Një protestuese me shami në kokë dhe maskë kirurgjikale në fytyrë është përplasur fizikisht me një efektiv policie pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.
Gruaja ka tentuar disa herë të shtyjë gardhin metalik që mbahej nga efektivi i policisë, me qëllim që të kalonte në anën tjetër të barrierës.
Pavarësisht përpjekjeve, ajo nuk ka arritur ta zhvendosë gardhin, ndërsa më pas ka shtyrë disa herë policin dhe e ka goditur me shuplakë në fytyrë.
Nga ana tjetër, efektivi i policisë nuk i është kundërpërgjigjur goditjes dhe nuk ka reaguar ndaj veprimit të protestueses, duke vijuar të qëndrojë në pozicionin e tij pranë barrierës metalike.
Incidenti ka ndodhur gjatë përpjekjeve për të penguar kalimin e protestuesve në zonën pranë Xhamisë së Namazgjasë dhe te Kuvendi.
j.l./ dita
