Në pritjen e fundvitit me përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Shqipëri, kryeministri Rama ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që të lënë pas retorikën politike dhe t’i rikthehen dialogut.
Tensionet në veri të Mitrovicës, sipas shefit të qeverisë shqiptare, nuk ndikon vetëm në këto dy shtete, por rrezikon të gjithë rajonin.
“E di, të gjithë e dimë. Nuk është një fundvit i mirë për procesin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Rritja e tensioneve në veri të Kosovës është, jo vetëm e padobishme, por thellësisht shqetësuese. Është e pabesueshme që na duhet të merremi vazhdimisht me shfaqjen e barrikadave, prapakthime në procesin e normalizimit dhe ekipe zjarrfikësish të SHBA-së dhe BE-së që vrapojnë të shpëtojnë makinerinë e dialogut nga flakët e një retorike të rënduar politike.
Së fundmi, dëgjuam deri për kërkesa të bëra NATO-s për të dërguar trupa serbe në veri të Kosovës, për të mbrojtur serbët etnikë. E kuptoj që kjo mund të jetë një tjetër shashkë speciale e retorikës politike, por është po kaq surreale sa do të ishte nëse Kosova do t’i kërkonte NATO-s të dërgonte trupa shqiptare në Serbinë jugore për të mbrojtur shqiptarët etnikë. E gjitha kjo është tejet larg asaj për të cilën kemi nevojë. Kemi hyrë në dekadën e tretë qysh kur Kosova u lirua një herë e përgjithmonë nga Beogradi. Ajo nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit. Ne kemi nevojë vetëm tri gjëra: Dialog, dialog, dialog. Pjesa tjetër është thjeshtë politikë e keqe. E di më së miri se është më e lehtë ta thuash se ta bësh një gjë të tillë, por çdo rrugë e shkurtër që merret përtej dialogut të vështirë, madje të dhimbshëm midis Serbisë dhe Kosovës, jo vetëm për ato të dyja, po për të gjithë rajonin, shpie në një territor shumë të rrezikshëm”, u shpreh Rama.
o.j/dita

LEXO HISTORINE
PASTAJ TA KUPTOSH
ME SERBIN E GREKUN
E KOTE TE SHPRESOSH
TJETERKUJT TREGOJA
PERRALLAT E TUA
DHE VETE SI BESON
ATO QE PO THUA
EH MOJ KOHE E NDYRE
SA LIGSHT NA KE ZENE
NA FAL PER MEKATET
SHQIPERI MOJ NENE
E vertete por kur dialogu konvertohet ne dhune si i behet Zoti Kryeminister.
Duhet te marrim me te mire Vucicin. Po te kete mundesi te vije per dreke te ndonje lokal nga ato qe preferon Ramuti te ndonje Gjergj Luce., dhe tja shtrojne me muzike serbe. Te marrim dhe Goren po te jete e munder, qe ta kendoje Kallashnikovin me artopolant te madh ne mes te Sheshit Velibej apo Fushebej
Kryeministri Rama e ka hallin e vllaqkos Vucic, Definicioni i politikes është: “dredhe ç’dredhe tërhiçe mos e këput” ! Ama Rama neve shqiptarvë vetëm po na e dredhë. Patem fatin e zi që na qëllove i tillë në kohen më të duhur.