Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tenderi i Ujësjellësit çon në SPAK ish-kryebashkiakun e Memaliajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tenderi i Ujësjellësit çon në SPAK ish-kryebashkiakun e Memaliajt
AktualitetKronike

Tenderi i Ujësjellësit çon në SPAK ish-kryebashkiakun e Memaliajt

Published: February 11, 2026
Shpërndaje

Ish-kreu i Bashkisë së Memaliajt, Gjolek Guci është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në tenderë.

Pjesë e grupit të personave që kanë rezultuar me përgjegjësi ligjore janë edhe Edmonda Harizi, Bersant Ylli, dhe Feta Hoxha.

Prokuroria ka gjetur shkelje në një procedurë prokurimi që ka të bëjë me ujësjellësin në 8 fshatra.

- Publicitet -

Bëhet fjalë për një tender të vitit 2021 me fond limit 4.1 milionë euro dhe me kohëzgjatje kontratë 24 mujore. Tenderi është fituar nga kompanitë “KEG” sh.p.k dhe “ED KONSTRUKSION” shpk.

“Nga hetimet ka rezultuar se Kryetari i Bashkisë Memaliaj, shtetasi Gjolek Guci, më 21 shtator të vitit 2020 ka nënshkruar kontratën e dhurimit me nr. 658/1 Prot., me operatorin ekonomik “Artreum Generation” sh.p.k., të përfaqësuar nga administratori A.Sh. Ndërsa projekti për zbatimin e ndërtimit të ujësjellësit rajonal është miratuar nga Kryetari i Bashkisë Memaliaj.

Fondi për objektin, në vlerën mbi 493 milionë lekë (493.183.572), ishte ndarë në zëra për ndërtim, montim, drejtimin dhe kolaudimin e punimeve. Vlera e miratuar ishte e njëjtë me vlerën e kostove në projektin e dhuruar nga shoqëria “Artreum Generation”, nënkontraktore e njërës prej kompanive fituese të tenderit.

Pas analizës së dokumentacionit të procedurës së prokurimit, është konstatuar se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Edmonda Harizi, Feta Hoxha, Bersant Ylli dhe titullari i autoritetit kontraktor (Bashkia e Memaliajt), shtetasi Gjolek Guci, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorë të tretë, duke kualifikuar dhe shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë “KEG” sh.p.k. & “ED Konstruksion” sh.p.k., të cilët kishin mangësi në dokumentacionin e paraqitur, veçanërisht në kriteret për kapacitetin teknik.

Gjithashtu, është pranuar nënkontraktimi me operatorin ekonomik “Artreum Generation” sh.p.k., i cili ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit, pasi kishte dhuruar projektin dhe kishte hartuar specifikimet teknike dhe nuk plotësonte kriteret ligjore për nënkontraktor”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Gjolek Guci ka udhëhequr Bashkinë e Memaliajt për vite me radhë, deri kur kandidati i “Bashkë Fitojmë” Albert Malaj fitoi me një diferencë prej 312 votash.

Për Gucin ka pasur edhe denoncime te tjera nga qytetarë, por edhe nga Partia Demokratike.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Aldrin says:
    February 11, 2026 at 2:43 pm

    Vidhni o lopcare SociaPiSte, vidhni..
    Shikoni fytyrat e Avdalleve. Nuk pertojne te marrin milionat fet e fet.
    Kur i merr Balldosa miliarda euro per vete dhe per Ramen, sic i ka marre Berisha per vete e per Ulaj..nuk ka pse te mos marri dhe ky ca meleone…
    Copa kermash

    Reply
  • Baba Tomorri says:
    February 11, 2026 at 4:19 pm

    Ore nuk ka zyrtar te Partise Rama qe mos jete der ne gryke me vjedhje neper tendera. E kane detyre partie, kush nuk di ta kryeje e ta dorezoje zarfin ne kryeministri hap krahun e zevendesohet nga tjetri. Dhe prova eshte Bela Balluku per te cilen vete Rama eshte shprehur ” ajo zonja me kryen punet qe asnje burre nuk i del per zot ” ndaj dhe ka te drejte ta mbaje per leckash fort se mos ja rrembe SPAK!

    Reply
  • Detari says:
    February 11, 2026 at 5:19 pm

    Baba timorri i iranit.

    Ashtu eshte shumica dermuese e popullit, hajdut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  • Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës
  • Pushteti që ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika
  • “Prit, të shoh lajmet”, detajet nga çastet e negociatave për dorëzimin e Nertil Buzit
  • Irani dhe SHBA ndërpresin luftimet, çmimet e naftës shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Komentet e Fundit

  1. IMER BAZE on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  2. Parku Rinia on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. Vl on Ekonomia e Ballkanit, Shqipëria kampione në ndërtim, Serbia në teknologji informacioni
  4. Qytetar i zakonshem on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  5. Parku Rinia on 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?