Tensione dhe përplasje janë regjistruar para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet protesta e opozitës kundër Reformës Administrativo-Territoriale.
Në mesin e protestuesve ndodhet edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përfshirë në përplasje me efektivët e policisë.
Protestuesit kundërshtojnë ndryshimet e propozuara për ndarjen administrativo-territoriale, ndërsa policia u ka kërkuar të lirojnë rrugën.
Në momentin kur qytetarët kanë tentuar të heqin gardhin metalik të vendosur në zonën e protestës, policia ka reaguar duke përdorur gaz lotsjellës dhe spraj në drejtim të tyre.
Përdorimi masiv i sprajit ka sjellë edhe pasoja te protestuesit, ku si pasojë disa janë marrë me ambulancë. Po ashtu, një qytetar është shoqëruar pas përplasjes, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar para Kuvendit.
Situata jashtë Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protesta po zhvillohet paralelisht me seancën plenare, ku në rendin e ditës është edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.
Kordoni ndarës me protestuesve dhe policisë tashmë është hequr duke e bërë më të vështirë për të menaxhuar situatën. Lidhur me këtë, Policia ka shtuar forcat e saj duke zëvendësuar gardhin me Forcat Shqiponja dhe ato të FNSH-së.
j.l./ dita
