Shkurti do të nisë më së miri në Telebingo Shqiptare. Një tjetër shorte special, kësaj here kushtuar Dashurisë, do të luhet në datën 19 shkurt. Në të gjitha pikat e shitjes së biletave të Telebingo Shqiptare, krahas biletave normale të çdo jave, do të gjeni edhe superbiletën e shorteut të dashurisë. Duke blerë një biletë që kushton vetëm 250 lekë, në datën 19 shkurt, ju do të mund të jeni fitues i superçmimeve, si: Bingo Milionere mbi 50 milionë lekë të vjetra të garantuara, 3 “Rroga Telebingo”, fituesit e të cilave do të marrin çdo muaj shumën prej 50,000 lekësh.
Në këtë shorte do të fitohen edhe 5 udhëtime turistike, çmimi “Super Peta”, fituesi i të cilës do të mund të marrë 1 deri në 15 milionë lekë të vjetra, po ashtu do të fitohen edhe 2 çmime“100 sekonda në Spar”, si dhe shumë dhurata të tjera që do të bëhen publike gjatë ditëve në vijim. Ndaj mos ngurroni, nxitoni të blini biletën tuaj të Dashurisë, për të qenë ju fituesi fatlum, i këtyre superçmimeve.
Fituesit e Shorteut të datës 29 janar
- Publicitet -
Me mijëra fitues i janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Ruletës së Fatit”, në të cilën janë fituar mbi 4 milionë lekë të vjetra. Fillimisht në këtë lojë kanë luajtur 10 fituesit e shorteut të datës 22 janar. Konkretisht nga kjo lojë, Dhurata ka marrë shumën prej 23,000 lekësh, Xhoana 23,000 lekë, Bledari 23,000 lekë, Donika 23,000 lekë, Olgeri 100,000 lekë, Edisoni 24,000 lekë, Edi 32,000 lekë, Zoica 26,000 lekë, Besniku 27,000 lekë, si dhe Edvina 100,000 lekë. Gjithashtu, janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shortin e datës 5 janar nëntor për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera surprizë të ruletës së fatit.
Në shorteun e ditës së djeshme kanë qenëtë shumtë fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me çmimet e preferuara, që janë: 3 “Rroga Telebingo”,apo çmimin e “Super Peta”, të cilat do të jenë në lojëçdo javë. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Bajramin në kryeqytet si fituesin e parë të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar65,000 lekë. Agroni ishte fituesi i radhës që ka siguruar shumën prej 75,000 lekësh. Më së miri loja ka ecur edhe për fituesin e radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Shkëlzenin, i cili ka siguruar jo vetëm shumën prej 25,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekonda në Spar”, ku do të mund të marrë të gjitha produktet më të preferuara.
Loja është zhvendosur më pas në qytetin e Vlorës duke shpallur Jetonin si fitues të 70,000 lekëve. Po kaq ishte shuma që ka fituar edhe Ibrahimi në vijim të lojës telefonike. Ndërsa Fatimja në Lushnje ka siguruar 65,000 lekë. Skënderi në Shkodër ishte fituesi i radhës qëka luajtur në lojën telefonike duke çuar në shtëpi plot 1 milionë lekë të vjetra. Vladimiri ishte fituesi i fundit i lojës telefonike që ka fituar shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,237,700 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në qytetin e Beratit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë 1830 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 50 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 225 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 1830lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 6 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Ndërsa mbi 10 milionë lekë të vjetra është çeku që ka marrë fituesi içmimit të madh të dy javëve më parë. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/.