Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dyshohet se fsheh pasuri të Metës dhe sajoi divorcin, ja si përgjigjet aktori i njohur i humorit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dyshohet se fsheh pasuri të Metës dhe sajoi divorcin, ja si përgjigjet aktori i njohur i humorit
KronikeLajmi i funditTelevizion

Dyshohet se fsheh pasuri të Metës dhe sajoi divorcin, ja si përgjigjet aktori i njohur i humorit

Published: May 4, 2024
Shpërndaje

Aktori i humorit Bes Kallaku ka reaguar për herë të parë për zërat që kanë qarkulluar në disa media, se divorci mes tij dhe Xhensilës është i stisur nga vetë ata për të shpëtuar nga hetimi i pasurisë.

Prej disa kohësh po përflitet se çifti kanë shpikur një situatë për të shmangur vëmendjen nga kjo çështje, duke u shtirur në publik sikur i kanë dhënë fund martesës së tyre nga e cila kanë edhe dy fëmijë.

I ftuar në emisionin “Pasdite” në Vizion Plus, Kallaku i cilësoi haluçinacione këto deklarata, që sipas tij marrin vëmendje në media vetëm për klikime.

- Publicitet -

“Vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tënde. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë”, u shpreh Bes Kallaku.

Ai foli edhe për marrëdhënien me fëmijët pas ndarjes nga Xhensila. Djali, Ameni është vetëm 6 muajsh, por me vajzën e tij, Ajkën ka një lidhje të ngushtë, gjë që e tregon shpesh edhe në rrjetet sociale.

“Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë…Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët”, deklaroi ai.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u martuan disa vite më parë në një dasmë madhëshore, pas më shumë se 10 vitesh lidhje dashurie. Raporti i tyre ka qenë vazhdimisht i komentuar, veçanërisht në vitet e fundit.

Bes Kallaku konfirmoi zyrtarisht ndarjen në një dalje publike në Ferma Vip.

Edhe vetë Xhensila e ka konfirmuar ndarjen nga Besi, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në ditëlindjen e saj ajo ndau disa foto me dy fëmijët, ku poshtë shkruante se në zemrën e saj ka vend vetëm për Ajkën dhe Amen.

Çifti dyshohet se fsheh pasuri të Ilir Metës nën hetim nga SPAK.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • TIRoNA says:
    May 4, 2024 at 3:49 pm

    Familje katundaresh pa zemer!

    Reply
  • Dajti says:
    May 4, 2024 at 4:22 pm

    Ky eshte karagjoz, nuk meriton te futet ne faqet e gazetes se nderuar Dita.

    Reply
  • demo says:
    May 4, 2024 at 4:37 pm

    Po te ishte ndare me vertet Meta me kryemadhin,do vlonin karriket,pjatat,macet kokes,Gjyqet per ndaren e ppasurise mbreterore,,si pame Majan,me te ziun Arkitekt,qe cdo pallat qe ndertonte,Maja shkonte i merrte apartamentin.
    Eshte pjese e lojes edhe Kallaku.
    Shpirtin e jap,pasurine s`e jap.

    Reply
  • I tille je , sa here qe hap gojen says:
    May 4, 2024 at 7:04 pm

    Ky eshte vertet nje karagjoz , por ka shume vite qe nuk na ben me per te qeshur dhe nuk ushqejme as me te voglen simpati , qysh se iu fut politikes dhe u perlye me anen me te felliqur te saj . E tregoi veten vertet malok te trashe dhe u kthye shpejt ne origjine .

    Reply
  • Prapaniku says:
    May 4, 2024 at 8:05 pm

    E po kur u bo edhe Bes katunari me koken me cepa ,karagjozi,avash mer katunar se gruja jote asht msu me i ndrru rroçkat,or koqe

    Reply
  • Dursakja says:
    May 5, 2024 at 3:38 am

    Të thuash se e kam këtë kamje(jo normale) me 20 vjet punë (karrierë) në kushtet e vendit tonë eshte absurditet. Kjo do të thotë, që ky person gënjen veten, sepse kjo është një llogaritje aritmetike për arsimin fillor. Kush mashtron në mënyrë kaq banale, injoron veten.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Parlamenti Evropian voton me 483 vota pro, miratohet raporti i Shqipërisë për vitin 2025
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • PËRGJIMET: “Do sjell dhe 20 milionë euro, futi në fuçi 50 litërshe e groposi…”
  • PS reagon pas deklaratës së Koçekut për Bajrat
  • Rasti Koçeku dhe Rama

Komentet e Fundit

  1. K R on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  2. Cajupi on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Dajti on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  4. Rexha on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  5. Berlin on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?