht në këtë lojë,Valteri ka fituar 47,000 lekë, Koço 47,000 lekë, Zhyljeta 46,000 lekë, Luani 47,000 lekë, Margarita 103,000 lekë, Erisioni 50,000 lekë, Astriti55,000 lekë, Agroni 48,000 lekë, Diana 50,000 lekë, si dhe Kristina 103,000 lekë.
Emocione të shumta kanë shoqëruar lojën telefonike, ku me dhjetëra fitues kanë tentuar të godasin në shenjë superçmimet e këtij shorteu festiv. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Lavdrimin në qytetin e Bulqizës, i cili ka provuar i pari fatin për superçmimet e Vitit të Ri. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ai ka marrëshumën prej 90,000 lekësh, një televizor dhuratë nga Telebingo Shqiptare, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në Spar”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e tij më tëpëlqyera.
Pas Bulqizës, loja është zhvendosur në një tjetër qytet. Kësaj here Ylli në Shkodër ka vijuar të luajë me shumat dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Me përzgjedhjen e bërënë fund të lojës, Ylli është shpallur fitues i 85,000 lekëve, si dhe një laptopi të ofruar si dhuratë nga “Atom Computers”.
Halili në kryeqytet ishte një tjetër fitues që ka luajtur me lojën telefonike duke siguruar 80,000 lekë, si dhe njëtelevizor dhuratë nga Telebingo Shqiptare.
Bukuria nëKrujë ishte fituesja e radhës e përzgjedhur rastësisht, që me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ka fituar shumën prej 90,000 lekësh, të cilës i është bashkuar si dhuratë, edhe një televizor nga “JB Electronics”. Në vijim,Maria ka luajtur në lojën telefonikeku ka fituarplotë 1 milionë lekë(të vjetra), si dhe një smartphone nga “Next Store”.
Ilda në kryeqytet ishte fatlumja e radhës në Telebingo, të cilës fati i ka buzëqeshur më së miri. Duke blerë një biletë që ka kushtuar vetëm 300 lekë, Ilda ka nisur më së miri Vitin e Ri 2023, pasi është shpallur fituese e apartamentit 2+1 në kryeqytet, të cilës i janë bashkuar edhe 50,000 lekë, si dhe një smartphone nga “Next Store”.
Lojën telefonike e ka vijuar Brunilda, ku ka siguruar plot 1 milionë lekë(të vjetra), si dhe një “Play station 5” dhuratë nga Telebingo Shqiptare. Rolandi ishte fituesi i radhës, qëme zarfet e mbajtuar ka fituar çmimin e preferuar “Rrogën Telebingo” me anë të cilës do të marrëçdo muaj, për një vit rresht shumën e garantuar prej 50,000 lekësh. Bashkë me rrogën, Rolandi ka fituar edhe shumën prej 40,000 lekësh, si dhe 12 muaj abonim në“Digit Alb”.
Muharremi në Berat ishte një tjetër fitues, që ka siguruar në lojën telefonike 50,000 lekë, 12 muaj abonim në“Digit Alb”, si dhe një televizor nga J\B Eletronics.
Edhe për Laurën loja ka vijuar më së miri, pasi në lojën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe ka fituar Rrogën e dytë Telebingo, 40,000 lekë, si dhe një smartphone nga “Atom Computers”.
Denisa në Durrës është shpallur fituese e “100 sekondave në Spar”. Gladiola Allushi, si dhe Tahiri në kryeyqtet ishin dy fituesit e çmimit “Super Peta”, ku secili prej tyre do të shfrytëzojë tre mundësi të arta për të siguruar 1 deri në 15 milionë lekë të vjetra.
Ndërsa Sabrija në Shkodër është shpallur si fituesja e Rrogës së tretë Telebingo, duke fituar kështu të drejtën e marrjes për 12 muaj rresht shumën e garantuar prej 50,000 lekësh.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për “Bingon Milionere” që në këtë shorte festiv ka kapur vlerën e 11,123,150 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se ky superçmim ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Shorti i goglave ka shpallur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, në shorteun e datës një janar janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 56714 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 110 lekësh.
Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 374 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 9,910 lekësh. Fitues të 300 lekëve janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 9, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e datës 1 janar 2023.
Ditën e mërkurë, datë 11 janar në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: National sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9.