Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Telegram Gjikë Kurtiqit në SHBA në 80-vjetorin e lindjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Telegram Gjikë Kurtiqit në SHBA në 80-vjetorin e lindjes
Kulture

Telegram Gjikë Kurtiqit në SHBA në 80-vjetorin e lindjes

Published: June 3, 2023
Shpërndaje

Nga Xhevdet Shehu

 

Shkrimtari dhe gazetari i njohur, Gjikë Kurtiqi, sot ka 80-vjetorin e lindjes. Prej disa muajsh ai jeton në Shtetet e Bashkuara, prandaj dhe në këtë ditë të shënuar të jetës së tij, po i dërgoj këtë telegram, me siglën “Urgjent!”. Edhe “tepër sekret”, madje.

- Publicitet -

Pse, do thoni ju, u ula të shkruaj këtë telegram? Sepse unë nuk do ta uroj si shumë të tjerë Gjikën: Të na rrosh edhe 100 vjet, o Gjikë! Jo, kurrsesi unë nuk mund ta bëj këtë urim! Edhe Gjikën e këshilloj të mos pranoj urime të tilla bajate dhe të stërkonsumuara. Gjikë, ata që të urojnë kështu, janë hipokritë dhe unë ta them hapur: Nuk kam për të ardhur në 180 vjetorin e lindjes tënde! Të paralajmëroj që të mos më thuash pastaj pse nuk ta thashë! Prandaj nuk po të uroj: Edhe 100!. Jo, kam një urim të veçantë për ty: Rrofsh sa të dojë zemra e mos lajthitsh, o Gjikë! Se në këtë periudhë janë shtuar shumë ata që i kanë lenë mendtë e kokës. Unë nuk dua që ti të lajthitësh. Fatmirësisht ke kujdesin e Tatjanës aty në tempullin e demokracisë që nuk të lë të lajthitësh! Sepse fjala vjen, pas disa javësh ti do vish në Tiranë. Do shkosh edhe në Vithkuq, për nostalgji, po më shumë do të rrish në Tiranë. Mund të të shkrepet ndonjë ditë apo natë të vesh e të na dalësh në TV, tek Syri.net, tek emisioni i të famshmit Çim Peka Live  apo tek Arian Çani. Mund të na dalësh edhe në panelet e Fevziut tok me Andi Bushatin dhe  Fatos Lubonjën përkrah. Miku im dibran, Rifat Poga, por edhe Loni Çukoja, që i ndjekin me shumë vëmendje debatet televizive (pasi unë kam hequr dorë nga ekranet), do më vijnë të nesërmen e do më thonë aty te kafja e Dritëroit: Paska lafajt edhe Gjika! Jo këtë nuk ta dëshiroj! Ty, i dashur Gjikë, mbase nuk të pëlqen një urim i tillë në trajtë këshille, por unë nuk mund të rrija pa ta thënë. Merre si të duash!

Ose, fjala vjen, ti që ke drejtuar për 15 vjet gazetën “Kushtrim Brezash”, do të ketë marrë malli të takosh miqtë e vjetër në redaksi dhe në Komitetin e veteranëve. Sapo të shikojnë ty aty, do të thonë: Gjikë Kurtiqi piu kafe me Veli Myftarin, Hulusiun dhe Bashkim Koçin! Atëherë njerëzia do të heqin vizën e do të thonë: Gjikë Kurtiqi paska lajthitur vërtet! Nuk i falet! Ka qenë goxha burrë me mend dhe me dinjitet! Gjynah sa poshtë paska rënë! Apo duke qenë në Amerikë prej disa muajsh nuk ka marrë vesh se ç’ka ndodhur në Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it…

Nejse, këto janë supozime! Unë t’i dërgova këta shenja para se të na kthehesh shëndoshë e mirë në atdhe. Të uroj të mos lajthitësh! Vitet zgjidhi vetë edhe sa do të jetosh…

 

***

Pak nga biografia e Gjikë Kurtiqit

Ka lindur me 3 qershor 1943, në Vithkuq të Korçës.

Ka studiuar:  Në Shkollën 7 vjeçare “Naun Veqilharxhi” Vithkuq. Shkollën e Mesme e kreu ne Politeknikumin “7 Nëntori” në Tiranë. Studimet e larta i mori ne Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Politiko – Juridike.

Ka kryer gjithashtu edhe Kursin e Lartë Pasuniversitar për Filozofi në Tiranë.

Ka punuar:  fillimisht si redaktor në gazetën “Mësuesi”, pastaj redaktor dhe Sekretar Kolegjiumi në revistën “Hosteni”. Ka qene Drejtor në Teatrin e Fëmijëve Tiranë e me pas Drejtor i Drejtorisë së Arteve në Ministrinë e Arsimit dhe te Kulturës. Ka punuar si inspektor në Ministrinë e Informacionit  dhe  ne aparatin e Kryeministrise.

Ka ushtruar profesionin e gazetarit tek gazeta rinore “Studenti” qe kur ishte student e derisa doli ne pension. Ka qene kryeredaktor i gazetës kulturore humoristike  “Finoku”, kryeredaktor i gazetës “Dielli” dhe kryeredaktor i gazetës “Kushtrim brezash”.

Si gazetar ka botuar fejtone, skica e pamflete satirike, reportazhe. intervista.

Si fabulist:  Ka botuar vëllimet me fabula: “Thëngjilli i mbuluar”, “Endërra e Dhelprës”, “Guri që thyen çekanë”, “Hija e mëngjezit”, “Stani me zot”, “Dhe Gomari bëhet mbret”, “100 fabula”, “Korbi pallua”, “Hedhin valle minjtë”, “Toka dhe reja”,  “60 fabula”, “Dy pëllumba”, “Lopa dhe Pula” etj.

Si komediograf: Ka shkruar komeditë: “Miq të paftuar”, vënë në skenë nga Teatri Kombëtar, “Njeriu që kafshonte qentë”, inskenuar nga një trupë rinore shëtitëse, komedinë me nje akt “Mexhlisi i Sulltan Salepit”, vënë në skenë nga Estrada e Korçës dhe mjaft skeçe e parodi për  trupat e estradave.

Si Skenarist: Ka shkruar skenarin e kinokomedisë: “Ëndërr për një karrige”, si dhe disa pjesë skenike e humoristike për skenën e fëmijëve.

Si Studiues:  Ka botuar dy libra studimorë për qytetin mesjetar te Vithkuqit, nje vendbanim i lashte, titulluar “Vithkuqi i 100 krojeve dhe 24 kishave” dhe “Vithkuqi afër dhe larg”.

Përveç Nonda Bulkës, fabulat e Gjikes i kanë vlerësuar edhe Dionis Bubani, Ditero Agolli, Tonin Miloti, Tasim Aliaj, Ramiz Kelmendi, Rexhep Qosja, Badhosh Gaçja, Skënder Hasko, Lirim Deda, Vangjush Ziko, Zija Cela, Zylyftar Hoxha, Kristaq Laka e shumë të tjerë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?