Nis festa në Telebingo Shqiptare. Kjo javë si asnjëherë tjetër do të jetë festa e milionave, e cila do të kulmojë me Shortin Special të datës 31 dhjetor. Nëse nuk e keni marrë ende, nxitoni të blini biletën tuaj të fatit, për të qenë ju fatlumët e superçmimeve të shortit special të ndërrimit të viteve. Me një biletë që kushton vetëm 300 lekë, të cilën do ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes deri ditën e dielë, ju do të mund të çoni në shtëpi bingon e madhe të garantuar mbi 100 mijë euro, një apartament 2+1 në kryeqytet që kap vlerën e 113 mijë eurove, 3 “Rroga Telebingo”, 2 çmime “Super Peta”, 2 çmime “100 sekonda në Spar”, shumat në zarfe do të nisin nga 40,000 lekë. Teksa në rritje është edhe çmimi i “Rrotës së fatit”, i cili do të jetë 30,000 lekë. Në datën 31 dhjetor telebingo do të nisë rreth orës 22:15 minuta.
Fituesit e ditës së djeshme
Ata që e kanë blerë biletën e shorteut special para datës 24 dhjetor janë bërë pjesë e lojës telefonike të ditës së djeshme, duke iu gëzuar shumave të mëdha. Ndërkohë që me këtë biletë do të luhet sërish për shorteun e madh të datës 31 dhjetor.
Ditën e djeshme përzgjedhja ka nisur me 10 fituesit e çmimit tradicional prej 30,000 lekësh në lojën e “Rrotës së fatit”, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e parë të janarit të vitit 2024 për dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh dhe shumave të tjera të ruletës. Ndërkohë që dje në “Rrotën e fatit” Elda ka siguruar shumën prej 34,000 lekësh, Klajdi 40,000 lekë, Pashku 26,000 lekë, Pranvera 26,000 lekë, Sara 103,000 lekë, Fredi 32,000 lekë, Elsa 27,000 lekë, Ervisi 32,000 lekë, Juliana 32,000 lekë, si dhe fatbardha 110,000 lekë. Në lojën e ruletës së fatit dje janë fituar mbi 462,000 lekë.
Me surpriza të shumta është shoqëruar edhe loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku shumë prej fituesve u janë gëzuar shumave të mëdha. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në Rrëshen, duke shpallur Markun si fituesin e parë, e cili ka tentuar të godasë në shenjë çmimet më të preferuara të lojës, një nga 3 “Rrogat Telebingo”, apo “Super Petën”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfet ku mund të fshiheshin këto çmime, me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar shumën prej 115,000 lekësh, shumë të cilës i është bashkuar si dhuratë edhe një smartphone. Në vijim, Prenga në Lezhë është shpallur fitues i 80,000 lekëve, si dhe një televizori dhuratë nga “J\B Eletronics”. Anila në Pogradec ishte fituesja e radhës që ka siguruar shumën prej 80,000 lekësh, si dhe një laptop dhuratë nga “Atom Computers”. Ndërsa Irda në Shkodër ka fituar 85,000 lekë, si dhe një televizor dhuratë nga Telebingo.
Rasimi ishte një tjetër fitues që ka marrë nga loja telefonike 90,000 lekë, si dhe jë smartphone dhuratë nga “3vFejzo”. Një tjetër fitues në qytetin e Shkodrës i është bashkuar lojës telefonike duke siguruar 90,000 lekë, si dhe smartphone nga “3vFejzo”.
Më tej lojën e ka vijuar Albana, e cila ka siguruar nga loja telefonike 70,000 lekë, çmimin “100 sekonda në Spar”, si dhe një laptop dhuratë nga Telebingo. Ndërsa familja Dauti në Tiranë ka siguruar nga loja telefonike 80,000 lekë, si dhe një playstation 5.
Skënder Dervishi ishte fituesi fatlum i “Rrogës Telebingo” të shorteut të datës 17 dhjetor, i cili ka lidhur kontratën për të marrë shumën e garantuar prej 50,000 lekësh për 12 muaj rresht. Ndërsa Xhesika Ahmeti, Fatos Vaçi, si dhe Hatixhe Pera ishin fituesit e çmimit të madh të shorteut të datës 17 dhjetor, ku secili prej tyre ka marrë mbi 350,000 lekë.
Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: National sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1
.